Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Nga 15 deri në 90 milionë lekë për start up-et, cilat janë kategoritë që mund të aplikojnë. Ibrahimi: Hapen aplikimet për grantet shtetërore

19:40 / February 28, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9717
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të rinjtë që kanë një ide biznesi me bazë inovacionin, që duan të sjellin një shërbim të ri që nuk ka qenë më parë në Shqipëri, tashmë mund të aplikojnë për një grant shtetëror. Delina Ibrahimaj, ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit shpjegoi në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se përmes një aplikimi online, të rinjtë mund të kërkojnë financim nga shteti.
Ibrahimaj renditi tre kategoritë që janë ndarë për këto fonde, shuma e të cilave do të variojë pikërisht në bazë të ndarjes.
Delina Ibrahimaj: Synimi është që të nxisim shpirtin sipërmarrës pranë të rinjve, të mbështesim të rinjtë që të mund të realizojnë një ëndërr tyren, një ide biznesi dhe ka tre kategori që mbështeten. Kategoria e parë është ato të rinj, të reja që kanë vetëm një ide dhe duan ta financojnë atë.
Aldo: Kanë ide por nuk marrin vesh nga biznesi.
Delina Ibrahimaj: Jo, kanë një ide por nuk e kanë akoma të hapur biznesin, kanë thjesht një ide dhe ne i mbështesim me grantin, por nuk do të mbështesim vetëm me grantin sipërmarrjet që do të jenë fituese, do t’i ndjekim edhe gjatë zbatimit të projektit, me qëllim që t’i mentorojmë, të bëjmë të mundur që biznesi i tyre të jetë sa më i suksesshëm.
Aldo: Pra do jeni një lloj mentori?
Delina Ibrahimaj: Do jemi një lloj mentori që do monitorojmë gjithë procesin e krijimit të biznesit të tyre dhe më tutje, nëse ai do të ketë nevojë për financime ekstra, do ta suportojmë edhe për të kërkuar një kredi apo për të aplikuar për një grant tjetër diku tjetër, pra duam që të kujdesemi që këto biznese që do të financohen, por edhe të tjera sigurisht, të kenë mundësinë maksimale për të pasur sukses dhe pse jo, të ndërkombëtarizohen.
Në kategorinë e parë nuk ka asnjë nivel moshe dhe bizneset përfitojnë 1.5 milionë lekë (15 milionë lekë të vjetra) vetëm me një ide.
Delina Ibrahimaj: Ndërkohë kategoria e dytë janë biznese që janë të regjistruara, që kanë dorëzua të paktën 1 vit pasqyra financiare, që kanë një ide dhe kanë zhvilluar një ide për të zhvilluar një prototip por akoma nuk e kanë prodhuar prototipin. Kjo kategori do të mbështetet me 4.5 milionë lekë të reja. Bizneset që janë pak më të stabilizuar, që prototipin e kanë të zhvilluar, e kanë të komercializuar por duan të rrisin prodhimin, duan të ndërkombëtarizohen mund të përfitojnë deri në 9 milionë lekë të reja.
Aldo: Si do verifikohet që këto lekë shkojnë për biznesin?
Delina Ibrahimaj: Ne do t’i monitorojmë, fondet do të ;ëvrohen në tr etranshen, do të lëvrohen 30% i parë do të jetë paradhënie, pastaj pas dorëzimit të një seti dokumentacioni do të jepet një 40% tjetër dhe në përfundim të projektit do të jepet 30% i fundit. Përpara dhënies së grantit ne do të lidhim një kontratë ndërmjet agjencisë Start Up Albania dhe biznesit që do të marrë grantin dhe ka disa detyrime, nëse ai nuk do të performojë edhe me 30% e paradhënies do të jetë i detyruar të kthejë paratë mbrapsht.
Ministrja shton se aplikimet janë të hapura deri në fund të marsit. Njëkohësisht për këtë mundësi po informohen studentët në universitete shtetërore e private të ndryshme. Përmes financimit, synohet që bizneset të arrijnë të gjejnë edhe investitorë të huaj dhe pse jo, të ngrihet një kompani e dedikuar në Shqipëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.