Author: tirana

Nga një debat për pasagjerë midis taksixhinjve që bëjnë linjën Tiranë -Vlorë ka përfunduar në konflikt, i cili ka përfunduar me njerëz të gjakosur. Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të zonës së quajtur Xhamia, ku në këtë sherr janë përfishirë më shumë se pesë persona. Siç duket dhe nga pamjet dy prej tyre janë shoqëruar nga policia për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës pasi kanë marrë dëmtime në fytyrë dhe trup, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar nga policia në ambientet e drejtorisë se policisë së Vlorës. Policia po merr në pyetje disa prej tyre dhe…

Read More

Martesa 25-vjeçare e Barcelonës me sponsorin kryesor Nike është drejt fundit. Sipas asaj që raportohet nga mediat spanjolle, kontrata që sjell 85 milionë euro në vit nuk është ajo që kënaq drejtuesit katalanas dhe po kërkojnë një zgjidhje alternative. Barcelona është gati të bëjnë një lëvizje revolucionare dhe të krijojnë markën e tyre që do të prodhonte pajisje për ekipin e parë dhe ato zinxhir të “La Masia”. Është e qartë se në këtë mënyrë Barcelona planifikon të rrisë të ardhurat, pasi aktualisht merr vetëm një përqindje e të ardhurave totale nga shitja e fanellave dhe pajisjeve të tjera.Një tjetër…

Read More

Franko Burraj ka shkruar historinë duke u bërë i pari atlet shqiptar mashkull që kualifikohet në gjysmëfinalet e një kampionati botëror. 25-vjeçari po merr pjesë në Botërorin që po zhvillohet në Glasgou të Skocisë dhe arriti të kualifikohet për në gjysmëfinalet e 400-metrave me kohën 46.86 sekondat, 3 të qindat më pak se rekordi kombëtar që mbahet nga vetë ai. Gara e gjysmëfinales do të zhvillohet po sot, në orën 22:10, me Burrajn që do të synojë finalen.

Read More

Goditja e bandave kriminale shqiptare dhe atyre malazeze ka qenë në fokus të diskutimit që kanë zhvilluar kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurori Arben Kraja me homologët e tyre në Malin e Zi. Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se mes dy shteteve do të forcohen më shumë marrëdhëniet për shkëmbimin e informacioneve dhe goditjen e grupeve kriminale. “Në takimin me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, një rëndësi të veçantë i’u kushtua diskutimeve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, lehtësimit të shkëmbimit të informacioneve dhe eksperiencave më të mira, propozimit për krijimin…

Read More

Mide Ndreu, shqiptarja që vrau pronarin 68-vjeçar të shtëpisë ku punonte si pastruese në Itali, është dënuar me tetë vite burg. Ajo ishte dënuar me 16 e gjysmë vite burg për vrasje me dashje të shkallës së parë në Novara, por vitin e kaluar gjykata e Apelit të Torinos njohu rrethanat e përgjithshme lehtësuese dhe atë specifike të provokimit, të mohuar në shkallë të parë, duke e ulur dënimin në tetë vite, raportojnë mediat italiane. Ngjarja ndodhi në 24 nëntor 2021 pasi 68 vjeçari Antonio Amicucci e ngacmoi seksualisht. Ndreu ka marrë një thikë në kuzhinë dhe e goditi 13…

Read More

Pas lajmit të bujshëm për ndarjen nga Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaji edhe pse nuk e ka folur ende, me anë të disa postimeve duket sikur e konfirmon. “Mos ma përmend emrin, doje me më dhënë ti mbiemrin, Vet kam për t’ja dal, jetën ti s’ma ndal”, thuhet në një prej teksteve të këngës që këngëtarja ka publikuar në “Insta Story”. Po ashtu ajo ka publikuar pjesë edhe të një kënge tjetër, ku thotë: “Dhe sa dhimbje do mbaj kjo zemër, Se ti je dashni e vjetër, Si ti skam unë dikë tjetër”.

Read More

Më shumë se një miliard njerëz jetojnë me obezitet në mbarë botën, tregojnë vlerësimet globale të publikuara në “The Lancet”. Sipas të dhënave të vitit 2022, kjo përfshin rreth 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë. Normat më të larta janë në Tonga dhe Samoa Amerikane për gratë dhe nw Samoa Amerikane dhe Nauru për burrat, me rreth 70-80% të të rriturve që jetojnë me obezitet. Nga rreth 190 vende, Britania e Madhe renditet në vendin e 55-të më të lartë për meshkujt dhe në vendin e 87-të për femrat. Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se ka nevojë urgjente…

Read More

Motra e Pëllumb Metës, ka folur në lidhje me vrasjen e të vëllait, ngjarje e cila tronditi opinionin edhe në lidhje me përfshirjen e tre fëmijëve të tij në krim dhe faktin që ende nuk është zbardhur e plotë dinamika e ngjarjes. Ajo thotë se i vëllai ka qenë një njeri familjar që punonte shumë për të siguruar jetesën për familjen. “U hodh baltë me të padrejtë mbi familjen dhe vëllanë tim. Mostra dhe familjarët e saj (Blerina) nuk mund të hedhë baltë mbi të. Vëllai im ka qenë punëtor, i urtë, i sjellshëm, familjar ne maksimum. Nuk mund të…

Read More

Ambasadori amerikan bashkohet me vajtuesit jashtë kishës për funeralin e Navalny në Moskë. Diplomatët e huaj, përfshirë ambasadorët e Francës dhe të SHBA-së në Rusi, kanë mbërritur për të nderuar Alexey Navalny në Kishën e Ikonës së Nënës së Zotit ”Shuaj dhimbjet e mia”. Ata u fotografuan duke mbajtur trëndafila. Raportohet se sinjali i drejtpërdrejtë i ekipit të CNN që mbulon funeralin e opozitës ruse Alexey Navalny në Moskë duket se është i bllokuar.

Read More

Dera e shtëpisë së “Big Brother VIP 3” do të trokasë dy herë këtë të shtunë dhe banorët do të mirëpresin dy banorë të rinj. Fituesi i “Big Brother 3”, që bëri për vete publikun me lojën e tij të nxehtë, do të provojë këtë herë të triumfojë në formatin VIP të reality show-t. 14 vite më vonë, Jetmir Salaj është gati të garojë sërish për çmimin e madh, pasi produksioni konfirmon sot pjesëmarrjen e tij në “BBV”. Bashkë me të, në shtëpi hyn edhe një tjetër finalist, dj Liam Mandiaro. Me një strategji loje që u pëlqye nga shqiptarët,…

Read More

“Ne gjithashtu kemi armë të afta për të arritur në territoret tuaja”. Ky kërcënim i Presidentit rus Vladimir Putin për Perëndimin, nuk i lë Shtetet e Bashkuara dhe BE-në indiferente. Por pyetja është sesa armë bërthamore ndodhen sot në Europë dhe ku janë stacionuar ato? SHBA vendosi armët e saj bërthamore në bazat e NATO-s pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke filluar në vitet 1950. Sipas CFR, Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë (një qendër studimore amerikane e specializuar në politikën e jashtme), armët taktike bërthamore të markës amerikane janë të vendosura në gjashtë baza në pesë vende anëtare…

Read More