Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja Spiropali mohon zërat për zgjedhje të parakohshme: Opozita t’i kthehet rrugës së drejtë në Kuvend

12:49 / March 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiropali 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja politike e PS-së së qarkut Shkodër, ministrja Elisa Spiropali, ka hedhur poshtë zërat për zgjedhje të parakohshme në vend. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Asamblenë e PS në Shkodër ajo tha se nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme. “Nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme, kur të ketë ju do jeni të informuar por deri më sot ne jemi me një mandat të plotë dhe në një mandat për të realizuar premtimet tona si qeveri dhe këtë do bëjmë”.

E pyetur nëse rrezikon të dështojë reforma zgjedhore, ajo tha se të gjitha çështjet do të adresohen përpara zgjedhjeve të ardhshme. Sa i takon situatës së tensionuar në Kuvend Spiropali i bëri thirrje demokratëve që të bashkohen me njëri-tjetrin, pasi sipas saj nuk mund të jetë Kuvendi zgjidhja për strategjitë e tyre radikale.

“Kjo situatë nuk na pëlqen jo vetëm ne por as opinionit publik dhe qytetarëve të këtij vendi nuk i pëlqen që në Kuvend të shohin zjarr, flakë, bilbila, ata duan të dëgjojnë zërin e deputetëve të zgjedhur, duan të dëgjojnë mendimet qoftë edhe kritike për projektligjet apo të tjera dhe ne urojmë shumë që çështjet që i pengojnë deputetët e PD dhe këtu nuk po i ndaj në të kujt e si por po them që të gjithë ata bashkë duhet që t’i kthehen rrugës së arsyes, duhet që të gjejnë një pikë që i bashkon, të bëjnë së pari bashkimin mes tyre sa i takon strategjive që duhet të zgjedhin si në Kuvend ashtu edhe strategjive elektorale dhe nuk mund të jetë Kuvendi zgjidhja për strategjitë e tyre radikale.

Ata kanë gjithë drejtën e tyre të protestojnë, të shkojnë në rrugë pa krye por kjo nuk është rruga e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë është për të tjera punë dhe të gjitha opozitat kanë provuar që të radikalizohen, kanë provuar që edhe t’i djegin mandatet, edhe të braktisin Kuvendin, e kemi bërë edhe ne, e kemi braktisur për 6 muaj kur ishim në opozitë dhe ajo rrugë nuk na çoi askund. Besoj që partitë politike kanë fituar tashmë një pjekuri për të kuptuar se rruga e vetme është rruga institucionale dhe rruga e krijimit të besimit tek njerëzit”.

Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.