Këngëtari i njohur shkodran, Eduard Jubani prej disa kohësh vuan nga probleme kardiake, por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Prej të martës, Jubani qëndron i shtruar në reanimacion në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku dhe po trajtohet. Lajmin për gjendjen e rëndë shëndetësore e kanë njoftuar kolegët dhe miqtë e këngëtarit në rrjetet sociale ku dhe apelojnë për ndihmë. Një nga kolegët e Eduard Jubani, shkodrani Frederik Ndoci i ftuar në News 24 ka thënë se artisti ka nevojë për ndihmë, për shkak të disa problemeve shëndetësore. Ndoci u shpreh se është shumë i shqetësuar për…
Author: tirana
Mësuesi Marco Galice, përmes një letre i ka dërguar një mesazh të fortë disa prej figurave më të njohura të ekranit në Itali. “Unë ju akuzoj”, kështu i është drejtuar mësuesi Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini dhe Alessia Marcuzzi, duke i bërë përgjegjës për kulturën që po marrin të rinjtë, përmes formateve që prezantohen në TV. Letra e plotë: “Të akuzoj, Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi. Ju akuzoj duke qenë ndër përgjegjësit kryesorë për rrënimin kulturor të vendit tonë, për barbarinë e tij sociale, për korrupsionin dhe gërryerjen morale të tij, për destabilizimin mendor…
Reforma Zgjedhore do jetë kryefjalë e aksionit opozitar, për sa kohë grupit kuvendor demokrat nuk merr atë që kërkon; uljen në karrigen e Reformës Zgjedhore te Oerd Bylykbashit si bashkëkryetar. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, ka mësuar se grupi parlamentar i drejtuar nga Gazment Bardhi nuk negocion bashkëkryetarin, por në mbledhjen me dyer të mbyllura është propozuar që t’i bëhet një lëshim Lulzim Bashës, mundësia që të ketë një anëtar në Komisionin e Posaçëm. Propozimi i Gazment Bardhit mori mbështetjen edhe të deputetit Ferdinand Xhaferraj, që pala tjetër të ketë të drejtën e një anëtari, nëse ai tërheq Enkelejd…
Disa ditë më parë, teksa ishte brenda shtëpisë së BBV, Alfio gjatë një bisede në dhomën e gjumit me Merin ka folur për ish-partneren e tij, duke treguar se e ka vuajtur shumë ndarjen nga ajo. Nga ana tjetër, ish-partnerja e tij, Fatma Methasani ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram, mbrëmjen e kaluar, i cili është aluduar se ka qenë një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Alfios. “Njerëzve u pëlqen të përdorin të kaluarën për t’u dukur më mirë ose për të bërë të tjerët të duken më keq”, ishte shprehja që ka nënvizuar Fatma nga një…
Detaje të reja nga kërcënimi që i është bërë ministrit shqiptar në Malin e Zi të Administratës Publike, Marash Dukaj, nga një kriminel i rrezikshëm turk që vuan dënimin në shtetin fqinj. Sipas medieve të Malit të Zi, ministri Dukaj u premtoi miqve të tij nga Kosova dhe Shqipëria se do të pyeste në Ministrinë e Brendshme për mundësinë që Binali Camgoz të merrte ligjërisht azil në Mal të Zi. Por në momentin kur kjo nuk ndodhi, shtetasi turk i akuzuar për krime të rënda e kërcënoi atë përmes anëtarëve të klanit kriminal të Kavaçit. MInistri Dukaj kishte pranuar se…
Fruthi në Shqipëri është prezent. Kjo është konfirmuar nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, e cila tha se në total janë 11 raste të konfirmuara nga ISHP dhe një rast i konfirmuar nga një laborator tjetër. Në një komunikimi për mediat, Tomini u shpreh se të prekurit janë fëmijë të pavaksinuar, të moshës 1-13 vjeç. Sipas saj gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk janë në spital, ndërsa bëri thirrje për vaksinim. “Kemi një situata është në monitorim dhe nën hetim epidemiologjik. Në total kemi 10 raste të konfirmuara në laboratorin të virologjisë në ISHP…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se hapja e korridoreve të reja me Shqipërinë për fluturimet komerciale, sjell përfitime mjedisore, por edhe ul koston për udhëtarët. Gjatë ceremonisë zyrtare për hapjen e korridoreve ajrore me Shqipërinë, Kurti tha se ky hap e sjell Kosovën më afër normalizimit të hapësirës së poshtme të saj ajrore. “Duke shkurtuar trajektoren e udhëtimeve për dhe nga Kosova, koha e udhëtimit ulet prej 8 deri në 12 minuta. Reduktimi i kohës së fluturimit përkthehet në ulje të konsiderueshme të konsumit të karburantit, duke minimizuar kështu emetimin e dyoksidit të karbonit”, tha Kurti. “Përtej përfitimeve mjedisore…
Gjykata e Posaçme gjeti fajtorë dhe dënoi me 127 vite burg 5 të pandehurit për vrasjen e Behar Sofisë, ngjarje e regjistruar në Shkurt të vitit 2021 në qendër të Tiranës, krah piramidës. Kështu gjykata pranoi të plotë kërkesën e SPAK dhe dënoi 4 prej tyre me nga 30 vite burg secili, ndërsa për personin që kreu vrasjen, Ernejt Shytin 7 vite burg. Ishte ky i fundit, që përfitoi ulje të masës së dënimit për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë që ndihmoi hetuesit në zbërthimin e grupit të vrasësve. Ata i kishin dhënë Shytit porosinë për vrasjen e…
56-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për përdhunimin e vajzës 15-vjeçare të partneres së tij është lënë në burg. Para hetuesisë ai pretendoi se e kishte takuar të miturën pasi ajo kishte mbushur moshën 15 vjeç dhe me pëlqimin e saj. Më tej, gjatë kërkimit të faljes, 56-vjeçari dyshohet se ka pranuar krimin e pornografisë, pasi në celularin e tij janë gjetur foto nudo të tij dhe të vajzës së mitur. Madje, para deklaratës së tij në hetuesi kishte dëshmuar nëna e vajzës. Sipas denoncimit të të miturës, hera e fundit që 56-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të ka qenë pak ditë para zbardhjes së rastit.…
Poligoni i Testimit Praktik për lejet e drejtimit është investimi i radhës i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Një hapësirë e dedikuar tërësisht kandidatëve të cilët duan të pajisjen me leje drejtimi dhe që ofron kushte dhe standarde të larta, duke rritur njëkohësisht transparencën. Gjithashtu, Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale, pjesë e kësaj hapësire, ka të gjitha pajisjet e nevojshme për të trajnuar dhe mësuar mbi drejtimin e mjetit, si dhe simulimin e situatave të ndryshme. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku teksa inspektoi nga afër investimin e realizuar, i përcolli fillimisht urimet…
Janë përcaktuar gjashtë skuadrat e para që u kualifikuan në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, ku fituan të gjitha ekipet pritëse. Tirana nuk e diskutoi kualifikimin ndaj Korabit, skuadër të cilën e mposhti me rezultatin e pastër 3-0. Egnatia shkoi më tej, falë fitores me rezultatin 2-0 ndaj Lushnjës, ndërsa Erzeni triumfoi 2-1 ndaj Bylisit.Kukësi mposhti 1-0 Elbasanin, me një gol të shënuar në minutat e fundit të takimit. Partizani triumfoi 3-1 ndaj Apolonisë, ndërsa Laçi kaloi Dinamon me rezultatin 1-0.
Mjekja pneumologe Silvana Sadria ka deklaruar se covidit janë shfaqur një sërë sëmundjesh kronike te njerëzit. Në një intervistë televizive, Sadria theksoi se pas covidit është rritur numri i sëmundjet kronike si kardiovaskulare dhe polmunare. “Covidi ka ndryshuar shumë. Ato që janë rritur janë sëmundjet kronike. Kryesisht janë sëmundjet kardiovaskulare, polmunare, rritje të vogël kanë edhe te kancerat. Ndoshta kjo për disa arsye, ndoshta më parë nga mosdiagnositikimi i periudhës kur ishim të mbyllur u detyruam duke bërë që njerëzit të stopoheshin të mos diagnozistikoheshin duke u fokusuar te covidi, kanë qëlluar raste të reja më vonë. Trendi është njësoj…