Author: tirana

Sot ka seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, dhe opozita e ka bërë të qartë që nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protesta e tyre do të vijojë. Mbetet për të parë nëse do përdoren sërish flakadanë, ku me rregulloren e re dënimi është 60 ditë përjashtim nga Kuvendi. Deputetë demokratë që prej tre muajsh hedhin flakadanë, mbulojnë me tym e bllokojnë seancën parlamentare mendojnë se kjo duhet të marrë fund. Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Ervin Salianji kërkon forma të reja reagimi nga opozitarët. Edhe Jorida Tabaku i bën thirrje kolegëve të saj demokratë që të lejojnë vijimin…

Read More

Një 41-vjeçar i dënuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali, është arrestuar në Rinas. Ai ka tentuar që të hyjë në tokën shqiptare, por u kap në Rinas, si edhe më pas u zbulua që ka përdorur 5 emra. Njoftimi i plotë Finalizohet operacioni policor i koduar “Identitetet”, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Komisariatit të Policisë Rinas, Interpol Tiranës dhe homologëve italianë. Pjesëtar i një grupi kriminal që shfrytëzonte për prostitucion shtetase të huaja gjatë periudhës 2008-2012 në Milano, ndalohet në hyrje 41-vjeçari. 41-vjeçari u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali, ku është dënuar me mbi 4 vjet burgim, për këtë…

Read More

Ish-partnerja e ish-agjenti të FBI-së Charles McGonigal, Allison Guerriero ka dhënë një intervistë ekskluzive për “DailyMail”, ku ka rrëfyer disa të pathëna për jetën e tyre seksuale. Ish-agjenti i FBI-së ishte i fiksuar pas seksit dhe dëshironte të kryente marrëdhënie çdo ditë nga pesë herë. 55-vjeçarja tregon se e takoi Charles McGonigal në një drekë biznesi, ku ai filloi t’i ankohej se gruaja e tij Pamela refuzonte të bënte dashuri me të dhe ishte i frustruar. “Charlie ishte spektakolare në seks, ai donte të kryente marrëdhënie seksuale tre, katër dhe madje pesë herë në ditë. Ne përfunduam duke jetuar bashkë…

Read More

Sali Berisha do të vijojë që të qëndrojë në masën e sigurisë ”arrest shtëpie”. Avokati Genc Gjokutaj, ka folur për mediat në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli i GJKKO-së këtë të enjte. Ai e cilësoi si një vendim politik dhe deklaroi se do të bënin rekurs në Gjykatën e Lartë. Avoakti shtoi edhe se Apeli i GJKKO-së nuk është shprehur për kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka e cila dha vendimin për caktimin e masës ”arrest shtëpie’ ndaj Berishës, ‘U dekriptua qëllimi politik i mbajtjes. Nuk ka rëndësi nëse ish-kryeministri paraqitet apo është në dispozicion…

Read More

24 orë pas shtyrjes së vendimit, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi u mor nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila lehtësoi masën e arrestit për Jamarbër Malltezin duke e lënë në ”arrest shtëpie” nga ”arrest me burg” që i ishte caktuar për aferën ”Partizani”. Vendimi i plotë nga Apeli i GJKKO: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi,…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, akuzoi fuqitë perëndimore për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe opozitën e mediat pro opozitës në Serbi se janë në shërbim të këtyre fuqive. Gjatë një veprimtarie në Beograd, ai tha se është duke menduar se “si të fillojnë hetime për armatosjen e të ashtuquajturës Forca e Sigurisë së Kosovës dhe atyre që po ndihmojnë në këtë armatosje, në kundërshtim me Rezolutën 1244. Dua të hetoj se kush e shkeli Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe si guxuan ta bëjnë atë. Po mendoj si të mos e sjell vendin në pozitë të vështirë…

Read More

Ujërat nëntokësore furnizojnë miliarda njerëz kudo në botë me ujin për të pirë, larë, vaditur apo përdorime të tjera. Uji nëntokësor, i gjendur brenda çarjeve të shkëmbinjve të njohur si akuiferë, është burimi kryesor sidomos në vendet ku ujërat sipërfaqësore janë të pakta, si India veriperëndimore dhe jugperëndimi i Shteteve të Bashkuara. Reduktimi i ujërave nëntokësorë mund të vështirësojë qasjen e shumë njerëzve në ujërat e ëmbël për të pirë ose ujitur si dhe rrezikon të shkaktojë rrëshqitje të tokës. Akuiferi Ascoy-Soplamo në Spanjë kishte shkallën më të shpejtë të rënies së nivelit të ujit, me një rënie mesatare prej…

Read More

Vrasja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu nga 2 të mitur në Podujevë, është ende e fortë në Kosovë, ku është tronditur i gjithë opinioni publik. Ekspertët fajësojnë shoqërinë dhe sistemin arsimor që siç thonë ka dështuar të parandalojë akte të tilla. Rrahja për vdekje e Lulzim Fejzullahut nga dy të mitur në Podujevë vazhdon të thellojë krizën, në të cilën po zhytet brezi i ri në vendin tonë. Sipas ekspertëve të fushës, dy janë çështjet që po ndikojnë në nxitjen e të rinjve për të kryer akte të tilla dhune: sistemi arsimor dhe rrjetet sociale. Doktori Psikiatër Ferid Agani, thotë se…

Read More

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me foto nga Shkodra, ku thekson se këto pamje fantastike janë pjesë e listës së revistës prestigjioze të udhëtimeve “Lonely Planet”. ”MIRËMËNGJES dhe me këto pamje fantastike nga Shkodra, një prej qyteteve në listën e revistës prestigjioze të udhëtimeve “Lonely Planet” për vitin 2024, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Ilirjana Olldashi pritet që të shpallë këtë të enjte vendimin mbi dy kërkesat e Sali Berishës, atë kundër masës ”arrest shtëpie”, si edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij. Seanca e djeshme zgjati për rreth tre orë, ndërsa në fund Olldashi vendosi që ta shtyjë për sot shpalljen e vendimit për Berishën në hetim për aferën ”Partizani”. Sali Berisha është në dorë të gjyqtares që liroi nga qelia dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Ky i fundit pritet të merret sot në pyetje nga SPAK në orën 10:00.

Read More

Moti këtët të enjte do të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës, më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa në bregdet hera herës arrin shpejtësi deri 11 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen -4/6°C në zonat malore, -1/16°C në zonat e ulëta dhe 4/16°C në zonat bregdetare.

Read More