Author: tirana

David Backman, këshilltar ligjor në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, shprehet se SPAK i duhet shumë një vendimi me korrupsion si Shqipëria. Gjatë një takimi në Universitetin e Shkodrës, Luigj Gurakuqi, në prani të Altin Dumanit, zyrtari amerikan tha se SPAK mund të bëjë akoma më shumë dhe se SHBA e pret këtë. “SPAK është i mrekullueshëm dhe i duhet shumë një vendi me korrupsion si Shqipëria. SPAK është i rëndësishëm ndaj edhe e shihni çdo ditë në TV teksa i referohen mediat dhe politikanët. SPAK mund të bëjë akoma diçka më shumë dhe jam i sigurt dhe ne e…

Read More

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, bën me dije se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dhënë dorëheqjen e tij, duke filluar procesin për formimin e një qeverie teknike. “Talat Xhaferi ka përvojë në drejtimin e parlamentit, unë kam ardhur me një përvojë tjetër, në drejtimin e korporatave dhe ne kemi një stil tjetër si politikanë, por shteti me siguri do të mbajë të njëjtin drejtim, orientim properëndimor dhe synime strategjike, qeveria teknike do të kujdeset mirë për qytetarët. Kjo është diçka që e parashikon ligji dhe më 9 maj qeveria e re do të udhëhiqet nga unë dhe koalicioni që do ta…

Read More

Këtë të enjte paradite gjykata e Durrësit është blinduar, ndërsa gjyqtarja Besjana Garxenaj pritet të japë masat e sigurisë për rreth 60 të arrestuarit, 3 ditë më parë. Më datë 22 janar, policia e Durrësit ndërmori një operacion të gjerë, gjatë të cilit u ekzekutuan 58 urdhra ndalimi nga Prokuroria dhe 3 vendime arresti nga Gjykata. Gjatë këtij megaoperacioni, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, para, armë zjarri, automjete etj.

Read More

Një godinë pranë qendrës së qytetit të Fierit, ku ndodhen zyrat e shërbimit zjarrfikës, të IKMT-së dhe të shërbimit postar, është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që ka patur vetëm dëme materiale.

Read More

Këtë të enjte, Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 21 të prangosurit në kuadër të operacionit policor “Tempulli 2”. Për të gjithë të ndaluarit prokuroria kërkoi futjen në qeli, kërkesë që e pranoi gjykata. Të arrestuarit janë: Olger Plasa, Ledion Duro, Daniel Nako, Xhuliano Kondillari, Amarildo Alush, Gentian Valeni, Sotiraq Nikolla, Dhori Janko, Urim Rusi, Jorgo Caro dhe Lodian Tahiri. Më 22 Janar vetëm në Korçë u sekuestruan: 285 gramë kokainë; 4.8 kilogramë cannabis sativa; një sasi e vogël heroinë dhe fara cannabisi; një sasi municioni luftarak; 4 peshore elektronike; 3 armë gjahu; 1…

Read More

”Dashuria” po lind në shumë banorë të ”Big Brother Albania Vip 3”. Ilnisa dhe Meritoni janë dy nga banorët që shihen shumë afër njëri-tjetrit, ku nuk kanë ngurruar të ndajnë edhe shtratin e gjumit së bashku. Ata shkëmbejnë puthje dhe përqafime shpesh herë me njëri-tjetrin, por nuk kanë kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë, të cilët shpesh herë dhe i ngacmojnë. Gjatë mbrëmjes së djeshme, Sara ia ka vënë në dukje afrimitetin, ku gjatë një bisede me Meritonin dhe Ilnisën të cilët ndodheshin të dy në shtrat, ajo e këshillon Meritonin, t’i qëndrojë afër Ilnisës, që të…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se kryeqyteti është sot një qytet model sa i takon politikave të strehimit për njerëzit në nevojë. Gjatë përurimit të degës së re të Bankës Intesa Sanpaolo në godinën e rijetëzuar të Piramidës, ai theksoi se janë mijëra qytetarë ata që kanë përfituar nga programet sociale të bashkisë. “Jam shumë krenar për politikat tona të strehimit, ku një prej nismave është kredia e butë. Bashkia e Tiranës, bashkë me Bankën Intesa, janë pjesë e një sistemi të strehimit social, prej së cilës kanë përfituar një banesë me normën e interesit të paguar…

Read More

Që prej muajit shtator 2023, departamenti i edukimit në FSHF po organizon edicionin e radhës të kursit “UEFA PRO”, që është edhe niveli më i lartë për një trajner futbolli, ku marrin pjesë emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Një ndër kursantët e këtij edicioni është edhe zëvendës-trajneri i ekipit Kombëtar, Pablo Zabaleta, ish-futbollist i suksesshëm i Argjentinës si edhe disa klubeve në Europë, Manchester City, RCD Espanyol, West Ham United, etj. Që prej fillimit të edicionit të ri të kursit “UEFA PRO”, zëvendës-trajneri i Kombëtares ka ndjekur me kujdes të gjitha seancat teorike e praktike të…

Read More

”Miss Japonia 2024” ka ngjallur polemika në rrjetet sociale, për shkak të fitores së Carolina Shiino, një modele 26-vjeçare e lindur në Ukrainë, por e rritur në Tokën e Diellit që në moshën pesëvjeçare. ”Të më njihnin si japoneze në këtë konkurs më mbush me mirënjohje”, tha vajza, që së fundmi mori shtetësinë japoneze pas kurorëzimit. Fitorja e Shiino vjen pothuajse 10 vjet pas asaj të Ariana Miyamoto, e cila me një nënë japoneze dhe baba afrikano-amerikan, u bë mbretëresha e parë e bukurisë së Japonisë, në vitin 2015. Shiino nuk ka asnjë prind japonez. Ndërsa disa e quajtën fitoren…

Read More

Këtë të enjte një 53-vjeçar ka humbur jetën nga një aksident në punë në një fabrikë në Divjakë. Ka humbur jetën Ilir Lena. ”Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R.J, dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I.L, 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-informon Policia.

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani në një takim këtë të enjte me studentë të universiteti ”Luigj Gurakuqi”, tha se nuk ka rëndësi pushteti dhe se kushdo do të duhet të japë llogari në SPAK kur t’i vijë koha. SPAK ka nisur një hetim për çështjen “McGonigal”, dhe Dumani nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse në pyetje do të merret edhe kryeministri Edi Rama, i përmendur në dosje. Dumani iu përgjigj se nuk kanë rëndësi emrat, por provat. ”Nuk mund të përgjigjem për pyetje të caktuara. Nuk ka rëndësi emri, por provat dhe nuk ka rëndësi pushteti që ka dhe në…

Read More

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës është paraqitur këtë të enjte në SPAK, ku po merret në pyetje në lidhje me hetimin për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Teksa foli për mediat, ai lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të drejtësisë, ndërsa shtoi se nuk ka bërë asnjë shkelje sa i takon procedurave të privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai tha se po arrestohen njerëz kot, kur nuk ka asnjë dëm. “Lolot e Ramës i kërkojnë llogari si iu kthye prona 100 familjeve. Pronarët duhet të paguajnë objektet e shkatërruara, edhe për uzurpatorët, ndërkohë Bolino vjedh…

Read More