Pas akuzave që janë artikuluara kryesisht nga grupi i Sali Berishës, kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur i bindur se puna e prokurorëve po jep rezultate. Në një takim që ka pasur në Shkodër, Dumani tha se SPAK po i jep fund pandëshkueshmërisë dhe po shkon përtej emrave apo pushtetit që kanë pasur disa individë. Sa i përket akuzave për lidhje me qeverinë, Dumani tha se SPAK është një institucion krejtësisht i pavarur dhe këtë pavarësi e gëzon me fuqinë që i jep Kushtetuta. “Kemi kapacitet për t’u përballur me grupet e strukturuara kriminale, kemi dhëne prova. Ne çdo…
Author: tirana
Mbrëmjen e së martës, Vëllai i Madh në ”Big Brother Albania Vip 3” vendosi që disa nga banorët e shtëpisë të dënoheshin pasi kishin thyer rregullat gjatë javës. Banorët kanë kaluar natën në një dhomë të improvizuar si kazermë ushtrie. Mesa duket ky izolim ka shërbyer mirë për disa banorë, për t’i dhënë fund konflikteve dhe për të bërë paqe, si në rastin e Rozës dhe Merit. Pasi doli nga kazerma, Roza i ka treguar Romeos dhe Vesës se ka përqafuar Merin, kur mori vesh se Vëllai i Madh do i nxirrte nga izolimi. Ajo shprehet se nuk e di…
Në një kohë që grupet në PD, vijojnë të mos kenë qasje për bashkim, PD-ja e Bashës i bën thirrje grupit të Berishës dhe Bardhit që të ulen në diskutime për Reformën Zgjedhore. Nënkryetari i PD-së zyrtare, Kreshnik Çollaku pas seancës plenare, tha se kolegët e tjerë të opozitës janë të mirëpritur që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft të përbashkët në Reformën Zgjedhore. “Pretendimi i dytë për komisionin e Reformës zgjedhore, është i pandershëm nga kolegët e opozitës. Nëse Nikolla do pranonte emrat dhe listat e propozuara nga miku im Bardhi me mbështetjen e Rithemelimit,…
Një seancë plenare që zgjati 11 minuta dhe një grup Rithemelimi më i qetë, pa shumë kaos në Kuvend. Deputeti i PD-së Ervin Salianji shprehet se aksioni opozitar do të vijojë pa ndalim. Për sjelljen e grupit ai tha se nuk bëhet nga frika e rregullores së re, por është një diversifikim i aksionit. ”Sikurse e shihni, PS e ka vënë përfund edhe parlamentin, e rithemi që të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit të Ramës, me një lehtësi ekstreme. Kërkojmë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Një parti me 7 deputetë nuk mund të ketë katër përfaqësues dhe ne të…
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, ku u rrit kohëzgjatja e përjashtimit të deputetëve nëse ata thyejnë rregullat gjatë seancave parlamentare, duket se i ka dhënë efektet menjëherë. Për herë të parë në seancën e sotme parlamentare nuk kishte më karrige të kthyera përmbys, flakadanë apo efektivë të Gardës së Republikës që të qëndronin në mes të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Aq e qetë ishte protesta, sa që në nisje të seancës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kërkoi Gardës të largohej nga pozicioni që mban, tashmë prej disa javësh përpara tavolinës së ministrave. Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit parashikojnë përjashtim me…
Njëjti si vjehrri i tij, i shoqëruar nga policia Jamarbër Malltezi është nisur për në SPAK, kjo për tu marrë në pyetje lidhur me hetimin për aferën e privatizimit të kompleksit ”Partizani”.
11 minuta zgjati seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, ku munguan dy figurat e Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Për shkak të skenarit të Rithemelimit, të cilët kishin ndezur zhurmues dhe bllokuan foltoren, kryeparlamentarja Lindita Nikolla kaloi direkt në votim. Deputetët socialistët ngritën kartonin jeshil për të gjitha pikat e rendit të ditës mes zhurmuesve dhe pankartave. Opozita ka vendosur të bllokojë punimet e Kuvendit, pasi sipas saj mazhoranca i ka pamundësuar ngritjen e komisioneve parlamentare dhe nuk pranon zëvendësimin e anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore. Ndonëse pa liderin e tyre Sali Berishën, tashmë…
Deputetët që janë në grupin e Lulzim Bashës, nuk janë pjesë e kaosit që kolegët e tyre të opozitës po bëjnë në këtë seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kërkoi Gardës të largohet dhe opozitës të ulet në karrige. por, deputetët vazhdojnë të qëndrojnë me pankarta kundër qeverisëpara Foltores.
Me zhurmes dhe pankarta në anglisht, deputetët e Rithemelimit po vijojnë kaosin në sallën e Kuvendit, ku sot është edhe kryeministri Edi Rama. Ata kërkuan largimin e Gradës, ku kryetarja e Kuvendit Nikolla u tha punonjësve të largohen, por Rithemelimi vijon sërish me zhurmuesit.
Deputetët e grupit Bardhi-Berisha nuk kanë mbledhur më karrige pirg në foltoren në Kuvend këtë të enjte, përveçse disa pankartave në duart vendet ku ulen. “Na duhet qeveri, jo kartel”, “Vrasës i pluralizmit”, ‘Gjykatat e Shqipërisë, apo gjykatat e Ramës”, “Edhe Rama, në burg si Mcgonigal”, “Na ktheni atë që është e jona!“, janë disa nga mesazhet që kanë zgjedhur deputetët e Rithemelimit, në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, që do të vijojë të jetë në kaos, edhe pse disa figura të vetë Rithemelimit kanë kërkuar që të veprohet ndryshe. Dy protagonistët që udhëheqin kaosin, Gazment Bardhi dhe…
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka reaguar pas akuzave nga PD-ja e Rithemelimit, lidhur me foton e shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqet me një shall të kuq në Vlorë. ”Pjesëmarrja në një veprimtari përkujtimore të Luftës Antifashiste, e cila nderohet sot në të gjithë botën demokratike, nuk cilësohet si angazhim në një aktivitet politik, e aq më pak të identifikueshëm me një parti të caktuar politike në Shqipëri.Unë ndjehem plotësisht i përgjegjshëm dhe i përkushtuar ndaj detyrimeve të mia si gjyqtar dhe si qytetar, pjesë e të cilave është dhe mirënjohja për sakrificat që populli shqiptar bëri…
Krahas rehabilitimit të sinjalistikës dhe vijëzimeve në disa rrugë të Tiranës, ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve është kujdesur për vendosjen e semaforëve të rinj edhe përgjatë rrugës “Sami Frashëri”. Pëmes një postimi në rrjet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se ndriçimi i ri është më efikas. “Më shumë ndriçim, më shumë kursim! Investimi më i ri te rruga “Sami Frashëri” janë semaforët LED; estetikë, efektiv dhe më të dukshëm për përdoruesit e automjeteve dhe kalimtarët. Super”, shkruan Veliaj. Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshentë, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur…