Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Kuvendi voton ligjet e PS-së për 11 minuta. Deputetët pa Berishën në krye, por me zhurmues

10:39 / January 25, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
65b22a6a492f2senaca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

11 minuta zgjati seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, ku munguan dy figurat e Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Për shkak të skenarit të Rithemelimit, të cilët kishin ndezur zhurmues dhe bllokuan foltoren, kryeparlamentarja Lindita Nikolla kaloi direkt në votim.

Deputetët socialistët ngritën kartonin jeshil për të gjitha pikat e rendit të ditës mes zhurmuesve dhe pankartave. Opozita ka vendosur të bllokojë punimet e Kuvendit, pasi sipas saj mazhoranca i ka pamundësuar ngritjen e komisioneve parlamentare dhe nuk pranon zëvendësimin e anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Screenshot 2024 01 25 101931
    Frika nga përjashtimi dhe rroga, Rithemelimi heq dorë nga flakadanët në Kuvend. Tani pankarta dhe zhurmues
  • Screenshot 2024 01 25 104924
    Protestë më e qetë në Kuvend, Salianji: S’është frikë, por diversifikim i aksionit! Nuk do tërhiqemi
  • bbc kuvend
    Sot mblidhet Kuvendi, deputetë të PD-së nuk duam më kaos dhe flakadanë: Zëri i opozitës të dëgjohet
  • Screenshot 2024 01 25 102649
    VIDEO/ Deputetët e Bashës jo pjesë e kaosit në Kuvend
  • Screenshot 2024 01 25 101931
    VIDEO/ Deputetët ndezin zhurmuesit, në Kuvend vjen edhe Rama. Pritet me pankarta dhe akuza
  • kuvend 1
    VIDEO/ Pankarta në anglisht, Rithemelimi sërish krijon kaos në Kuvend: Na duhet qeveri, jo kartel

Ndonëse pa liderin e tyre Sali Berishën, tashmë në ”arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit, deputetët demokratë vijuan të pengojnë punimet normale në seancën e Kuvendit. Kurse deputetët e Bashës, u ulën në karriget e tyre dhe panë kaosin e kolegëve demokratë. Tymueset munguan në këtë seancë, si dhe grumbulli i karrigeve në foltoren e Kuvendit. PS miratoi me 73 vota pro projektligjet dhe aktet normative pa patur debat mes palëve.

Më konkretisht, seanca plenare shqyrtoi:

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës, përfaqësuar nga rajoni Provence-Alpes-Cote D’Azur, dhe Komisionit Evropian, për programin “(lnterreg VI-B) Euro Mesdhe (EURO MED) 2021-2027″”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Anti Normativ nr. 6, datë 14.12.2023 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 84/2022 “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Akti Normativ nr. 7, datë 14.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Akti Normativ nr. 8, datë “Për marrjen e masave urgjente për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2022”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për shfuqizimin e ligjit nr. 115/2017 ‘Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës’, të ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për indeksimin e pagës së punonjësve dhe nëpunësve në Republikën e Shqipërisë”, nismë e deputetëve të pakicës parlamentare, znj. Monika Kryemadhi, znj. Erisa Xhixho dhe z. Petrit Vasili, u rrëzua me 73 vota kundër, 0 pro dhe 0 abstenim.

kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.