Author: tirana

Këtë mesditë, një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një fëmijë vetëm 4-vjeç, humbi jetën pasi u përplasën 2 automjete. Policia njofton se aksidenti u shënua sot (25 janar 2024) rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”. Automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22-vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38-vjeç. Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve, informoi policia e Shkodrës. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Në një kërkesë drejtuar Kryetares së Kuvendit dhe për dijeni Ambasadorëve të Quint-it dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, 43 deputetët e PD të grupimit Bardhi-Berisha, 3 deputetët e Partisë së Lirisë dhe deputeti i PD Agron Shehaj, i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit të procedojë me ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. 47 deputetët e opozitës, të cilët sëbashku me 7 deputetët e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Integrim që kanë caktuar Shpëtim Idrizin si anëtarë të tyre, përbëjnë shumicën absolute të deputetëve të opozitës, kanë theksuar se përveç faktit që Shqipëria ka…

Read More

Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të bëhet me pagesë pas zgjerimit të saj me katër korsi, për të cilën punimet pritet të nisin këtë vit. Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron për Report TV se kjo autostradë financohet me fondet e buxhetit dhe nuk do ketë tarifë për kalimin nga qytetarët. Ndërsa referuar dokumentit për urat, ku flitet edhe për investimin e Urës së Beshirit, që është përgjatë aksit Ndroq-Plepa, parashikohet tarifë për këtë aks, ARRSH, thotë se ai draft lidhet me opsionet e marra në shqyrtim nga studimi i fizibilitetit të urës për 50 vitet e ardhshme. Kështu që me këtë zgjerim…

Read More

Një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Emil Backa, është plagosur me armë zjarri në zonën e Kato Achaia të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:40 dhe sipas mediave greke, 43-vjeçari së fundmi ishte liruar nga burgu pasi ishte dënuar për drogë. Backa është qëlluar teksa po kthehej në shtëpi, ku një makinë një makinë e zezë i është afruar dhe personi që ka qenë brenda e ka qëlluar nga afër 3 herë. Pas ngjarjes, autori u largua me shpejtësi, por si pasojë e të shtënave ai ka amrrë plagë të rnënda dhe është transferuar në Qendrën…

Read More

Pas dënimit me 9 muaj burg, të konvertuar me 150 orë pune për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, vjen reagimi nga ish-rivali i tij në zgjedhjet bashkiake, Lefter Maliqi. Ky i fundit përmes një mesazhi në rrjetet sociale, tha se kryeministri Edi Rama duhet ta shkarkojë Hajdarin dhe Kuçova të kalojë për 45 ditë në zgjedhje të parakohshme. ”Beteja ligjore vazhdon, s’ka kthim pas deri në rikthimin e Bashkisë Kuçovë të grabitur më “14 Maj”, tek qytetarët. Kuçova nuk meriton Kryetar të dënuar dhe abuzues me detyrën”,-shkruan Maliqi. Postimi i plotë Dënohet me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme…

Read More

Seanca këtë të enjte në GJKKO për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, është shtyrë. Shkak mungesa e një anëtari të trupës gjykuese. Në këtë seancë gjyqësore pritej të bëhej mbrojtja e Gjiçit dhe Kaçit. Këta të dy u përfshinë në një skandal seksual, pas publikimit të një video të rëndë ku Gjiçi shfaqej duke kryer marrëdhënie intime me Kaçin, në zyrën e tij të bashkisë.

Read More

Në zbatim të ligjit të “Tatimit mbi të Ardhurat”, Administrata Tatimore ka informuar tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale sipas përcaktimeve të VKM Nr. 753, datë 20.12.2023, që nga janari 2024 do të tatohen me 15%. Me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve (jo penalizimin e tyre), Administrata Tatimore u ka dërguar letër të personalizuar çdo tatimpaguesi, që është pjesë e listës së shërbimeve profesionale të miratuar me vendim qeverie, që të marrë masa për saktësimin e kodit ekonomik në mënyrë që të tatohet në mënyrë të drejtë. Sa më lart përmendur, është shumë e rëndësishme që tatimpaguesit të vetë verifikojnë kodin ekonomik…

Read More

Në SHBA, në horizont po shfaqet “hija” e Michelle Obamës dhe Donald Trump është i shqetësuar. Nëse ish-Zonja e Parë që paraqitet mirë në sondazhe, vendos në minutën e fundit të zbresë në arenën politike në vend të Joe Biden, skenari për “Shtëpinë e pushtetit” mund të ndryshojë në mënyrë drastike në favor të demokratëve. Edhe pse është i sigurt se ka në xhep nominimin e partisë së vjetër, Trump është i irrituar, e ndoshta edhe i shqetësuar, nga rivalja e tij Nikki Haley, e cila e galvanizuar nga suksesi mes votuesve të moderuar dhe nga rezultati që ka tejkaluar…

Read More

Kylian Mbappe është lojtari më i përfolur i dy viteve të fundit dhe duket se tani e ardhmja e tij është vendosur. Francezi do të luajë për Real Madrid nga sezoni i ardhshëm, me lajmin që është bërë i ditur nga media gjermane “Bild”, sipas së cilës fenomeni francez ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të kontratës së tij, më 30 qershor 2024. Kontrata, sipas “Bild”, do t’i lejonte sulmuesit të përfitonte 70 milionë euro për sezon, në 5 sezone dhe gjithashtu një bonus prej 100 milionë euro për nënshkrimin me “Los Blancos”. Tashmë mbetet vetëm konfirmimi…

Read More

Pasi kryebashiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari u dënua me 9 muaj burg, i konvertuar me 150 orë pune, natyrshëm lind pyetja nëse rrezikohet apo detyra e tij si i zgjedhuri i parë i këtij qyteti. Avokati i tij, Theodhori Sollaku tha se ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së Hajdarit. “Gjykata dha përfundimisht një vendim dënimi, duke e dënuar me 150 orë në komunitet. Duhet të merret vendimi i formës së prerë. Se ne do të apelojmë. Sipas nenit 63 nuk figuron i denuar personi qe dënohet me pune ne komunitet”, tha ai.

Read More

GJKKO ka dënuar këtë të enjte kryetarin e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, pasi nuk ka deklaruar dënimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit. Dënimi i dhënë ndaj tij ishte 9 muaj burg, por në fund gjykata vendosi konvertimin me 150 orë punë komunitare. Avokati i kryebashkiakut, Theodhori Sollaku tha se ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së Hajdarit. Në lidhje me akuzën në fjalë, ka pasur denoncime dhe nga Partia e Lirisë, ku rivali i Hajdarit në garën për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka bërë disa kallëzime në SPAK për të. Hajdari kërkoi gjykim të shkurtuar…

Read More