Author: tirana

Dashi Të premten ka diçka për të zgjidhur në dashuri, ndaj mos kini frikë të përballeni me biseda të vështira. Në punë do të keni mundësi të merrni diçka më shumë se zakonisht dhe ndoshta edhe një konfirmim të këndshëm. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Demi Të premten mund të ketë diskutime në dashuri, ndaj bëni kujdes me fjalët tuaja. Për sa i përket sferës profesionale vijnë kënaqësitë, mjafton t’i kushtoni vëmendje disa kolegëve të Luanit apo Peshores. Binjakët Të premten vëmendje maksimale në dashuri sepse yjet nuk janë në anën tuaj të shtunën dhe mbi…

Read More

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (25 janar) në qytetin e Durrësit. Paraprakisht mësohet se i plagosur ka mbetur Mikel Spirollari, ndërsa autori është Gentian Kuqi. Mësohet se dy personat kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin dhe shkak dyshohet se ka qenë zhurma që bëhej në shtëpinë e personit të plagosur. Ndërkohë policia thotë si personi i plagosur është transportuar në spital, ndërsa është shpallur në kërkim autori. “Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç,…

Read More

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit për kontrabandën e njerëzve. I riu u arrestua nga oficerët e NCA mëngjesin e të enjtes në shtëpinë e tij në Cheshunt, Herts, me dyshimin se ka ndihmuar në emigracionin e paligjshëm. 24-vjeçar shqiptar dyshohet se ishte organizatori kryesor në një komplot kriminal që rregullonte kalimin me gomone dhe gjithashtu besohet të ketë qenë i përfshirë në lehtësimin e emigrantëve brenda dhe jashtë Britanisë së Madhe duke përdorur HGV. Burri dyshohet gjithashtu se ka përdorur një pasaportë origjinale, të siguruar përmes mashtrimit, për…

Read More

Vetëm pak javë më parë, aktorja e njohur Ana Lika u përball me një humbje të madhe në familjen e saj. Mamaja e aktores ndërroi jetë! Ditën e djeshme, i ftuar në programin “Pardon My French”, ishte Bjordi Mezini. Bjordi prej kohësh po punon mbi sezonin e dytë të serialit “H.O.T”, pjesë e kastit të së cilit është edhe Ana. Krahas bashkëpunimit profesional, Bjordi dhe Ana prej muajsh përfliten për një romancë mes tyre, mirëpo asnjëherë, asnjëri nga të dy nuk ka folur publikisht mbi këtë temë. Pasi foli rreth serialit dhe planeve profesionale, Bjordi nuk kishte si të mos…

Read More

Arben Pjeçi, 57-vjeçari me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Durrës i dha fund jetës sot në zyrën e tij me armën e shërbimit.Pjeçi, baba i dy fëmijëve ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë.Vendimi i gjykatës e ka çuar në një gjendje të rëndë depresive pasi i ka dhënë fund karrierës në polici. “Referuar ankimit penaltë depozituar në Komisariatin e Policisë Durrës, nga shtetasi i dëmtuari(ankuesi) dhe njëkohësisht i pandehuri…

Read More

Edhe pse eksperienca e tij në Big Brother ishte shumë e shkurtë, moderatori dhe gazetari Drini Zeqo ka rrëfyer se reagimet që ka marrë pas eksperiencës, ishin të jashtëzakonshme. Në një intervistë sot në “Ftesë në 5”, Drini tregoi se ajo çka fitoi më shumë pas asaj eksperience, ishte lidhja me publikun e gjerë. “Ndjesi që provohet njëherë në jetë. Tani që jam jashtë, vetëm ato pak ditë kanë lënë shije të mirë te njerëzit dhe kjo më jep një ndjesi. Ne njerëzit e medias, sado ta kesh rrogën apo i kuruar, kur të krijon një urë mes teje dhe njerëzve është…

Read More

Vesa ka habitur publikun teksa ka treguar se ajo nuk ka qenë mire nga gjendja shëndetësore dhe i është dashur të bëjë 4 operacione ku në të fundit mjekët i kishin dhënë shpresë për vetëm 3 ditë jetë. Në një bisedë me Gracianon ndër të tjera Vasa rrëfen se tani ajo është shumë mire dhe në gjendje shumë të mire shëndetësore. Deklarata: Kam hyrë brenda një viti në 4 operacione. Tani jam shumë mire, merrem me palestër por njeriu duhet ti kalojë disa gjëra. Por për ta kaluar atë moment duhet që të kesh njerëz pozitiv rreth vetes të tregohesh…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Burrel-Klos, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Suç, ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia e cila po heton shkaku. Nga informacionet e para mësohet se të plagosurit janë nisur drejt spitalit, por ende nuk dihet gjenda e tyre shëndetësore.

Read More

Drejtori i Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve Roberto Alesse dhe Komandanti i Përgjithshëm i Policisë Financiare Andrea De Gennaro takuan në Romë Drejtorin e Administratës Doganore Shqiptare Genti Gazheli, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në çështjet e doganave. Në vazhdën e aktiviteteve të filluara me marrëveshjet dypalëshe për ndihmën e ndërsjellë, shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin administrativ, të nënshkruara përkatësisht në vitet 1998, 2003 dhe 2022 u vendos të intensifikohen më tej përpjekjet e përbashkëta për të garantuar ligjshmërinë dhe sigurinë në aktivitetet tregtare ndërkufitare. Angazhimi i parë do të synojë vlerësimin e çdo përditësimi të nevojshëm…

Read More

Sot, më datë 25.01.2024, nga ana e familjarëve të oficerit të Policisë Arben Pjeçi, është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, për humbjen e kontakteve me familjarin e tyre, i cili aktualisht është në detyrë specialist i Policisë Kriminale në këtë komisariat. Nga Komisariati i Policisë Durrës filluan veprimet për kërkimin dhe gjetjen e specialistit. Për njoftimin e bërë nga familjarët është marrë kallëzim, është njoftuar prokurori i gatshëm, janë kryer një sërë veprimesh procedurale, si dhe janë vënë në kontroll numrat telefonikë, me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi. Në kuadër të të gjitha veprimeve operacionale dhe procedurale për…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit, ku një efektiv policie është vetëvrarë me armë zjarri. Viktima është efektivi Arben Pjeçi 35 vjeç, i cili i dha fund jetës me armën e shërbimit në vendin e punës. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar drejt vetëvrasjes punonjësin e policisë. Sipas burimeve, dyshohet se efektivi ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej disa ditësh. Grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin.

Read More