Author: tirana

Pas dështimit të mbledhjes së parë, sot pritet të nisin punimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërkohë që pritet për t’u parë në rast se edhe kjo mbledhje do të jetë në një linjë me atë të një jave më parë, ku opozita tentoi të bllokonte punën. Gjithashtu mbetet për t’u parë në rast se bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj nga PD-ja e Bashës do të jetë pjesë e mbledhjes. Në Komision pritet të adresohen çështjes të rëndësishme siç janë si vendimet e Kushtetueses për votën e diasporës dhe formula e shpërndarjes së mandateve të deputetëve. Kujtojmë se në seancën e së…

Read More

Policia Bashkiake në Tiranë ka vijuar aksionin e ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve në kryeqytet të cilët parkojnë në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët. Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë intensifikuar punën jo vetëm në drejtim të marrjes së masave për të parandaluar dhe ndëshkuar parkimet abuzive të automjeteve në qytet, por edhe në drejtim të vjeljes së masave administrative të pashlyera nga kundravajtësit. Policia bashkiake kërkon bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve, për të parkuar në vendet e përcaktuara për parkim, pa u berë pengesë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve, apo…

Read More

Jetnor Zhaboli me profesion ekonomist do të përballet me drejtësinë pasi mbajti të izoluar në banesë, nënën, gruan dhe vajzën e mitur. Ai kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë. Kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pa kontrolluara. Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje. Këtë…

Read More

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) pritet sot për ankesën e paraqitur nga Afrika e Jugut, e cila akuzon Izraelin për shkelje të Konventës së Gjenocidit në Rripin e Gazës. I pranishëm në Hagë ishte edhe ministri i Jashtëm i Afrikës së Jugut, Naledi Pandor. Izraeli pret që IGC të refuzojë akuzën për kryerjen e krimit të gjenocidit kundër palestinezëve të Gazës, siç tha në orët e fundit zëdhënësi i qeverisë izraelite Eylon Levy. Në çdo rast, sot nuk pritet një vendim për akuzën për gjenocid, por ajo që mund të vendosë IGC, thonë vëzhguesit, është të kërkojë një…

Read More

Mbrëmë banorët në ”Big Brother VIP Albania 3” zhvilluan një lojë. ”Loja e karaktereve”, quhej sfida që solli përplasje të madhe ndërmjet banorëve. Ata kishin në dorë disa letra, ku duhej t’i vendosin nga një epitet secilit prej konkurrentëve. Te nofka ”e pamoralshme”, Roza Lati ia vendosi Erjola Doçit, duke e cilësuar si banore të re dhe se nuk e njeh më shumë. Prezantuesja reagoi ashpër menjëherë duke i thënë se është vetë dhe se do ta njohë së shpejti. Duket se Erjolës i ngeli hatri për epitetin që i vuri Roza dhe se sipas saj është fjalë e rëndë

Read More

35 vite në polici, por ditën e enjte nënkomisari Arben Pjeçi i ka dhënë fund, pikërisht në zyrën e tij në policinë e Durrësit. Sipas policisë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e Pjeçit, i cili është gjetur i vetëvrarë me armën e shërbimit. 57-vjeçari ishe babai i dy fëmijëve dhe ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë. Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit…

Read More

Ka shumë gjasa që gara e ardhshme për zgjedhjet presidenciale në SHBA të jetë mes Donald Trump e Joe Biden, me shanse reale për Trump që të hyjë sërish në Shtëpinë e Bardhë. Gjermania e BE duhet të përgatiten këtë herë. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i fitoi në Nju Hampshir zgjedhjet paraprake mes republikanëve për kandidatin që ata do të dërgojnë në garën presidenciale. Me këtë shtohen gjasat, që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor, presidenti aktual, Joe Biden të dalë përballë ish-presidentit Trump, si në vitin 2020. Jo vetëm sondazhet sinjalizojnë, se Donald Trump ka shanse reale të…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur. Ai u ndalonte komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike. ”35-vjeçari sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person”,-informon Policia e Shtetit. Njoftimi i plotë Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në DVP Tiranë, parandalohet…

Read More

Naim Murseli akuzohet si porositës i ekzekutimit të gruas së tij, Liridona Ademaj, ngjarja më e rëndë e viti 2023. Ai është pyetur disa orë nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë avokatja e tij mbrojtëse shprehet se ka një pistë krejtësisht tjetër nga ato që janë bërë me dije deri tani në media. Sipas gazetarit Vebhar Isufi në një lidhje direkte me emisionin “Breaking”, Naimi ka mohuar të gjitha lajmet që qarkullojnë nëpër media, duke i konsideruar të pavërteta. Sipas gazetarit, çështja e vrasjes së Liridonës po hetohet nga autoritetet suedeze, amerikane dhe kosovare, ku kanë rikthyer dhe biseda në telefon,…

Read More

Po vijojnë me ritëm të shpejtë punimet në rrugën ”Borodin Mitarja” në Elbasan. Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje ka publikuar një video me pamjet e nënkalimit që konsiderohet si nyja që zgjidh lëvizjen e automjeteve përgjatë unazës jugore. ”MIRËMËNGJES dhe me nënkalimin që po ndërtohet në rrugën “Borodin Mitarja” në Elbasan, një nyje që zgjidh lëvizjen e automjeteve përgjatë unazës jugore, që të çon drejt Automoto Parkut të parë në Shqipëri, një prej investimeve më të rëndësishme, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Kenneth Eugene Smith është i burgosuri i parë amerikan që u dënua me vdekje, me një maskë azoti. Ai u ekzekutua të enjten në mbrëmje në Alabama. Në orën 10:00 të mëngjesit, Smith hëngri vaktin e tij të fundit, biftek, patate dhe vezë. Që atëherë ai nuk konsumoi më asgjë, sepse xhelati kishte frikë se do të vjellte gjatë ekzekutimit. Ai takoi familjen e tij për lamtumirën e fundit. Ekzekutimi ishte caktuar për në orën 18:00, por ankesat e fundit ligjore, të gjitha të refuzuara, e vonuan atë. I lidhur në gur, pak përpara se xhelati të vendoste maskën e…

Read More

Moti këtë të premte do të jetë me kthjellime, mjegulla do të jetë e pranishme në Juglindje dhe Verilindje në mëngjes dhe mbrëmje, vranësira mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE), me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcë s 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat minimale dhe maksimale: – Zonat malore -1/9°C – Zonat e ulëta 2/15°C – Zonat bregdetare 7/16°C

Read More