Author: tirana

Kreu i PD Lulzim Basha përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale bën me dije se Këshillin e Europës ka miratuar propozimin për një rezolutë të Asamblesë Parlamentare që bën thirrje për konfiskimin e pasurive të federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. “Sot në Këshillin e Europës, Komiteti Politik miratoi unanimisht propozimin tim për një rezolutë të Asamblesë Parlamentare që bën thirrje për konfiskimin e mbi 300 miliardë Euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës”, tha ai.

Read More

Vesa është banorja e cila u arratis nga kazerma megjithëse ishte një dënim që u dha nga Vëllai i Madh dhe duhet të përfundohej. Gjatë ditës së sotme në shtëpinë e Big Brother VIP është lexuar Zarfi i Kuq, në të cilën tregohej dënimi për banoren. Vëllai i Madh ka vendosur ta dërgojë Vesën në nominim, gjatë nominimit të ardhshëm. “Pas arratisjes nga Kazerma vëllai i madh ka vendosur ta dërgojë në nominim automatikisht Vesën në nominim e ardhshëm”, transmetoi Romeo atë që ishte shkruar në zarf.

Read More

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për personat e ndaluar në kuadër të megaoperacionit Tempulli 2. Mësohet se për 18 prej tyre gjykata caktoi masë e “arrestit në burg”, ndërsa njëri është liruar me masën e “arrestit të shtëpisë”. Në Qarkun e Elbasanit gjate operacionit “Tempulli 2” u arrestuan 24 persona nga të cilët 18 me urdhër të Prokurorisë dhe 6 në kushtet e flagrancës. Ky operacion u shoqërua me një “përplasje” mes Institucionit të paraburgimit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pasi refuzoi të izoloheshin aty të ndaluarit sepse mungonte vendimi i arrestit nga Gjykata, ndërsa duhet…

Read More

NGA TIMO FLLOKO Xhon (John) Belushi, aktori gjakshqiptar me famë të përbotshme, një talent gjenial, mit i humorit të Amerikës, sot do të mbushte 75 vite jetë. U shua herët në kulm të rinisë, në moshën 33-vjeçare (me vite sa Krishti…). Xhon Adam Belushi lindi në Çikago të shtetit Ilinois, në SHBA, me prindër shqiptarë. Në tridhjetë e tri vitet që jetoi, zeniti i famës së tij me “Saterday Night Live”, “Radio Hour” dhe filma si “Animal House” dhe “Blues Brothers” pati një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, që në kohët moderne zor se e ka arritur kush.…

Read More

UEFA ka nisur procesin e përzgjedhjes së fituesve që kanë aplikuar për biletat e Europianit ku të shumtë janë edhe shqiptarët, pasi kombëtarja u kualifikua në Gjermani 2024 dhe u shortua në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Të gjithë fituesit janë informuar me anë të një emaili ku i kërkohet të vijojnë me pagesën, ndërsa ata që nuk kanë marrë një email të tillë nuk kanë mundur të sigurojnë bileta. Gjithsesi ata të cilët kanë aplikuar mund ta konfirmojë duke u futur në faqen e UEFA-s te seksioni i biletave dhe pas plotësimit të dhënave, me shumë…

Read More

Në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, kamioni që drejtohej nga shtetasi A. Ç., 48 vjeç, banues në Peqin, ka aksidentuar lehtë shtetasen D. T., 61 vjeçe (këmbësore), e cila po merr asistencë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

67 të arrestuarit në Tiranë në kuadër të operacionit “Tempulli 2” ranë në grackën e agjentëve të Antidrogës falë blerjes së stimuluar. Ashtu si në fazën e parë të operacionin “Tempulli” dhe kësaj here lënda narkotike, kryesisht kokaina ishte e një cilësie tejet të lartë. Fakt ky që evidentohet dhe nga vetë shitësit në bisedat me agjentët e infiltruar. Përgjimet mes agjentëve të infiltruar dhe shitësve Agjenti: 40… Besion Tafa: Qetësohu mor burr! Agjenti: Është krizë fare mo vlla Besjon Tafa: O vllai këtë e ke super tritol, nuk e di ca ke pi mrom, as ku e ke pi? Unë di me të…

Read More

Banorja e ‘Big Brother Vip 3’, Rike Roci, ka kritikuar sot djemtë e shtëpisë për punët e shtëpisë. Ajo u ka thënë se do ua nxjerrë namin për zhulsa, ndërsa iu drejtua Romeos duke i kërkuar të hidhte plehrat. Rikja: Mos më rrini aty si bukurosha, plehrat të paktën. Romeo, çohu hajde Romeo: 5 minuta, të jap fjalën. Puç Rikja tund kokën Rikja: Mirë Romeo: Ça do me thënë me këtë tundjen e kokës? Rikja: Është duke na zënë krimi Romeo: Ore 5 minuta të thashë Rikja: Do ju nxjerr namin që jeni të gjithë zhulsa Romeo: Po mirë Banorët qeshin

Read More

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë pjesën kryesore të ligjit të qeverisë shqiptare, e cila i detyronte studentët e mjekësisë që të punonin për një afat deri në 5 vite në Shqipëri dhe të mos largoheshin në emigrim. Në argumentin e saj, Gjykata ka shfuqizuar të gjitha nenet që kufizonin studentët e mjekësisë që pas diplomimit të largoheshin jashtë vendit, pra që diploma t’u mbahej ‘peng’ deri në një afat 5 vjeçar. Gjykata thekson se: “Në kuadër të testit të proporcionalitetit, Gjykata ka konstatuar, gjithashtu, se neni 6 i ligjit ka ometim ligjor. Ometimi ka të bëjë me mungesën e…

Read More

Autoritetet greke shtynë për në muajin prill fillimin e zbatimit të Kodit të ri të Emigracionit, ndryshe nga sa ishte parashikuar të vepronte prej 1 janarit të këtij viti. Kodi ishte miratuar vitin e shkuar nga Parlamenti grek dhe sjell lehtësim të procedurave ligjore si në marrjen e lejeve të qëndrimit edhe në sektorin e punësimit sezonal të migrantëve duke njësuar bazën ligjore për emigracionin me vendet e Bashkimit Europian. Ndërkohë, për një tjetër ligj për emigracionin e parregullt, që u miratua mesin e dhjetorit të vitit të shkuar nga Parlamenti grek, ende nuk kanë dalë nga Ministria e Brendshme…

Read More

 I shoqëruar nga policia Jamarbër Malltezi shkoi sot në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me hetimin për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani. Malltezi u mor në pyetje për 4 orë. Dhëndri i ish kryeministrit është në hetim për ‘korrupsion pasiv’ e ‘pastrim parash’ lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit sportiv Partizani, pas të cilit u ndërtuan 19 kulla dhe sipas SPAK fitimi i tij ishte 5.4 mln euro. Ndërkohë vjehrri i tij, ish-kryeministri Sali Berisha do të vijojë të qëndrojë në masën arrest shtëpi. Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Ilirjana Olldashi rrëzoi sot ankimin e Berishës i…

Read More

Një nga arrestimet me të bujshme të ndodhura në qytetin e Vlorës gjatë muajit Gusht 2022, është kthyer në dosje penale për Prokurorinë e Posaçme SPAK në Tiranë. Bëhet fjalë për një çështje që lidhet me arrestimin e 35-vjeçarit Amarildo Nikollit alias Xhanej nga Shkodra, i cili u kap me pistoletë me silenciator në brez në Vlorë gjatë një tentative për të vrarë një personazh të botës së krimit në këtë qytet. “Ora News” ka mësuar se Nikolli ka pranuar të flasë para prokurorëve të SPAK, duke treguar sipas tij emrat e disa personazheve të botës së Krimit në Vlorë,…

Read More