Author: tirana

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Spitalin Memorial të Fierit, institucionit të parë spitalor që ka marrë kartën e Autonomisë menaxheriale, tha se shërbimi në spitalet publike është tashmë në një nivel krejt tjetër. Kreu i qeverisë zbuloi që ministri i Jashtëm bëri një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të Brendshme, dhe i ka thënë që nuk e beson që është një spital i ri në Tiranë. Rama tha edhe se mjekët do të kenë mundësi të punojnë edhe jashtë orarit duke ofruar shërbim ekstra për të cilin do të marrin 70% të pagesës ndërsa vetë spitali merr…

Read More

Një valë ankthi ka mbërthyer ministrat europianë të mbrojtjes dhe forcat e armatosura pasi politikanët dhe udhëheqësit ushtarakë besojnë se Donald Trump, skeptik i NATO-s, mund të zgjidhet si Presidenti i ardhshëm i SHBA-së dhe se Rusia nuk mund të detyrohet të largohet apo të mposhtet në Ukrainë. Kjo gjë ka nxitur paralajmërime në rritje se Europa mund të përfshihet në një luftë me Rusinë edhe pse aktualisht Moska është e përqendruar në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, tensionet në Lindjen e Mesme kanë vijuar që të rriten. Sulmi i Izraelit në Gaza vazhdon, armiqësitë me Hezbollahun, grupin që mbështetet…

Read More

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për studentët e mjekësisë, disa prej tyre kanë dalë sot në një deklaratë për media. Ata shprehën se nuk janë dakord me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi rishikimin e afateve, por do të jenë hartuesit e ligjit ata që do e caktojnë në këtë nivel apo poshtë tij, dhe u shprehën se nëse e drejta e tyre cenonehet, do të ketë sërish protesta. Sipas studentëve, do të ishte e drejtë që të dëgjoheshin të gjitha palët, ndërsa janë në pritje të vendimit të arsyetuar. “Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë…

Read More

Pas 2 seancave të dështuara, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet online. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00. Enkelejd Alibeaj, bashkëkryetari i Komisionit, i cili përgjatë 2 seancave të kaluara nuk ka qenë i pranishëm. Vendimi për ta bërë online erdhi pas kaosit që u shoqërua në të dyja seancat, pasi opozita e Gazment Bardhit nuk dëshiron Enkelejd Alibeaj si bashkëkryetar, por Oerd Bylykbashin. Lulzim Basha ka refuzuar që të dakordësohet në këtë pikë me palën tjetër të opozitës dhe është i palëkundur në këtë drejtim.

Read More

Një rast tjetër dhunë në familje është zbuluar në qytetin e Tiranës, ku një 66-vjeçar vënë në pranga pasi ka mbajtur të mbyllur në banesë familjarët dhe i ka kërcënuar me sëpatë. 66-vjeçari R.S mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në rrugën “Pavarësia”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e ka mbyllur atë në banesë, së bashku me nipërit dhe mbesat, dhe i ka kërcënuar ata me sëpatë, që të mos lajmëronin Policinë. Sëpata u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Pasi penguan mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi nga PD-ja e Rithemelimit, tha për mediat që PS duhet të lejë lojërat. Ai theksoi se tradita e komisionit bipartizan, është ajo ata kërkojnë në mënyrë konstante, që përbëhet gjysma nga mazhoranca dhe gjysma nga opozita. ”Bashkëkryetarët i takojnë partisë më të madhe në mazhorancë dhe opozitë, që është PD. PD dhe opozita ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të marrë pjesë në mënyrë aktive për të gjetur konsensus për rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kemi dorëzuar dje në parlament kërkesën e re, 47 deputetë kanë firmosur që komisioni të rikompozohet. Mirëpresim që…

Read More

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Ervin Salianji ka dhënë një deklaratë për mediat pasi së bashku me deputetët e grupit të Berishës dhe Bardhit bllokuan për të dytën herë mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ai e quajti mbledhjen një teatër ndërsa tha se deputetët e grupit të Bashës, edhe sot bojkotuan mbledhjen duke mos u paraqitur. ”E patë edhe sot një teatër tjetër i pështirë i përfaqësuesve të mazhorancës, pavarësisht se 7 deputetët që kanë marrë me dhunë përfaqësimin në komisionin e Reformës Zgjedhore sot bojkotuan mbledhjen siç kanë bërë për 2 vite me radhë. Kjo është tallja dhe…

Read More

Edhe këtë të premte ka vijuar i njëjti skenar nga opozita, duke bllokuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në sallë si herën e parë, edhe sot mungoi bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj nga PD-ja e Bashës. Deputetët e Rithemelimit shkuan më herët në ambientet ku do mbahej mbledhja dhe u ulën në vendet që ishin parashikuar për anëtarët e mazhorancës në këtë komision. Ata ndezën sërish zhurmuesen, teksa debate ka pasur mes Luan Baçit, Ervin Salianjit dhe bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri, i cili mbeti në këmbë pasi vendin e tij e kishte zënë Albana Vokshi. Pasi qëndruan për disa minuta…

Read More

Një tjetër rast dhune në familje është denoncuar këtë të premte. Një 50-vjeçar është arrestuar në fshatin Toplane, pasi dhunonte gruan dhe katër fëmijët e tij të mitur. Mësohet se së fundmi 50-vjeçari P. L i ka kërcënuar se do i vriste me thikë. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Edhe këtë të premte deputetët e grupit më të madh opozitar, Bardhi-Berisha po bllokojnë punimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Mbledhja ishte parashikuar të mbahej për pika të rëndësishme, por që deputetët kanë përdorur sërish të njëjtën strategji duke u futur në sallë dhe janë ulur në karriget e anëtarëve të komisionit. Duket se edhe këtë të premte, nuk do të lejojnë që të zhvillohet mbledhja.

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se Partia Socialiste punon me dy standarte. Në një dalje nga Kryesia e Kuvendit, ajo tha se mazhoranca ka ngritur dy grupe pune, një prej tyre që do merret me institucionet e pavarura, mbi të gjitha për kontrollin e atyre të drejtësisë të Spak-ut. ”Një akt e sulm i pastër që bëhet ndaj këtyre institucioneve. Ashtu siç të gjithë e kemi parë këshilli i integrimit. Pse sot PS po kërkon të kontrollojë punën e këtyre institucioneve? Kjo duket që është një mburojë ndaj institucioneve të drejtësisë. Një përpjekje të qartë që tregon dy anët…

Read More

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, kjo pasi montonte mina me telekomandë dhe ua shiste grupeve kriminale. ”Sekuestrohen 3 mina me telekomandë për shpërthim në distancë, të cilat 45-vjeçari i kishte fshehur në trup, dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet këtij shtetasi, në momentin e arrestimit. 3 ditë më parë, Policia e Mirditës sekuestroi 2 mina të tjera me telekomandë dhe 1 kallashnikov, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre”,-informon Policia. Njoftimi i plotë Parandalohen të tjera ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë. Finalizohet…

Read More