Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Montonte mina me telekomandë dhe ua shiste grupeve kriminale, kapet 45-vjeçari në Lezhë

09:49 / January 26, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 200 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, kjo pasi montonte mina me telekomandë dhe ua shiste grupeve kriminale. ”Sekuestrohen 3 mina me telekomandë për shpërthim në distancë, të cilat 45-vjeçari i kishte fshehur në trup, dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet këtij shtetasi, në momentin e arrestimit. 3 ditë më parë, Policia e Mirditës sekuestroi 2 mina të tjera me telekomandë dhe 1 kallashnikov, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre”,-informon Policia.

Njoftimi i plotë

Parandalohen të tjera ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë. Finalizohet operacioni policor i koduar “New Start”. Montonte mina me telekomandë (me lëndë plasëse C4), për t’ua shitur grupeve kriminale, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë për shpërthim në distancë, të cilat 45-vjeçari i kishte fshehur në trup, dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet këtij shtetasi, në momentin e arrestimit. 3 ditë më parë, Policia e Mirditës sekuestroi 2 mina të tjera me telekomandë dhe 1 kallashnikov, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas prodhonte mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “New Start”.

Në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar Ilir Gjoka., i cili mund të transportonte minat me telekomandë dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta ndaluar. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë, dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale, për kryerjen e krimeve kundër personit.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi I. Gj., 45 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 minat (të montuara me celularë) dhe sasia e cannabisit. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lezhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit 

20:18 / October 13, 2026

Gurë e molotovë drejt MA dhe policisë. Protestuesit shkatërrojnë biznesin, 13 të lënduar, 30 të shoqëruar 

19:40 / October 13, 2026

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Shkulen kangjella, thyhen xhamat e institucionit

15:52 / October 13, 2026

Parandalohet një vrasje për hakmarrje në Kurbin, arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë automatike

13:03 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.