Author: tirana

Të gjithë personat e lindur përpara viteve 2000, që nuk e dokumentojnë rivaksinimit ndaj fruthit, duhet të vaksinohen. Numri i fëmijëve të infektuar me fruth ka arritur në 17. Autoritetet shëndetësore janë të alarmuar dhe kërkojnë që Ministria e Arsimit të ndërhyjë, pasi në shkolla janë pranuar nxënës pa paraqitur certifikatën e vaksinimit, sikundër ka ndodhur në një shkollë në Durrës ku vetëm 60% e nxënësve e kishin paraqitur këtë dokument. Ndërkohë që ligji për sëmundjet infektive përcakton se asnjë fëmijë i pa vaksinuar nuk mund të frekuentojë kopshte, çerdhe apo shkolla. Mos vaksinimi ndaj fruthit i rriskon fëmijët edhe…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur sot në ambientet e SPAK në zbatim të masës së paraqitjes. Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim dalje jashtë vendit pasi ai po hetohet lidhur me disa çështje. Pas daljes pas pak minutash Beqaj ka thënë për gazetarët se çdo ditë të premte dihet që ai paraqitet pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Read More

Astrologia Meri Shehu dhe moderatori Meriton Mjekiqi, që prej fillimit të “Big Brother VIP”, kanë pasur një marrëdhënie të afërt me njëri-tjetrin, dhe herë pas here shkëmbejnë edhe batuat mes tyre. Teksa Meritoni i këndonte një këngë, Meri shprehet se “ty të kam dashuri”, ndërsa shton duke qeshur “se deri në fund çfarë nuk do bëjmë ne të dy”. Meri u shpreh se vlerëson më shumë miqësinë se dashurinë, duke iu drejtuar Meritonit, se nëse do e kishte të dashur, pas dy javësh do ishin ndarë. Pjesë nga biseda: Meritoni: (këndon)Të gjithë duan të të kenë, por kot e kanë……

Read More

Gentian Kuqi, autori i dyshuar i plagosjes së fqinjit të tij një natë më parë në Durrës, është në pranga nga policia. Burime zyrtare nga kjo e fundit bëjnë të ditur se 50-vjeçari u vetëdorëzua “prej pamundësisë për t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët”. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar. Një sherr, i cili dyshohet se lindi për shkak të zhurmave, bëri që Kuqi të plagoste me armë zjarri fqinjin e tij Mikel Spirollari. 40-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e…

Read More

Këngëtarja Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Shape of Me” e cila është në bashkëpunim me trajnerin e “The Voice Australia” Keith Urban. Kënga e re është një dhuratë për nënën e këngëtares me rastin e ditëlindjes së 60-të. Në videoklipin e këngës ka filmime nga fëmijëria ndër vite e artistes me origjinë shqiptare. Nëna e Ritës, Vera, babai i saj Besniku, motra e madhe Elena, 35 vjeç dhe vëllai më i vogël Don, 25 vjeç, shihen gjithashtu në këtë videoklip në momente të ndryshme. Rita Ora ëshët shprehur se kishte kohë që dëshironte t’i dedikonte nënës…

Read More

Prej orës 12:00 në Gjykatën e Posaçme vijon seanca paraprake për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste. Ish-zyrtari i lartë përmes avokatit ka kërkuar pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar. Mësohet se Dako para Gjykatës është shprehur: Leja për pallatin ishte vendim kolegjial, ndërsa për tenderin e vijës bregdetare është shprehur se projekti është aty dhe të verifikohet.

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, u është drejtuar me një pyetje kolegëve të saj deputet, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, pas dështimit të mbledhjes së komisonit të Reformës Zgjedhore sot, e cila u mbajt më pas online. “Jemi apo nuk jemi për hapjen e listave të deputetëve?”, shkruan ajo, duke theksuar se çdo deputeti duhet ti bëhet kjo pyetje publikisht, e të provohet para shqiptarëve se sa u vlen lëkura secilit. Ajo shprehet se problemi i shqiptarëve nuk është nëse janë apo jo 140 deputetë në zgjedhjet e 2025, por problemi është të ketë mundësi të zgjedhë më…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi ditën e sotme deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani se ish-Presidenti është nën hetim dhe nuk mund të jepte deklarata për çështjet që janë në proces. Por Ilir Meta ka deklaruar se gjithë jetën ka qenë nën hetim dhe se prokurorë të caktuar kanë marrë angazhime personale për t’u marrë me të. “Kam qenë gjithë jetë në hetim, prokurorë që flirtojnë me politikën, kanë marrë angazhime personale për t’u marrë me ilir Metën. Unë kam qenë këtu, do jem gjithmonë këtu përballë jush. Të jeni të sigurt që nuk ka asnjë forcë që…

Read More

Të afërmit dhe kolegë të policit të vetëvrarë në Durrës, nuk ishin në dijeni për ndonjë shqetësim të 57-vjeçarit. Mes dhimbjes dhe lotëve, ata shprehen të tronditur për ngjarjen. “Më bënte përshtypje se ishte shumë shumë i ndershëm, jashtë mase!”. “U çuditëm mbrëmë, por ka pas sedër të madhe”. “I dashur e serioz. Na ka ardhur keq!”. Arben Pjeci, u gjet i vetëvrarë me armën e punës brenda zyrës së tij në policinë e Durrësit. Ai ishte specialist krimesh në këtë komisariat, ndërsa sipas uniformave blu, e ka qëlluar veten me një plumb në pjesën e kraharorit. 57-vjeçari ishte mbyllur…

Read More

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP 3”, ndërsa nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet mes tyre. Së fundmi teksa po bisedonin së bashku, Heidi e ka pyetur Ilnisën nëse ka rënë në dashuri me banorin, ndërsa kjo e fundit e habitur nga pyetja u shpreh që jo pasi sipas saj është e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë, megjithëse do të ishte shumë e lumtur sikur ajo të lidhej me gazetarin. Pjesë nga biseda: Heidi: A ke rënë në dashuri me Meritonin? Ilnisa: Çfarë…

Read More

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Suedinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Suedeze që ky takim të luhet më 25 mars 2024 në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, ndërsa orari mbetet për t’u përcaktuar. Sa i përket miqësores me Suedinë, kjo do jetë hera e gjashtë që dy përfaqësueset do të përballen në një ndeshje futbolli. Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1.

Read More

Një studim tronditës ka zbuluar se vetmia mund të jetë më e rrezikshme sesa mbipesha. Gjithmonë e kemi ditur se njerëzit janë qenie të shoqërueshme, por duket se shoqëria është kruciale për ekzistencën tonë. Këtë e dëshmojnë edhe statistikat sipas ekspertëve, vetmia mund të rezultojë në 50% rritje të shanseve për vdekje të parakohshme, që është rrezik më i ulët krahasuar me 30% të rritjes së rrezikut për vdekje të parakohshme nga mbipesha. Pavarësisht avancimeve teknologjike që supozohet të na kenë lidhur më mirë me njëri-tjetrin, vetmia duket që veçse është rritur. Në Amerikë, njerëzit vazhdimisht po ndihen më të…

Read More