Gjashtë personat e arrestuar në Lezhë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”, u liruan nga qelia. Gjykata e Lezhës vendosi të ndryshojë masat e sigurisë “Arrest në Burg” të dhënë me 18 janar në mungesë ndaj tyre, duke vendosur “Detyrim Paraqitje” për njërin prej tyre dhe “Arrest në Shtëpi” për 5 personat e tjerë të arrestuar, të cilët janë vënë nën akuzë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Vendimi u dha nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili pasi dëgjoi palët ndryshoi masat e sigurimit për personat e arrestuar me bujë në kuadër të megaoperacionit…
Author: tirana
Plas e qeshura në studion e “3D”, pasi aktori Viktor Zhustin, tha se për të gjetur protagonistin , autori Leka Bungo është lodhur shumë. “Kam përshtypjen që Leka Bungo kontrolloi gjithë arshivat e teatrit , kontrolloi dhe gjithë azilet nëse mund të gjente një gjë të përshtatshme dhe në fund i mbeta unë në dorë”, tha duke qeshur Zhusti . Nga interpretimi i Zhustit do kuptojmë që personazhi, komunisti Kuqo, le një testament dhe rrëfen kohën që prej fillimit të krijimit të partisë komuniste e deri në vitin 1991.
Për t’i kuptuar pak më thellë qytetarët në perceptimin që ata kanë për veten si të majtë a të djathtë, Barometri, ka parë edhe ndarjen e perceptimit të tyre sipas spektrit ideologjik politik edhe sipas gjinisë, moshës dhe vendndodhjes gjeografike. Rezulton se 38.2% e burrave të pyetur e konsiderojnë veten të djathtë dhe 33.9% e grave të pyetura e konsiderojnë veten të djathta. Të majtë e konsiderojnë veten 41% e burrave të pyetur dhe 50% e grave të pyetura e konsiderojnë veten të majta. Tek grupmoshat vihet re se tek më të rinjtë nga 18 deri ne 34 vjeç, diferenca…
Dy gjimnazistë të moshës 16 dhe 17 vjeç janë qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Çikago në SHBA. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat e huaja dyshohet se adoleshentët janë qëlluar nga persona të armatosur në momentin kur ishin duke dalë nga shkolla. Dy automjete kanë ndaluar përpara tyre, persona të mbuluar fytyrën më kapuç kanë dalë jashtë dhe kanë hapur zjarr ndaj dy gjimnazistëve. Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qëlluar rreth 20 herë me armë zjarri. Ndërkohë nxënësit e identifikuar janë 17-vjeçari Robert Boston dhe 16-vjeçari Monterio Williams.
Dashi Marrëdhënia në çift do të bazohet mbi një bazë të fortë komunikimi dhe bashkëpunimi. Ju e kuptoni rëndësinë e mbajtjes së ekuilibrit në marrëdhënie, duke u përpjekur të mbështesni njëri-tjetrin me dashuri. Për beqarët, ndërgjegjësimi për kompleksitetin e jetës ju shtyn ta përballoni çdo çështje me qetësi. Të jetosh plotësisht çdo moment dhe të mësosh nga përvojat do të kontribuojë në rritjen tuaj personale. Në planin e punës, qëndrimi juaj pozitiv do t’ju udhëheqë gjatë kësaj periudhe, duke demonstruar vendosmëri dhe aftësi. Demi E shtuna mund të paraqesë sfida dhe dyshime. Është e rëndësishme të ruani qetësinë mendore, pasi…
Katër banorët e BBV3 të nominuar për këtë javë kanë qenë vajza: Sara, Ledjona, Ilnisa dhe Roza, ku në “Prime-n” e sotme njëra prej tyre do lerë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Olta Gixhari ka komentuar në Instagram këtë nominim dhe shpreh hapur se cilën nga vajzat pëlqen. Sipas saj, nuk është dakord, që vajzat janë hedhur në krahët e djemve dhe nuk kanë aspak besim në vete për të përballur këtë sfidë të vetme. E vetmja vajzë që nuk e ka bërë këtë gjë është Ledjona, e cila sipas Oltës është një shembull në atë shtëpi. “Dua të…
Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore disi më të ngrohta me origjinë Perëndimore duke kushtëzuar; mot, kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë. Orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Verilindore dhe ekstremin Verior duke rrezikuar flokë dëbore në Alpet e Veriut. Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C deri në 18°C.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ia dorëzoi sot pasdite mandatin për formimin e qeverisë teknike ish-kryetarit të Parlamentit, zotit Talat Xhaferi, ndërsa parlamenti zgjodhi Jovan Mitreskin për kryetar të ri të tij. Zoti Xhaferi tha se me përgjegjësi të plotë do t’i zhvillojë bisedimet për formimin e kabinetit të ri qeveritar, që “do t’i përkushtohet mirëqenies së qytetarëve të vendit”. Talat Xhaferi dje dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Parlamentit për t’i hapur rrugën formimit të qeverisë teknike. I mandatuari Xhaferi pritet që nesër t’ia dorëzojë parlamentit programin dhe listën e emrave të kabinetit të tij. Por,…
Në një konferencë për mediat, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet në lidhje me ftesën e bërë nga Kreshnik Çollaku ndaj pjesës tjetër të opozitës për të dalë me propozime të përbashkëta për Reformën Zgjedhore. Basha tha se nuk është kundër, por nënvizoi se katër propozimet publike të PD për reformën janë të panegociueshme. “Nëse dikush thotë s’jam për lista të hapura, ne do i themi qofsh me shëndet se s’je në rrugën tonë. Katër qëndrimet tona janë qëndrime publike, ne i mbështesim ato. Nëse dikush thotë nuk janë për lista të hapura, ne jemi për lista të…
Policia e Maqedonisë së Veriut e mbështetur nga Europoli dhe policinë e disa shteteve të tjera, në bashkëpunim me prokurorinë e vendit, ka arrestuar 7 nga 16 persona, anëtarë të një grupi kriminal. Në konferencë për mediat ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se grupi në fjalë merrej me trafik droge dhe vrasje, mes tyre dhe të ekzekutimit të një shqiptari. Si rezultat i hetimeve dhe të dhënave të marra, janë siguruar provat se organizatori i grupit kriminal është Sheval Muaremi, nga fshati Gërcec i cili, nga mediat maqedonase njihet si “bosi i Gërçecit”. Sipas ministrit Spasovski, janë siguruar dëshmi se grupi i Sheval Muaremit ka…
Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të rrëzojnë qeverinë dhe Edi Ramën. Në fjalën e tij nga “arresti i shtëpisë”, Berisha tha se qytetarët duhet të ngrihen për të kërkuar drejtësi për dinjitetin e tyre. Ai u shpreh se qytetarët “nuk duhet të presin që Edi Ramën ta ndëshkojë SPAK”. Për dinjitetin tuaj ngrihuni në këmbë dhe kërkoni drejtësi për dinjitetin tuaj. Mos prisni që Edi Ramën ta ndëshkojë Dumani, ai është një skllav i tij i mjerë”, tha Berisha ne fjalen e tij. Berisha u ndal edhe tek aksioni opozitar, i cili ka nisur…
Arsyeja e recesionit të vitit të kaluar të ekonomisë gjermane është niveli i lartë i pushimeve mjekësore, sipas një studimi të ri. “Shkalla e madhe e pushimeve mjekësore vitin e kaluar çoi në një mungesë të madhe në prodhim. Pa pushim mjekësor, ekonomia gjermane do të ishte rritur me 0.5 për qind vitin e kaluar”, sipas studimit të Shoqatës së Industrisë Kërkimore Farmaceutike (VFA), raporton Reuters. Për shkak të numrit të madh të punëtorëve që ishin në pushime mjekësore, ekonomia gjermane u ul me 0.3 për qind. “Për shkak të numrit mbi mesatar të orëve që punonjësit shpenzonin në pushim…