Author: tirana

E diela e 28 janarit është një ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë qeveria do ketë një kryeministër shqiptar. Talat Xhaferit është mandatuar si kryeministër për krijimin e qeverisë teknike, e cila do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re që do të formohet pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Qeveria teknike pritet të miratohet këtë fundjavë, ku Telat Xhaferi ka depozituar në Kuvend përbërjen me ministrat teknikë. Edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se nesër është ditë historike, pasi zgjedhin kryeministrin e parë shqiptar të…

Read More

Gjatë përkujtimit të 33-vjetorit të Shoqatës “Çamëria”, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se situate politike me sherrnaja nuk ndikon pozitivisht në çështjen e Çamërisë. Ai ka theksuar se çështja Çame duhet të zgjidhet me dialog, pasi Çamëria do marrëdhënie të mira me fqinjët grekë. Sipas Idrizit, rasti i Fredi Belerit po dëmton marrëdhënien Shqipëri-Greqi “Sot jemi fatkeqësisht miqtë e mi në një situatë politike me shumë tensione dhe sherrnaja, ku politika duhet të ishte vendi i të urtëve. Besoj e keni parë që sa herë permendet emri i Çamërisë në parlament të gjithë heshtin. Të paktën një nga…

Read More

Benet Beci, Kryetari i bashkisë së Shkodrës ka urdhëruar shkrirjen e Teatrit Migjeni, duke e përfshirë edhe këtë institucion mes katër drejtorive të bashkisë që do të pësojnë të njejtin fat. Urdhri i lëshuar më 24 janar 2024 nga Benet Beci thotë:  “Urdhëroj: Shkrirjen e institucioneve të varësisë së Bashkisë Shkodër si më poshtë vijon: Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore; Teatri “Migjeni”; Drejtoria Ekonomike e Arsimit; Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve; Dega Ekonomike e Kulturës. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet administrata e Bashkisë Shkodër. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.”

Read More

Jan 27, 2024 | 13:11 Familjarët e banorëve të “Big Brother”, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes, kryesisht për të parë sesi perceptohet prej tyre loja e banorëve. Këtë herë, i ftuar ka qenë Mario Deda, vëllai i Julit, i cili gjithashtu është aktor. I ftuar në “Top Albania Radio”, Mario foli për lojën e të vëllait, por edhe sesi i kanë parë ata përplasjet e forta. Pas “Prime”-t të kaluar, Julian Deda pati një debat shumë të fortë sërish me Eglën një vazhdimësi e diskutimit që nisi që mbrëmjen e parë të qëndrimit në shtëpinë e BBV për…

Read More

Me mungesën e fuqisë punëtore që po bën presion shtesë mbi ekonominë e ngadaltë të motorit të eurozonës, dhjetëra kompani në Gjermani po përgatiten të eksperimentojnë me punën katër-ditore. Nga 1 shkurti dhe për gjashtë muajt e ardhshëm, 45 kompani do të japin një ditë pushimi shtesë në javë për qindra punonjës pa u ulur pagat. Qëllimi i eksperimentit, i cili ka edhe përfitime për mjedisin, sipas DË, është të zbulojë nëse sindikatat kanë të drejtë që puna katërditore do të rrisë produktivitetin e një stafi më të shëndetshëm dhe më të lumtur, raporton Bloomberg. Megjithëse stafi do të punojë…

Read More

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë rrethrrotullimit në Savër. Kamioni ka dalë nga rruga, ka marrë përpara fillimisht shenjat sinjalistike të rrugës dhe më pas është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë. Si pasojë është dëmtuar shoferi i kamionit dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.

Read More

Izet Shulku, është 50-vjeçari i cili njihet nga të gjithë si “Tarzani i Dibrës”. Izeti është bërë i famshëm si një njeri ekstremesh e aventurash dhe për lidhjen e tij me natyrën. Si çdo dimër, edhe këtë dimër, Izeti ka ndarë një videot e tij të guximshme duke u larë në temperaturat e acarta, mes ngricës e dëborës. “Në -12 gradë. ju lutem të gjithëve mos më dërgoni video rusësh, unë jam Izet Shulku dhe sfidoj gjithë botën. Këpucët i kam veshur që mos të çaj këmbët. Kush do një jetë të shëndetshme të futet këtu pas meje”, dëgjohet të…

Read More

Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Në vitin 1961, Drejtorisë së Projektimit dhe Ndërtimit të Hidrocentraleve i vjen urdhëri për studimin e skemës së shfrytëzimit të lumit Drin për prodhim energjie elektrike. Varianti që gjeti zbatim parashikonte ndërtimin e hidrocentraleve të Vaut të Dejës, Komanit dhe Fierzës. Kuota e liqenit të Fierzës parashikohej të arrinte në 500 metra, duke sjellë në mënyrë të pashmangshme përmbytjen e një qyteti; Kukësit, që ndodhej në kuotën 255 metra. Sëbashku me qytetin e Kukësit përmbyteshin edhe disa fshatra. Fshatrat që do të përmbyteshin ishin fshati Brut me 300 banorë, fshati Ramhasë me 200 banorë dhe fshati Kolsh…

Read More

Për inceneratorin e Tiranës, Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të lërë në fuqi masat e caktuara nga gjykata e Shkallës së Parë me përjashtim të Pëllumb Abeshit i cili rikthehet në qeli. Më herët ai ishte me masë sigurie “arrest ne shtëpi”, por gjykata i ndryshon atë në “arrest në burg”. Ai gjithashtu rezulton i dënuar edhe për inceneratori e Fierit, dënim të cilin e vuante në “arrest shtëpie”. Abeshi u lirua në 10 janar, para 17 ditësh për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Ndërkohë është lënë e pandryshuar masa e sigurisë për 7 ish-zyrtarët mes tyre…

Read More

Dy shtetas shqiptarë të akuzuar si bashkëpunëtore në trafikimin e sasive të mëdhaja të lëndëve narkotike, janë ekstraduar nga Gjermania dhe Greqia në Shqipëri. Shtetasi me iniciale E.D, 31-vjeç banues në Shkodër ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 28.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas akuzohet se gjatë periudhës janar 2018-dhjetor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte sasi…

Read More