Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është zotuar të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse për vendosjen para përgjegjësisë të çdo punonjësi të Kombeve të Bashkuara të përfshirë në akte terroriste. “Çdo punonjës i Kombeve të Bashkuara i përfshirë në akte terroriste do të mbahet përgjegjës, duke përfshirë ndjekjen penale”, tha Guterres.
Author: tirana
88 vite më parë, 28 janar të vitit 1936, u lind në Gjirokastër Ismail Kadareja, shkrimtari i shquar shqiptar. Presidenti Bajram Begaj ka uruar shkrimtarin e madh Isamil Kadare për 88-vjetorin e tij të lindjes. Kreu i shtetit përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin. ”Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare! Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne. Kadare është një urë e…
Nga Mevlan Shanaj Ajo me filmat “Kur xhirohej një film”, “Beni ecën vet”,”Tomka dhe shokët e tij” ka befasuar kritikën botërore! Dhe ja pra ky personalitet artistik, në jetën e përditshme ishte një ndër gratë më të zakonshme të Tiranës! Për mua që kishim miqësi mbeti “Grua e çuditshme”Për sa kohë jemi takuar në mjedise të ndryshme, kryesisht familjare, nuk dhe nuk bëri regjisoren në asnjë bisedë! Më bënte përshtypje kjo mënyrë e jetës së saj! Në ato vite ajo u bë Mbretëresha e filmit për fëmijë! Në atë rrugë u fut gradualisht duke dhënë film pas filmi modelin e…
Kryeministri Edi Rama ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e 88-vjetorit të lindjes së tij. Kreu i qeverisë ka publikuar një video në rrjetet sociale, me një këngë, vargjet e të cilës janë shkruar nga Ismail Kadare.
Talat Xhaferi pritet që të zgjidhet sot kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Ai pritet të drejtojë qeverinë teknike që do të merret me organizimin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 8 Maj. Xhaferi ka folur për mediat dhe u shpreh se zgjedhja e një kryeministri shqiptar për herë të parë në Maqedoninë e Veriut ndodh në kohën e duhur. “Mendoj se është në kohë dhe nuk është e vonuar, për faktin që aspektet procedurale dhe formale i përcakton Ligji për Qeverinë që përcakton se 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike, e cila ka për…
Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur pas orës 03:00 të mëngjesit një pikë lojrash fati në rrugën “Gounari” në Glifadha, sipas burimeve policore. Me armë ata kanë kërcënuar 44-vjeçaren punonjëse të pikës dhe pasi e kanë neutralizuar, kanë marrë paratë nga kasa dhe janë larguar me vrap. Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe duke pasur në duar përshkrimin e mjetit me të cilin u arratisën autorët, arriti t’i lokalizojë.
Tensione në gjykatën e O Porriño pas daljes nga seanca për caktimin e masës së sigurisë të 30-vjeçarit shqiptar Florian Rama, i akuzuar për vrasjen e të riut maroken Soufian Mhara 24 vjeç në vitin 2019. Rama u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar dhe u ekstradua në Spanjë ku do të përballet me akuzën ndaj tij. 30-vjeçari shqiptar, kreu i Gjykatës Hetimore 1 të Porriño konfirmoi hyrjen e tij në burg, i hetuar fillimisht për veprën penale të vrasjes. I dyshuari, i cili ka mbërritur rreth orës 13:00 me një furgon të policisë, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për…
Një ish-efektiv policie ka vrarë famiiljen e tij dhe më pas veten në Podgoricë të Malit të Zi. M.D ka vrarë gruan dhe djalin me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar veten. Ai ishte punonjës i tyre në pension, ndërsa gruaja e tij ishte edukatore, raportojnë mediat e huaja. Motivi i këtij krimi ka qenë gjendja e akumuluar e shkaktuar, pasi djali i tij ka ndërruar jetë. “Hetimet në vend janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë. Sipas informacioneve të disponueshme,…
Kushtrim Kokalla, i arrestuari i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar se Naim Murseli e ka lutur atë prej afër një viti që ta kryejë vrasjen e 30-vjeçares. Ai ka deklaruar se Murseli e ka planifikuar edhe më herët vrasjen e gruas së tij, për çfarë i ka ofruar edhe para Kokallës. Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njëherësh familjar i Murselit, mohon të ketë pranuar këtë punë për çfarë thotë se i ka bërë thirrje që mos ta bëjë asnjëherë. “Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti…
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekqiqi po kalojnë gjithnjë e më shumë momente me njëri-tjetrin në shtëpinë e ”BBV3” duke fjetur së bashku në krevat. Puthjet dhe ledhatimet mes tyre s’kanë munguar ndërsa kanë nisur t’i shprehin edhe ndjenjat njëri-tjetrit. Gazetarja e ka pyetur moderatorit nëse e do dhe ky i fundit iu është përgjigjur “të kam shpirt”. Pjesë nga biseda: Ilnisa: Do flemë gjumë tani? Ma premton, më puth (Meritoni e puth) A më do? Meritoni: Të kam shpirt. Ilnisa: Unë të pyes gjithmonë, a më do, llastohem. Meritoni: Pse dyshon? Ilnisa: Nuk dyshoj, do të vijë një moment që…
Shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare feston sot 88-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka urur gjeniun e letrave shqipe. “Gëzuar ditëlindjen kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare”, shkruan Veliaj. Shtëpia ku jetoi dhe punoi për shumë vite për të shkruar disa nga veprat e tija më të njohura letrare, Ismail Kadare është kthyer nga Bashkia Tiranë në muze. Banesa ndodhet në një prej pallateve me më tepër histori në kryeqytet në qendër të Tiranës, ku shkrimtari ka jetuar për rreth 15 vite dhe ka shkruar disa nga kryeveprat e…
Palët që po negociojnë një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës kanë finalizuar një draft që parashikon pezullimin e konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit për dy muaj, në këmbim të lirimit të më shumë se 100 pengjeve që janë ende në duart e lëvizjes islamike palestineze. Burime anonime thanë për “New York Times” se një marrëveshje përfundimtare mund të arrijë brenda dy javësh. Shumë vende janë përfshirë në negociatat për përfundimin e konfliktit të armatosur, mes të cilave spikasin Katari dhe Egjipti. Ndërkohë, një tjetër media amerikane, Wall Street Journal shkruan se në ditën e 114 të luftës në Gaza,…