Author: tirana

Lidhjet homoseksuale të 39-vjeçarit dyshohet se janë shkak i vrasjes së Bledar Dedjas, të riut shqiptar që u vra rreth një javë më parë në pyllin e Paderno del Grappa në Itali. Kjo është pista në të cilën janë fokusuar hetuesit, të cilët zbulimin e misterit të vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar, i cili raportohet se bënte një jetë të dyfishtë, shkruan media italiane “Il Gazzettino”. Gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat gjithashtu disa vite më parë pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën. Marrëdhënia e tyre ishte ftohur edhe pse asnjëri…

Read More

Albano Bogdo ka folur për sfidat e tij me ankthin në podkastin “Garage Lock” me Renis Gjokën dhe Eugent Bushpepa. Albano tregoi se për 3 javë, kur thirrej emri i tij në skenë, nuk drejtohej për nga skena, por nga spitali, për shkak të sulmeve të panikut që përjetonte. “Më çoi Turi te “5-sa” (Spitali Nr.5), më çoi një herë te një psikologe, ajo e kuptoi që nuk kisha lidhje fare dhe e kuptoi që duheshin ilaçe. I tha Turit që duhet ta çosh te një psikiatër. Të nesërmen Turi më thotë që do të shkojmë tek 5-sa. Herën e…

Read More

“Icon of the Seas” është kulmi i më shumë se 50 viteve të ëndërrimit, inovacionit dhe të jetuarit të misionit tonë, për të ofruar përvojat më të mira të pushimeve në botë dhe me plot përgjegjësi”, tha në fillim të kësaj jave presidenti i Royal Caribbean Group, Jason Liberty. Kjo është anija më e madhe në botë e cila është nisur për të realizuar udhëtimin e parë nga Miami i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Teksa anija po bëhej gati për lundrimin e saj të parë shtatë ditor, ajo u inagurua nga ylli i fushës së blertë Lionel Messi si…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha kanë uruar Talat Xhaferin, i cili do të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet besimplotë se me lidershipin e tij qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. URIMI I METËS Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, Talat Xhaferi! Besimplotë se me lidershipin e tij dhe angazhimin e dëshmuar…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nisi ditën e sotme me një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Koçiu bëri të ditur se në prioritetet e ministrisë që ajo drejton, gjatë 2024, është zgjerimi i shërbimit të asistencës shtëpiake për të moshuarit, si dhe shtimi i shërbimeve komunitare për ta nëpërmjet Fondit Social në 61 bashkitë e vendit. “Në kafen e mëngjesit me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë. Sa shumë ide dhe mendime ndamë bashkë me ta dhe sigurisht në takimin e radhës do japim llogari të dyja palët për zbatimin e çdo…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se marrëveshja paqësore e Ohrit i ka dhënë leje Talat Xhaferit që të bëhet zot në shtëpinë e tij. Kështu ka thënë ai nga foltorja e Kuvendit, në ditën kur Talat Xhaferi pritet të bëhet kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoninë e Veriut. “Marrëveshja paqësore e Ohrit i dha leje Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Fituan turqit, romët, vllehët, serbët, të gjithë fituan me marrëveshjen paqësore të Orhit dhe kjo marrëveshje neve na ka bërë zot në shtëpinë tonë dhe ju duhet të jeni krenar…

Read More

Një tjetër çift potencial në ”Big Brother Albania VIP 3” është ai Ilnisa-Meriton. Dyshja e shijojnë mjaft mirë shoqërinë e njëri-tjetrit, madje fillimisht është dëgjuar Ilnisa të shprehej se e shijon rri me reperin sepse ai e bën të qesh. Nga ana tjetër Meritoni kur është pyetur nga banorët, ka vlerësuar shumë posesivitetin dhe natyralitetin e Ilnisës. Por si shihet nga jashtë marrëdhënia Ilnisa-Meriton? Për Big Brother “Fan Club”, Efi Dhedhes është shprehur se ajo çka ndjen Ilnisa është e vërtetë, shumë ndryshe nga Meritoni që po përpiqet të shfrytëzojë potencialin e saj brenda shtëpisë për lojë që të katapultojë…

Read More

Tenisti italian Jannik Sinner fitoi “Grand Slam” të Australian Open. Ai mundi 3-2 në finale rusin Daniil Medvedev (3-6, 3-6, 6-4, 6-4, 6-3), një ndeshje që zgjati 3 orë e 45 minuta. Një fitore me përmbysje e Sinner, që arriti të neutralizojë disavantazhin me dy sete, duke korrur triumfin e parë në një grand slam në karrierën e tij. Atëherë kur dukej e pamundur, 22-vjeçari arrin të rikuperojë, duke nisur një festë të çmendur. Kjo është hera e parë pas 17 vitesh, që një tenist që nuk është Federer, Nadal apo Djokovic triumfin në turneun e Melburn. Një sukses plotësisht…

Read More

Tirana bëri bashkë profesionistë të ekonomisë krijuese nga Mbretëria e Bashkuar, Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria, për të diskutuar mbi fushën e filmit, muzikës, teknologjisë, arkitekturës, arteve pamore etj. Në ambientet e Piramidës, u nënshkrua dhe një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe British Council, ku shprehet angazhimi për të punuar së bashku në tre vitet në vijim për hartimin e një Strategjie Zhvillimi për ekonominë kreative. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është krenar që Tirana e ka ngritur “stekën” në fushën e kreativitetit, teksa shtoi se gjithashtu ndihet krenar për vendosjen e një marrëdhënie afatgjatë…

Read More

Në vendin tonë 6 të mitura kanë rënë pre e krimeve seksuale. Kjo panoramë ka sjellë në vëmendje kodin penal i cili një marrëdhënie seksuale me një të mitur mbi 14 vjeç nuk e cilëson kriminale. “Duke vendosur në ligji moshën 14 vjeç si moshë e lejuar për dakordësinë për të kryer marrëdhënie seksuale, deri në 18 vjeç ky ligj ka një vakum. Ka mangësi gjithashtu në lidhje me diferencën që ka personi që hyn në marrëdhënie me të miturin. Nuk e cakton sa duhet të jetë. Duhet hequr edhe përcaktimi për pjekurin seksuale se në këtë formë ulet akoma…

Read More

Protestuesit kanë hedhur supë në pikturën e Mona Lizës në Paris. Piktura e shekullit të 16-të nga Leonardo da Vinci është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe mbahet në Luvër. Piktura qëndron pas xhamit antiplumb, kështu që fatmirësisht nuk është dëmtuar. Në një video shihen dy protestues që kërkonin të drejtën për “ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”, duke thënë se “sistemi bujqësor është i dëmtuar”. Mona Lisa është ruajtur me xham sigurie që nga fillimi i viteve 1950, kur u dëmtua nga një vizitor që hodhi acid mbi të.

Read More