Kuvendi i Maqedonisë së Veriut zgjodhi sot qeverinë teknike ku për herë të parë kemi një kryeministër shqiptar, Talat Xhaferin. Parlamenti i Maqedonisë së Veriut është mbledhur në seancë për të debatuar mbi programin dhe kabinetin e Xhaferit, ndërsa deri në mesnatë pritet të votohet dhe miratohet qeveria teknike. Xhaferi tha se jemi dëshmitare të një dite historike për shqiptarët. Talat Xhaferi falënderoi Ali Ahmetin dhe BDI si dhe presidentin e vendit për besimin e dhënë, ndërsa nënvizoi përkushtimin në ushtrimin e detyrës me seriozitet. “Qeveria në mënyrë direkte dhe në bashkëpunim me Kuvendin, BE-në dhe SHBA-në do të organizoj…
Author: tirana
Nga Ditmir Bushati Talat Xhaferri, dikur komandant “Forina”, sot hyn në histori si kryeministri i parë shqiptar që merr drejtimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Një zhvillim i jashtëzakonshëm për shqiptarët, për rënien e kështjellave të monopolit etnik dhe bashkëpunimin me vështrim nga e ardhmja e përbashkët. Transformimi demokratik i Maqedonisë së Veriut është i lidhur ngushtë me rolin dhe kontributin e shqiptarëve si komunitet shtetformues, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të margjinalizuar. Megjithëse Marrëveshja e Ohrit shënoi fundin e konfliktit ndëretnik, duke e zhvendosur Maqedoninë e Veriut në shinat stabilitetit, zbatimi i saj hasi…
Sot, shkrimtari i madh Ismail Kadare feston 88 vjetorin e lindjes. Krahas personaliteteve të shumtë që kanë uruar gjeniun e letrave, ka qenë edhe ministrja Elisa Spiropali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se Kadare, provoi dhe provon me punë titanike dhe talent gjenial se rruga për te Liria, e vetmja rrugë për progres dhe prosperitet, kalon nga arsyeja, bukuria, pasioni. Statusi i plotë Prozator, poet, mendimtar, polemist, sagist, eseist, epik, lirik, dramatik, kushtuar talentin dhe jetën sa individit dhe njerëzimit, vepër me shtrirje kohore deri në antikitet dhe shtrirje gjeografike planetare, përkthyer në dhjetëra gjuhë, pëlqyer nga…
Ilnisa dhe Egla kanë hyrë në një tjetër përballje teksa ndodheshin në kuzhinën e Vëllait të Madh, menjëherë pas natës së spektaklit. Shkak janë bërë hatërmbetjet që banoret kishin ndaj njëra-tjetrës nga përplasjet e mëparshme dhe mosdakordësia për të ndihmuar njëra-tjetrën për të gatuar së bashku. Ndërsa Egla ka refuzuar kategorikisht të gatuaj për t’u ushqyer Ilnisa, situata ka degraduar deri në banalitet, me Ilnisën që e ka konsideruar të folurën e aktores si tringëllimë delesh. Kaq ka mjaftuar për ndezjen e debatit dhe nga aty, dy banoret kanë vazhduar kunjat ndaj njëra-tjetrës hidh dhe prit. Ilnisa: Nuk na ndihmove…
Kongresi i 48-të i zakonshëm i UEFA-s do të zhvillojë punimet e radhës në Paris më 8 shkurt 2024. Në këtë kongres do të marrë pjesë edhe Federata Shqiptare e Futbollit, si një nga anëtaret e UEFA-s, e përfaqësuar nga një delegacion shqiptar, me në krye Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, njëherazi edhe zv.President i UEFA-s. Më 8 shkurt, në ora 18:00 është planifikuar që të hidhet edhe shorti i Ligës së Kombeve për edicionin futbollistik 2024/2025, i katërti në histori, ku Kombëtarja shqiptare do të njohë kundërshtarët. Shqipëria ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të…
Zbulimi i një plani të ekstremit të djathtë për dëbimin e të huajve nga Gjermania mobilizon gjermanët kundër AfD. Demokraci aktive me gjithë vitalitetin e saj, shkruan Auron Dodi. Shkak për nisjen e protestave masive u bë zbulimi nga gazetarë investigativë të institutit kërkimor “Correctiv”, se anëtarë të AfD ishin takuar në 25 nëntor në Potsdam, për të diskutuar një plan “riemigrimi”, po të vijë në pushtet AfD në Gjermani. Ekstremisti i djathtë austriak, Martin Sellner, propozoi në atë takim të fshehtë një plan me të cilin “të kthehej mprapsht, vendosja e të huajve” në Gjermani. Me të huaj, ai…
Në prag të nisjes së seancës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku do zgjidhet qeveria e Talat Xhaferit, një moment emocionues është shënuar në zyrën e BDI. Ali Ahmeti së bashku me deputetë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve dhe Talat Xhaferi janë filmuar teksa këndojnë një këngë për heroin Kalosh Dani. Videoja është ndarë në rrjetet sociale nga zv/kryeministri Artan Grubi, i cili shkruan përkrah saj “Sa shumë emocione miq”.
Temperaturat e ulëta deri në -16 gradë celsius i kanë vënë në vështirësi, duke qenë se për ngrohje, ata përdorin më së shumti, sobat me dru. I ftohti i acartë i dimrit ka rritur çmimin e druve të zjarrit në Bulqizë. Për ata që nuk i kanë marrë drutë muaj përpara dimrit, kostoja e tyre aktualisht shkon nga 60-80 mijë lekë të vjetra metër kubi. Këtë vit qytetarët drutë e zjarrit i kanë siguruar më së shumti në tregun privat, që e ka rritur çmimin e druve më shumë se vitet e tjera. Sipas tyre privatët abuzojnë për shkak të…
Shkrimtari i madh, Ismail Kadare feston sot 88 vjetorin e lindjes. Ai lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Kadare është akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë…
“Arrest në burg” kërkon Prokuroria deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen mendore të 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në Tiranë. Seanca për masës e sigurisë do të bëhet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën e Tiranës. Zhaboli u ndalonte atyre komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës. Jetnori ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme. 35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë dhe i përgjonte gjithë kohës.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27 vjeçar i cili shiste lëndë narkotike, pranë fushës sportive të një shkolle. Në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, pas informacioneve të marra në rrugë policie, efektivët e komisariatit nr.3 arrestuan në rrugën “Mati Logoreci” shtetasin R. H. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sportive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i…
Dy personat e arrestuar me mina me telekomande në Lezhë dhe Rrëshen do të qëndrojnë në burg pa afat. Marjan Gjoka 28-vjeç banues në Qafë Unazë të Rubikut dhe Ilir Gjoka 45-vjeç banues në Lezhë, u njohën me masat e sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Në seancat gjyqësore të zhvilluara njëra pas tjetrës, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy personave dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” për shtetasit Marjan Gjoka dhe Ilir Gjoka. Ata nuk…