Author: tirana

Policia kufitare malazeze ka pikasur dy persona të dyshimtë të cilët po transportonin thasë përgjatë rrugës nga territori i Shqipërisë në drejtim të Malit të Zi, të cilat më pas ia kanë dorëzuar një personi të panjohur i cili i ka ngarkuar në automjetin e tij dhe ka vijuar lëvizjen në territorin malazez. Në rrugën Grabom – Dinoshë, efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në fjalë me drejtues shtetasin N.P. 41 vjeç nga Podgorica. Gjatë këqyrjes së automjetit policia ka gjetur dhe konfiskuar 60 pako me lëndë narkotike marijuanë, me peshë totale rreth 64.8 kg. 41-vjeçari, automjeti dhe lënda narkotike…

Read More

Dy makina janë aksidentuar me njëra-tjetrën në rrugën e Arbrit në segmentin Qafa e Buallit – Bulqizë. Një prej makina është kthyer përmbys nga përplasja ndërsa raportohet se dy persona janë plagosur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Read More

Jurgen Klopp u emocionua nga reagimet e tifozëve të Liverpool-it , në ndeshjen e parë në Anfield, pas njoftimit për pensionimin e tij verën e ardhshme. Jurgen Klopp njoftoi se në fund të sezonit do të largohet nga pankina e Liverpool-it, duke tronditur të gjithë në skuadrën angleze. Ashtu siç pritej atmosfera në përballjen e Kupës FA me Norwich ishte e ngarkuar. Tifozët e Liverpoolit mbanin shumë pankarta për trajnerin gjerman, ndërsa kamera u fokusua në pamjen emocionale të Klopp-it gjatë dëgjimit të “You’ll never walk only” në Anfield.

Read More

Stërvitje falas me ekipet sportive brenda shkollave është projekti i qeverisë që nis për herë të dytë këtë vit në shkollat  9-vjeçare dhe të mesme. Gjimnazistët tregojnë në Report TV se e presin me padurim këtë projekt  që i ka dhënë mundësinë që përveç mësimeve të ushtrojnë edhe pasionin e tyre. Baza materiale ofrohet falas nga Komiteti Olimpik përmes qeverisë. Në ditët e para të shkurtit nis për të dytin vit me radhë projekti i ekipeve sportive në shkolla 9 vjeçare dhe të mesme ku marrin pjesë nxënës nga çdo vend i Shqipërisë duke nisur nga mosha 8 vjeç dhe…

Read More

Për një shekull është menduar i humbur, portreti i “Zonjës Leiser” që artisti austriak Gustav Klimt pikturoi në 1917-ën, një vit para se të ndahej nga jeta. BBC njofton se vepra është gjetur në Vjenë dhe se pronarët aktualë e kanë nën zotërim që prej viteve’60. Portreti i “Zonjës Leiser”  i përkiste dikur një familje hebreje në Austri dhe hera e fundit që u pa në publik ishte në vitin 1925 në një ekspozitë të realizuar në 1926-ën në një galeri të Vjenës. Shtëpia e ankandeve “I’m Kinsky” e vlerëson pikturën në më shumë se 54 milionë dollarë dhe e…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi në rrjete sociale Igli Hasani shkruan se është besimplotë që Xhaferi do përmbushë angazhimet qeveritare. “Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut! Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike, vijimi i punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i…

Read More

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të takohet nesër në Beograd me të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për marrëdhëniet me Kosovën. Sipas mediave të huaja, fokusi i bisedës do të jetë në perspektivat e vazhdimit të dialogut me Prishtinën për të arritur normalizimin e marrëdhënieve. Vuçiç dhe Lajçak u takuan për herë të fundit me njëri-tjetrin ditët e fundit në Davos gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror.

Read More

Në “Luigi Ferraris”, Genoa vendase siguroi tri pikë pasi përmbysi 2-1 Leçen. Miqtë me Behar Ramadanin në fushë humbën një penallti me Krstovic në të 18 minutë, teksa më pas sulmuesi shleu gabimin dhe gjeti golin e epërsisë për puliezët në të 31 minutë. Fraksioni i dytë ishte i djemve të Gilardinos, që përmbysën gjithçka. Retegui në minutën e 70-të dhe Ekuban në të 76 i dhanë tri pikë Genoas. Ekuban, ish-sulmuesi i Partizanit në Shqipëri, ia doli të shënonte me një roveshatë të bukur vetëm 30 minuta pasi ishte futur në fushë. Ylber Ramadani te Leçe luajti për 90…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bristol, Angli, ku si pasojë e një sulmi me thikë 2 adoleshentë të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë humbur jetën. Sipas informacioneve një grup personash sulmuan dhe më pas qëlluan për vdekje me thikë adoleshentët. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë, ndërsa policia ka nisur hetimet për vrasjen e dy të miturve. Një deklaratë nga Policia e Bristolit tha se oficerët “arritën në vendngjarje brenda disa minutave nga telefonata e parë dhe bënë gjithçka që mundën për të ofruar ndihmën e parë. Viktimat u goditën me thikë dhe u…

Read More

Papa Françesku ka reaguar në lidhje me sulmin i cili u zhvillua ditën e sotme në një kishë në Stamboll ku humbi jetën një person. Papa u shpreh se qëndron pranë kishës katolike italiane në Stamboll. “Deklaroj se jam në anën e komunitetit të Kishës Santa Maria Draperis në Stamboll, e cila gjatë liturgjisë iu nënshtrua një sulmi të armatosur me një të vdekur dhe shumë të plagosur”, tha Papa pas përfundimit të lutjes në St. Sheshi i Pjetrit në Vatikan.  Ngjarja u regjistrua ditën e sotme në kishën katolike të Santa Maria në Stamboll gjatë shërbesës. Arsyet e sulmit ende nuk dihen ndërsa nga të…

Read More

Në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut u zgjodh ditën e sotme për herë të parë një kryeministër shqiptar dhe ai është Talat Xhaferi. Pak para votimit në Kuvend, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është shfaqur në një video duke kënduar një këngë patriotike shqiptare në një nga zyrat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. https://www.facebook.com/ArtanGrubi/videos/7259449147446850/ Ahmeti dëgjohet të këndojë, ndërsa në zyrë është dhe kryeministri i qeverisë teknike, Xhaferi. Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në shtetin fqinj. Për zgjedhjen…

Read More

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy persona të armatosur qëllojnë me armë brenda një kishe në Stamboll. Siç shihet në video, një prift hyn në kishë dhe më pas hyjnë dy personat e maskuar, të cilët hapin zjarr. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person ndërsa raportohet se disa persona janë plagosur. Sulmuesit janë arratisur menjëherë, ndërsa besimtarët që ndodheshin në kishë duke ndjekur meshën e të dielës  janvë shtrirë në tokë në momentin e sulmit për tu mbrojtur. Deri më tani nuk dihen ende motivet e sulmit ndërsa policia po punon për të arrestuar…

Read More