Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis në shkurt viti i dytë i ekipeve sportive në shkolla publike, pjesëmarrës nxënës 8-17 vjeç, Fiden Ylli: Projekti pëlqehet shumë nga prindërit

17:03 / January 28, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stërvitje falas me ekipet sportive brenda shkollave është projekti i qeverisë që nis për herë të dytë këtë vit në shkollat  9-vjeçare dhe të mesme. Gjimnazistët tregojnë në Report TV se e presin me padurim këtë projekt  që i ka dhënë mundësinë që përveç mësimeve të ushtrojnë edhe pasionin e tyre. Baza materiale ofrohet falas nga Komiteti Olimpik përmes qeverisë.

Në ditët e para të shkurtit nis për të dytin vit me radhë projekti i ekipeve sportive në shkolla 9 vjeçare dhe të mesme ku marrin pjesë nxënës nga çdo vend i Shqipërisë duke nisur nga mosha 8 vjeç dhe deri në moshën 17 vjeç.

“Ishte një risi sepse kishte shumë vite që ishte shkëputur pak ideja e klasave sportive të dikurshme. Tani është diçka tjetër, por që është gjithmonë në funksion të zhvillimit të sportit, aktivizimit të rinisë në sporte. Interesante është që në këto ekipe përfshihen të gjithë nxënësit të cilët nuk janë të federuar nëpër federatat përkatëse të këtyre sporteve. Orët e fiskulutrës që ka çdo shkollë janë 3 orë, ndërsa këto janë orë ekstra”,- tha Erdal Borova, mësues.

Pjesë e këtij projekti janë edhe Mei Dedja dhe Sion Shehaj, dy nxënës të gjimnazit Sami Frashëri ekselentë në mësime, por edhe të apasionuar pas basketbollit dhe volejbollit.

“Unë më përpara kam qenë pjesë e ekipit Tirana, por për shkak të shkollës dhe angazhimeve të tjera m’u desh ta lija. Krijimi i këtyre ekipeve më dha mundësinë që ta vazhdoja basketbollin duke më dhënë edhe ndjeshmërinë edhe të jem në shkollë, por edhe të merrem me sportin tim të preferuar”,- tha Mei Dedja, nxënëse.

“Ka dy vite që është marrë shumë serziozisht ekipi i volejbollit dhe basketbollit në shkollën tonë. Kemi një organizim shumë prestigjoz dhe ndjehem shumë mirë që kemi një hapësirë kur të shfaqim talentin tonë. Të inkurajojmë rininë që të merren me sport sepse është më mirë se të rrish në telefon apo të merresh më gjerat e rrugës”,- tha Sion Shehaj, nxënës.

Ekipet sportive organizohen 3 herë në javë pas orarit mësimor dhe stërviten në palestrat e shkollave ku janë për më shumë se dy orë, ndërsa implementuesit e këtij projekti janë të kënaqur me rezultatet e arritura vitin e parë.

“Viti i parë ishte një projekt pilot dhe pamë që kërkesat, mënyrën si e organizuam, si e implemetuam në 61 bashki të vendit, tregoi një interes jo vetëm për fëmijët, por edhe familjet të cilët tani nuk i çojnë më fëmijët në ekipe private, por në ato ekipe ku qeveria shqiptare nëpërmjet projektit që i ka dhënë KOKSH-it i ofron uniformën, këpucët, atletet, çorapet, tutat, peshqirin. Gjithë setin e uniformës që do kishte një sportist i cili përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike”,– tha Fidel Ylli, president i KOKSH.

Qëllimi i ekipeve sportive është masivizimi i sportit, por edhe evidentimi i talenteve që në të ardhmen mund të bëhen yjet e sportit shqiptar.

ekipe sportive Fiden Ylli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Teliti: U rrëmbye dhe u paketua

19:46 / October 29, 2026

Masat e reja ‘qetësojnë’ protestuesit/ Protesta para Kuvendit, dhunë vetëm në sallë

16:41 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.