Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e së dielës në Greqi pasi tentoi të grabistë një market. Ngjarja ka ndodhur në orën 09:50, kur shqiptari ka hyrë në market në Acharnes të Athinës dhe ka kërcënuar me një mjet të mprehtë qytetarët, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me vrap. Pronari i biznesit së bashku me dy persona të tjerë e kanë ndjekur, janë përleshur fizikisht dhe për pasojë shqiptari ka përfunduar i plagosur në spital.
Author: tirana
Dy autobusë të një kompanie udhëtimi nga Kosovë janë sulmuar me gurë ditën e sotme teksa udhëtonin përmes Serbisë. Mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Përfaqësuesi i kompanisë së mjeteve që ranë pre e sulmeve ka thënë për mediat në Kosovë se në vendngjarje ka mbërritur dhe policia dhe se dhe përveç autobusëve të tyre janë gjuajtur me gurë edhe mjete tjera. “Me gurë na kanë gjuajtur, xhamin e ka thyer. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhur, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesnatës, 12:30 apo 01:00. U kanë…
Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, ka deklaruar para mbështetësve se kryeministri Edi Rama “është i tmerruar nga fjala dhe denoncimet e tij”, ndaj edhe kreu i Rithemelimit është vendosur nën arrest shtëpiak. Ai u shpreh se përkundrazi, me këtë veprim u krijuan ” dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë të tjerë të cilët e shndërruan në ‘rrugën e Shpresës’, rrugën e gjyqit publik të regjimit”. Berisha shtoi se Rama sot po mbrohet nga Altin Dumani, kryeprokurori i SPAK, por shtoi “bashkë me Dumanin do të të japim ndëshkimin më të rëndë që meriton”. Berisha: “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet…
Sulmi me dron në bazën amerikane në Jordani, duke vrarë tre ushtarë amerikanë dhe duke plagosur të paktën 25 të tjerë, erdhi nga Siria. Kështu raporton Al Arabiya. Tre ushtarë amerikanë të vrarë dhe 25 të plagosur nga një sulm me dron në Jordani Sulmi që vrau tre amerikanë në Jordani, Biden: “U krye nga grupe të mbështetura nga Irani”
Në moshën 21-vjeçare Ana ishte divorcuar dhe rriste e vetme dy fëmijët e saj. Në një moment të papritur, rigjen dashurinë me Mehmetin, djalin që shëtiste me autobus në kohën e tij të lirë. Ai vendosi që pavarësisht vështirësive, kundërshtimit të familjes e gjithçkaje tjetër, të martohej me Anën. Pas 7 vitesh martesë, Ana sjell në jetë një djalë dhe nisin problemet e saj shëndetësore. Ajo rendit një mori operacionesh të vështira, por tragjedia e vërtetë ndodhi në vitin e trazirave, 1997. Me lot në sy, Ana rrëfen për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv…
Presidendi Biden dhe ish-Presidenti Trump po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet paraprake, ndërsa rezultatet në shtetet Ajova dhe Nju Hampshër, tregojnë për një mundësi të madhe të përballjes për herë të dytë mes tyre.Presidenti Joe Biden po zhvillon fushatë këtë fundjavë në Karolinën e Jugut me synimin për të përçuar mesazhin se ai është besnik ndaj shtetit që e ndihmoi atë gjatë fushatës së vitit 2020 dhe vendosmërinë për të rifituar besimin e votuesve afrikano-amerikanë në mbarë Shtetet e Bashkuara.Votuesit me ngjyrë luajtën një rol vendimtar për demokratin Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Por anketat tregojnë se mbështetja e…
Ish-bashkëshorti i gazetares Ledjona Xheladinaj, Jorgen Xoxi ka sqaruar në një intervistë ne Top Channel marrëdhënien që ka me vajzën. I pyetur nga gazetari Ronaldo Sharka në “Mos i bjer me top”, Xoxi pretendon se marrëdhëniet me Ledjonën dhe me vajzën e tyre i ka shkëputur që prej vitit 2020, aty ku është njohur me partneren e re, por tha se nuk i di arsyet. Pa dhënë detaje, ai deklaroi se me Ledjonën është divorcuar për shkak se gjërat nuk po ecnin mirë. Sipas tij, vetë vajza ka deklaruar se nuk do ta takojë, por këtë herë nuk fajëson Ledjonën,…
Ylli Limani ka ndarë sot një lajm të trishtë me ndjekësit e tij. Përmes një postimi në “Instastory”, ai bën me dije se gjyshja e tij është ndarë nga jeta.
Të vendosura shtatë muaj më parë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian sipas njohësve të çështjeve politike dhe ekonomike, tashmë kanë shkaktuar mjaft dëme në ekonominë dhe imazhin e vendit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka deklaruar se afër 300 milionë euro është vlera e projekteve të pezulluara që duhej të financoheshin nga Bashkimi Evropian. “Të gjitha këto projekte kanë qenë të parapara të implemetohen si projekte kapitale që kishin me shku drejtpërdrejt në të mirë të zhvillimit ekonomik por edhe të ngritjes së një mirëqenie sociale për qytetarët e…
Përmes një deklarate për shtyp presidenti amerikan Joe Biden tha se sulmi me dron që vrau tre trupa amerikane në Jordaninë verilindore u krye nga “grupet militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak”. “Sot, zemra e Amerikës është e rënduar. Tre anëtarë të shërbimit amerikan u vranë dhe shumë u plagosën gjatë një sulmi me dron pa pilot ndaj forcave tona të vendosura në Jordaninë verilindore pranë kufirit me Sirinë. Ndërsa ne jemi ende duke mbledhur faktet e këtij sulmi, ne e dimë se ai është kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani…
Tre ushtarë amerikanë janë vrarë në një sulm me dron në Jordani, raporton CNN. Të paktën 25 të tjerë janë plagosur. Është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten nga sulmet e armikut në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës së Gazës. Sulmi ndodhi në Kullën 22 në Jordani, pranë kufirit me Sirinë.
Humbja 3-5 me Villarrealin në Barcelonë bëri që Xavi Hernandez të njoftonte se në fundin e sezonit do largohej nga Barcelona, duke treguar presion që ka në stolin e ekipit. “Do të pushoj pak pas përfundimit të këtij sezoni. Familja ime ka vuajtur shumë me mua gjatë kësaj kohe, unë dua të jem me ta”, ka thënë Xavi. Barcelona momentalisht renditet e treta në elitën e futbollit spanjoll me 11pikë më pak se kryesuesit e Gironas. “Ndjenja e të qenurit trajner i Barcelonës është shumë mizore, e pakëndshme, duket sikur njerëzit nuk shfaqin respekt ndaj teje. Është e tmerrshme për…