Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se ekonomia shqiptare ka një ecuri pozitive dhe ka shënuar norma të larta të rritjes ekonomike. Në fjalën e tij për prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH-it 2023-2024, Sejko vlerësoi se inflacioni ka ardhur në rënie. “Si fillim, më lejoni të theksoj se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë përballë goditjeve të njëpasnjëshme të katër viteve të fundit. Fondamentet e shëndosha të ekonomisë shqiptare, fleksibiliteti i sektorit tonë privat, si dhe politikat e kujdesshme makroekonomike që kemi ndjekur, kanë mundësuar një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe një stabilitet të…
Author: tirana
Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK-ut për kalimin në gjykim të dosjes “Plumbi i Artë”. GJKKO ktheu për plotësim hetimesh dosjen për Talo Çelën lidhur me vrasjen e Anxhelo Avdiajt dhe Dorian Shkozës, ndërsa pushoi hetimet për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Grupi kriminal akuzohen për një sërë veprash penale, teksa u zbërthye nga dëshmitë e disa prej të pandehurve që u kthyen në bashkëpunëtor të drejtësisë ku më kryesori ishte Nuredin Dumani. Disa prej avokatëve të të pandehurve kërkuan gjykim të shkurtuar, teksa gjykata do të shprehet në një datë tjetër.
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë e ka nisur me pamje nga pista e skive në Dardhë që është një prej atraksioneve që mbledh turistë të shumtë në këtë periudhë të vitit. Rama solli pamje që i cilësoi “plot energji” nga pista e skive në Dardhë, pjesë e buqetës së aktiviteteve turistike të ofruara gjatë dimrit në Korçë. Korça mbledh edhe në dimër një numër të madh vizitorësh pasi oferta turistike është e mjaft e larmishme.
Papa Françesku në një intervistë ekskluzive për La Stampa ka deklaruar se ka nevojën urgjente “për një armëpushim global në Gaza”. ”Ne nuk po e kuptojmë, apo pretendojmë se nuk e shohim, se jemi në buzë të humnerës”, tha Françesku. “Tani konflikti po zgjerohet në mënyrë dramatike. Ishte marrëveshja e Oslos, e cila ishte shumë e qartë, me zgjidhjen me dy shtete. Derisa të zbatohet kjo marrëveshje, paqja e vërtetë mbetet shumë larg”. Papa i frikësohet përshkallëzimit ushtarak mbi të gjitha, por “në të njëjtën kohë unë po kultivoj pak shpresë për momentin, sepse po zhvillohen takime konfidenciale për të…
Policia në Vlorë ka arrestuar një 36-vjeçar me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Armand Lushaj, i cili ndodhet aktualisht në burgun e Fierit, u arrestua pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim (pjesa e mbetur e dënimit, 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Dyshohet se Lushaj, në periudhën 2016-2018, ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe cannabisi, në qytetet Firence, Arezo, Brindisi dhe Rieti, Itali. Ndërkohë, bëhet po ashtu e ditur se Armand Lushaj (Jazaj) ndodhet në burgun…
Skenat e para të xhelozisë janë parë në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, me Ilnisën që i ka kërkuar llogari Meritonin për një kërcim të tij me Riken. Biseda është zhvilluar në orët e para të mëngjesit, ku Ilnisa duke debatuar me Meritonin, ka ofenduar Riken, duke e cilësuar se nuk është në nivelin e saj. “Të më thonë mua të gjithë ata që kisha në ekip, shih çfarë po bën me shoqen, ishte një skenë e neveritshme. Ik me të mira, ik me të mira po të them, vazhdo me ato që je mësuar të merresh, vdeksha…
Që prej rikonstruksionit të tij në 2016 nga Bashkia e Tiranës, Pazari i Ri është kthyer në një destinacion turistik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar mëngjesin e sotëm një video të gazetarit Blendi Fevziu i cili tregon historinë e ndërtimit të atij që konsiderohet si pazari më i vjetër i Tiranës. “MIRËMËNGJESI. Dhe me këtë video nga Blendi Fevziu për Pazarin e Ri të Tiranës që është në fakt pazari më i vjetër në qytet, ju uroj një javë të bukur”, shkruan Veliaj. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Qeverisë dhe të Fondacionit…
Çapajev Gjokutaj Tjetër thonë e tjetër bëjnë. Kjo shprehje të kujtohet këto ditë ndërkohë që ekranet e portalet, thuajse njëzëri përcjellin detaje nga seriali më i ri i kronikës së zezë: historia e ekonomistit 35-vjeçar në Tiranë që kishte ngujuar në apartamentin e familjes gruan, nënën dhe dy fëmijë 5 e 9 vjeç dhe i monitoronte me kamera të vendosura kudo. Gazetarët e kronikës, qysh në tituj njoftojnë se po sjellin detaje të reja nga apartamenti i supermbykqyrur. Është kjo një teknikë e njohur dhe e stërpërsëritur për t’i dhënë lajmit trajtë seriali dhe për të tërhequr sa më shumë…
Lushnja ka të gjithë potencialin për tu kthyer në një atraksion turistik me Shtëpinë Muze të Kongresit të Lushnjës, me Manastirin e Ardenicës dhe të tjera pika interesante. Këtë herë në ”Vendi Im” me Edlira Prendin është kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa. Në prioritetet e 2024, Sefa thekson se është ekonomia bujqësore dhe që invesntimet do të jenë në këtë fushë. Po ashtu kryetarja bën me dije se duan që të zhvillojnë edhe një sektor tjetër me rëndësi, siç është agro-turizmi. ”Duke qenë që zonat rurale të Lushnjes njihen për bukuritë shumë të rralla”. Për zjarrin e rënë…
Këtë të hënë në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të ulet një shqiptar, Talat Xhaferi. Politikani do të udhëheqë qeverinë teknike deri në formimin e qeverisë së re në fund të qershorit, duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të njëmbëdhjeta parlamentare më 8 maj, dhe të shtatat presidenciale më 24 prill. Pranim-dorëzimi i detyrës në mes të kryeministrit në largim Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të ri Talat Xhaferi do të bëhet në orën 10:00, ndërsa më pas do të mbahet një konferencë për media. Qeveria teknike do të ketë mandat 100 ditor, dhe u votua dje në Kuvendin…
Një hulumtim i publikuar në Gazetën Evropiane të të ushqyerit klinik ekzaminoi sjelljen e të ngrënit të 600 të rriturve për një vit dhe zbuloi se vjeshta është stina në të cilën ne preferojmë ushqime më të yndyrshme dhe më shumë kalori. Në veçanti, bëhet fjalë për rreth 90 kalori më shumë në ditë krahasuar me pranverën, me një kulm në muajin nëntor. Jemi më të uritur për shkak të trishtimit-Sasia e dritës natyrore që ne jemi në gjendje të “përjetojmë” është e vogël dhe për shkak të kësaj gjendjet e trishtimit rriten. Moti me shi dhe orët e shtuara…
Gazi dhe Graciano, dy banorët e ”Big Brother Albania VIP 3”, janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri tjetrin, mbrëmjen e sotme. Shkak është bërë ndarja e grupeve me tetë banorë, sfidë nga Big Brother VIP për imunitet në nominime. Graciano e akuzon se Gazi nuk ka edukatë, ndërsa ky i fundit i thotë që s’ka pse të preket, sepse nuk kishte asgjë me të. Graciano: Zero, është zero edukata jote. Gazi: Lëri mo këto ti, se nuk i ha njeri këto, lëre se na hape barkun. Graciano: Nuk i lej, kam respekt për veten time. Secili tregon…