Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi ka regjistruar presidentin aktual, Vladimir Putin si kandidat për zgjedhjet e reja presidenciale. Putin do të garojë për mandatin e pestë presidencial. Për shkak të ndryshimeve kushtetuese, që janë kritikuar nga ekspertët, Putini ka të drejtë të bëhet president edhe për dy mandate. Për herë të parë ai u zgjodh president i Rusisë në vitin 2000. Putin do garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet e caktuara për 17 mars.
Author: tirana
Në ”Big Brother Albania Vip 3” po bëhet gjithçka. Një episod aspak jetik po qarkullon në rrjet, ku aktori i humorit Julian Deda është treguar i papërmbajtshëm para kamerave, duke u treguar të pasmet banorëve të tjerë. Veprim ky i gjithi i ndodhi i para kamerave, ndërsa banorët e tjerë kanë shpërthyer në të qeshura. Koreografi Albi Nako dëgjohet duke thënë se: “U del edhe kanali këtu mbrapa”, teksa drejton dorën tek të pasmet e aktorit.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg për korrupsion në zgjedhje ka reaguar në rrjete sociale pas vendimit të Apelit për të rrëzuar kërkesën e tij për betimin si kryetar. Ai thotë se vendimi për të mos u betuar është marrë me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama se nuk do që të lëshojë Bashkinë e Himarës. Postimi i plotë Sot Gjykata e porositur prej pushtetit politik, goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë. Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdhrin e Kryeministrit-Gjyqtar Suprem , për mos të më dhënë leje për t`u betuar dhe…
Gjeneralët e lartë të NATO-s shprehen se presidenti rus Vladimir Putin mund të godasë objektiva në të gjithë Evropën në një luftë gjithëpërfshirëse kundër Perëndimit. Udhëheqësit i thanë ”Times” se blloku mund të ketë jo më pak se tre vjet për t’u përgatitur për një ofensivë të mundshme ruse në tokën evropiane, e cila do të shihte sulme kundër infrastrukturës civile dhe ushtarake thellë pas vijave të frontit. Rusia ka përdorur tashmë taktika të ngjashme gjatë pushtimit të saj në Ukrainë, duke lëshuar raketa thellë brenda territorit ukrainas, ndërsa vetë Ukraina është kundërpërgjigjur duke synuar depot e municioneve, karburantit dhe…
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, informon se gjatë javës që lamë pas janë arrestuar ose proceduar penalisht 27 drejtues mjetesh, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor. Policia e Tiranës bën me dije se javën e fundit janë vensour 9170 masa administrative. Ajo që bie në sy është se shumica e gjobave, më shumë se gjysma, janë për parkim të gabuar të mjetit. Janë vendosur gjithsej 9170 masa administrative, disa prej tyre: 197 masa për xhama të zinj;499 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara;451 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;381 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;77…
Dashi Suksesi lidhet edhe me socializimin, i dashur Dash! Afërdita dhe Jupiteri të dërgon në një nivel tjetër në aspektin e profesionit dhe të bën të marrësh mbështetjen e duhur nga të gjithë. Ndërkohë, Mërkuri kujdeset që ti të lësh pas shumë gjëra që të mbajnë pezull. Kjo fundjavë të dërgon në aventura të reja, ndaj argëtohu! Demi Lëre të shkuarën pas dhe shijo të tashmen! Jupiteri dhe Afërdita të ndihmojnë të përqendrohesh më shumë te njerëzit që janë prezentë në jetën tënde tani dhe jo ata që kanë qenë në të shkuarën. Shkëputi fijet e asaj periudhe, rilidhu me…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pasi Interpol Tirana ka vënë në pranga dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim nga drejtësia. Balla thotë se vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve në kërkim. “FUNDI I PANDËSHKUESHMËRISË! Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera apo në Shqipëri. Dy persona të tjerë janë gjetur nga Interpol Tirana dhe agjencitë partnere dhe do t’i nënshtrohen ekstradimit. Të tjera operacione janë duke u zhvilluar, në bashkëpunim edhe me partnerët, me…
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për të marrë detyrën si kryetar i bashkisë Himarë. Gjatë javës që shkoi, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën e 12-të në radhë për lirim nga qelia të Alfred Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, por ende i pamandatuar e ankimoi në Apel një vendim të 28 dhjetorit 2023 të Shkallës së Parë, që nuk pranoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” të dhënë ndaj tij. Të premten, Apeli i Posaçëm vendosi të miratojë këtë vendim, duke lënë kështu në qelitë e paraburgimit Belerin,…
Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, ndërsa skemat mbështetëse nga qeveria kanë nxitur fermerët të shtojnë sipërfaqet e mbjella. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga fushat e Myzeqesë në Lushnjë, ku çdo vit e më shumë shtohen sipërfaqet e mbjella me drithëra e kultura të tjera bujqësore. Falë punës kolosale të bërë në gjithë këto vite për rehabilitimin e sistemit kullues e vaditës, në zonën e Myzeqesë ka më shumë kanale të riaktivizuara, më shumë toka të ujitura dhe më shumë prodhime cilësore. Përveç investimeve në bujqësi, skema e…
Këtë të hënë Talat Xhaferi ka marrë detyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Xhaferi preferoi që deklaratën e tij pas marrjes së detyrës si kryeministër i RMV-së ta jepte në 2 gjuhë, atë shqipe dhe gjuhën zyrtare në RMV. Gjatë fjalës së tij, Xhaferi tha se në takimin me Kovaçevskin ka shprehur kënaqësi dhe përgjegjësi për detyrën që ka marrë përsipër teksa ka deklaruar se kushtetuta dhe ligji do të jenë baza, mbi të cilat do të mbështesë çdo vendim që do të marrë në qeveri. Pjesë nga fjalimi Sapo përfunduam takimin tetë a tetë me Kovaçevskin për të…
Një tjetër debat ka lindur në ”Big Brother Albania Vip 3”, këtë herë mes Merit dhe Sarës, të cilat janë tek i njëjti grup tek sfida e litarëve që i ka caktuar Vëllai i Madh. Gjatë një bisede me grupin, Sara ka përmendur emrin e Merit, ndërkohë që ajo ishte në gjum. Meri i kthehet me nerva dhe me ofendime, nga ku nisi dhe debati i fortë. Meri Shehu: Mos ma përmend më emrin tim se e di çfarë të punoj apo jo, në mes të natës e di çfarë të punoj. Hajde boll. Sara Dorgjeni: Mendoj se duhet të…
”Arrest në burg” 20 ditë ka vendosur këtë të hënë gjykata për Jetnor Zhabolin që “burgosi” familjen e tij. Prokuroria kërkoi që 35-vjeçari të qëndronte në qeli për 30 ditë deri në daljen e rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojë gjendjen e shëndetit mendor për Zhabolin. Në seancë avokati ka kërkuar shtrim të përkohshëm në spital deri në rezultatet e akt-ekspertizës. Zhaboli ka pretenduar se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur fëmijët, pasi siç u shpreh, kishte frikë për ta. 35-vjeçari akuzohet për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes, pasi prej më shumë se 1 viti…