Gjykata Kushtetuese, ka marrë vendimin për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Mësohet se Kushtetuesja ka miratuar marrëveshjen, duke votuar 5-4, në favor të marrëveshjes “Rama- Meloni”. Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot (29 janar) kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe të Bardhit, që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes. Ndërkohë, dhoma e Deputetëve në Itali ka miratuar me 155 vota pro, 115 kundër dhe dy apstenime projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy CPR-ve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë. Kujtojmë se marrëveshja e firmosur në Romë në 6…
Author: tirana
Ka humbur jetën një prej personave që mbetën të plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku janë përfshirë një kamion dhe një makinë. aksident-ne-lezhe-733×450 Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 pranë Fushë-Miloti, ndërsa njëri prej të plagosurve mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta brenda automjetit. Ai u nxorr nga makina, që ishte shkaktërruar nga përplasja, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Të plagosurit u dërguan me urgjencë tek Trauma në gjendje të rëndë, por njëri prej tyre nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Si pasojë e aksidentit u bllokua për rreth 1 orë superstrada Lezhë-Laç.…
Ambasada e SHBA e akredituar në Tiranë, ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata shqiptarë që disponojnë një vizë amerikane. Me anë të një videomesazhi, ambasada amerikane shkruan se Shqipëria zyrtarisht është bërë pjesë e Klubit Gjashtëmujor. Sipas ambasadës, kjo do të thotë se “mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre”. “Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit…
Partisa Socialiste ka kërkuar marrjen e masave disiplinore për 19 deputetë të opozitës nga Komisioni i Etikës, pas kaosit të krijuar në seancën e kaluar plenare. Mazhoranca kërkoi masë disiplonore për deputetët: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi. Ata i akuzuan se bllokuan foltoren dhe shkaktuan kaos në sallë me anë të paisjeve zhurmuese duke cenuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës.
Këtë të hënë një 40-vjeçar ka humbur jetën në Pogradec, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa punonte në një rrobaqepësi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ndërkaq viktima është një mekanik me inicialet G.B.. 40-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Konsumimi i një grushti arrash në mes të ditës është kthyer në një zakon për shumë njerëz. Dhe kjo është një ide e mrekullueshme. Arrat, përveçse janë një snack praktik për t’u ngrënë kudo, janë ushqimet më të rekomanduara në dietat për shkak të virtyteve të tyre të dobishme dhe mbrojtëse të konfirmuara edhe nga shkenca. Rregulli themelor është të shmangni ekzagjerimin me sasitë: porcioni i rekomanduar ditore është 30-40 gramë që korrespondon afërsisht me 5-6 kokrra. Ato japin energji dhe humor të mirë Përveç sasive të larta të acideve yndyrore esenciale, arrat ofrojnë gjithashtu triptofan, një pararendës i aminoacideve…
I pakënaqur me performancën e punës së policisë së Shkodrës ka qenë ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë analizës për vitin 2023. Një prej sfidave më të rëndësishme mbetet kontrolli i territorit dhe lufta kundër çdo lloj fenomeni kriminal apo informaliteti. “2 në 3 bimë narkotike të asgjësuara nga policia e shtetit gjatë 2023 është në shkodër, pra nga 300 mijë bimë narkotike 200 mijë janë asgjësuar në Shkodër. 2024 do të jetë vit i konsolidimit të këtyre rezultateve për të garantuar Alpe të pastra, si destinacion turistik dhe jo më destinacion i grupeve kriminale për të kultivuar lëndë narkotike…
Jetnor Zhaboli kishte kthyer banesën në një burg për më shumë se një viti e gjysmë. Bashkëshortja jetonte e monitoruar me kamera të instaluara në të gjithë banesës, si edhe jashtë saj, si edhe është dhunuar psikologjikisht e fizikisht nga 35-vjeçari, por nuk e ka denocuar të shoqin për shkak se e donte. Gruaja të cilën do ta identifikoj me shkronjën E, në prani të psikologut tha se “prej një viti e gjysmë jetoj si në burg”. “Jam dhunuar dhe jetoj si të isha në burg, por nuk e kam kallëzuar burrin, pasi unë e dua atë”. “Kam një vit…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në këtë shkollën 9-vjeçare në Lekaj, Rrogozhinë, tha se kjo shkollë e re do ofrojë shumë shpejt një mjedis arsimor me standarde bashkëkohore për mbi 120 nxënës të kësaj zone. “Gjatë vitit 2024, me mbështetjen e fondeve nga buxheti i shtetit, ne parashikojmë të përfundojmë rindërtimin e 30 shkollave. Po ashtu, kemi lançuar thirrjen prej 1.3 miliardë lekësh për bashkitë, të cilat do të aplikojnë përmes projekteve që përputhen me nevojat e tyre lokale dhe me planin organizativ të MAS për infrastrukturën dhe objektet arsimore. Kjo iniciativë do të na mundësojë…
Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani gjatë një konference për me homologun turk, Hakan Fidan, tha se në këtë takim u disktua bashkëpuni në fushën ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve si dhe pritet hyrja në fuqi e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. ”Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Presim hyrjen në fuqi të marrëveshjes për…
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka ndarë një lajm për të gjithë shqiptarët që kanë një vizë amerikane. Sipas ambasadës shqiptarët me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre. “Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë…
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan gjatë konferencës për shtyp me homologun shqiptar, përcolli dhe mesazhin që të largohen dhe mbetjet e fundit të FETO-s në Tiranë. Fjala e tij është për oganizatën e klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016. ”Diskutuam me kolegun dhe për tema të tjera si lufta kundër terrorit apo cështje të tjera rajonale. Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për…