Author: tirana

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan. Kreu i Shtetit bisedoi me kryediplomatin turk për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe zhvillimet rajonale. Presidenti Begaj vlerësoi se Shqipëria dhe Turqia janë partnere strategjike dhe kanë një miqësi tradicionalisht shumë të mirë. “Bashkëpunimi shqiptaro-turk, në të gjitha fushat, është një bashkëpunim i frytshëm” u shpreh ai. Presidenti i përcolli Ministrit të Jashtëm Hakan Fidan falënderimet për ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit, por edhe për investimet e tjera në vendin tonë. Turqia është ndër partnerët ekonomikë më…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin me anë të cilit i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Lezhë. Në vendimin e shkurtuar theksohet se marrëveshja nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën, madje theksohet se kryeministri i vendit ka patur plotfuqinë e nevojshme për ta firmosur këtë marrëveshje. “Gjykata analizoi nëse Qeveria Shqiptare kishte plotfuqitë e duhura për negociimin dhe nënshkrimin e Protokollit në fjalë. Në këtë drejtim, Gjykata vlerësoi se Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, të vitit 1995 përbën një marrëveshje ndërkombëtare kuadër…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë takimit në Lezhë me drejtuesit e policisë së këtij qarku, ka bërë të ditur se për parandalimin e ngjarjeve kriminale që vijnë nga ngjarje të vjetra, do të bashkëpunojnë me Prokurorinë për hetime të thelluara. Balla tha se tashmë ka një plan pune dhe se detyra e policisë për të parandaluar ngjarje të reja kriminale, që burojnë nga këto ngjarje të vjetra Pyetje: Në qarkun e Lezhës janë 228 familje në konflikte gjakmarrje dhe hasmërie. A mendoni se duhet të ketë një vëmendje të shtuar ndaj këtij fenomeni? Ministri Balla: Janë 45 ngjarje kriminale…

Read More

Në fillim të pranverës, shtetasve shqiptarë që jetojnë në Turqi, do t’ju njihen patentat që kanë marrë në Shqipëri çka do të jetë e vlefshme dhe për shtetasit turq që jetojnë në vendin tonë. Parlamenti turk ka miratuar marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të makinave, hap për të cilin ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka falenderuar homologun e tij, Hakan Fidan gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Tiranë, si pjesë e një turi rajonal. “Përshëndesim miratimin nga Parlamenti turk dhe mirëpresim hyrjen sa më parë të saj në fuqi.”

Read More

Xhensila dhe Besi, janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Pak kohë më parë, ata u bënë prindër për herë të dytë me djalin e tyre Amen. Nga sa shihet në rrjete sociale, dyshja së fundmi janë angazhuar më tepër në projektet dhe punët e tyre, ku rrallë i kemi parë të postojnë krahë njëri-tjetrit siç bënin dikur. Dyshimet për një krisje, i ka përforcuar më tepër veprimi i fundit i artistes e cila nuk e ndjek më në rrjete sociale partnerin e saj, Besin. Edhe ky i fundit, nuk e ndjek më në “Instagram” Xhensilën. Kjo është…

Read More

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për një 50-vjeçar pas denoncimit të një 33-vjeçareje. Kjo e fundit ka denoncuar se 50-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Pas denoncimit nisi hetimi në gjendje të lirë për shtetasin I.A, banues në Vlorë, thuhet në njoftimin zyrtar.

Read More

Trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior së bashku me ndihmësit e tij Dorival Guidoni Junior dhe Pablo Zabaleta, kanë nisur sërish nga puna për të takuar nga afër lojtarët kuqezi që aktivizohen në Europë. Të premten më datë 26 janar, Silvinjo dhe Doriva ishin në Frankfurt në stadiumin “Deutsche Bank Park” për të ndjekur nga afër ndeshjen Eintracht Frankfurt – Mainz dhe menjëherë më pas kanë udhëtuar në Itali, aty ku është bashkuar edhe Pablo Zabaleta. Trajneri Silvinjo dhe ndihmësit e tij kanë takuar nga afër futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin italian dhe kanë diskutuar për shumë tema,…

Read More

Me qëllim frenimin e përhapjes së fruthit, Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë një udhëzim në të gjitha instancat shëndetësore, ku sugjeron vaksinim edhe për fëmijët nën 1 vjeç, në rast se ka shpërthim në masë të sëmundjes tek kjo grupmoshë. “Nëse shpërthimi epidemik do të fokusohet tek fëmijët nën një vjeç për të ndaluar shpërthimin dhe në bazë të rekomandimeve duhet të fillojë vaksinimi i fëmijëve me moshë mbi 9 muaj e lart” Vaksinimi për fruthin sugjerohet të bëhet edhe tek të lindurit e përpara viteve 2000 që nuk e kanë bërë dozën e dytë. “Të gjithë personat e…

Read More

Sekretariati i Etikës, ka vendosur përjashtimin me 10 ditë të 18 deputetëve të opozitës nga seancat plenare pas kaosit që u krijua në seancën e fundit, ndërsa me 20 ditë deputetin, Ervin Salianji. Ka qenë mazhoranca ajo e cila kërkoi masë disiplinore, konkretisht për deputetët: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi.

Read More

Cigaret elektronike me avull, apo të njohura gjerësisht si vape janë vendosur të ndalohen në Britani. Gjithashtu do të futen masa për të parandaluar shitjen e vapave tek fëmijët dhe të miturit. Kryeministri Rishi Sunak sugjeroi që nga kjo masë do përjashtohen duhanpirësit e rritur që përpiqen të lënë duhanin. Ndalimi pritet të futet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, tha qeveria. Tashmë është e paligjshme t’i shesësh çdo vape kujtdo nën 18 vjeç, por avujt e disponueshëm – që shpesh shiten në ambalazhe më të vogla e më shumëngjyrëshe sesa ato të rimbushshme – janë “një shtytës kryesor pas…

Read More

Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në autostradën Elbasan-Tiranë, pasi u përplas me një makinë tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, dhe siç sqaron policia, mjeti me drejtues G.D. u përplas me një makinë tjetër që drejtohej nga Sh.K. Si pasojë e përplasjes, mjeti u parë u përfshi nga zjarri. Drejtuesi i mjetit nuk pësoi lëndime. Ndërsa nga flakët e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Read More