Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konfliktet e gjakmarrjes dhe hasmëritë, Balla zbardh porositë për drejtuesit e policisë

16:51 / January 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla lezhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë takimit në Lezhë me drejtuesit e policisë së këtij qarku, ka bërë të ditur se për parandalimin e ngjarjeve kriminale që vijnë nga ngjarje të vjetra, do të bashkëpunojnë me Prokurorinë për hetime të thelluara.

Balla tha se tashmë ka një plan pune dhe se detyra e policisë për të parandaluar ngjarje të reja kriminale, që burojnë nga këto ngjarje të vjetra

Pyetje: Në qarkun e Lezhës janë 228 familje në konflikte gjakmarrje dhe hasmërie. A mendoni se duhet të ketë një vëmendje të shtuar ndaj këtij fenomeni?

Ministri Balla: Janë 45 ngjarje kriminale nga viti 2005 e këndej, me vrasje, për të cilat, sikurse ju informova, kemi një plan pune për to, sepse këto ngjarje të vjetra janë burim për ngjarje të reja. Të paktën historia këtë ka treguar dhe na ka mësuar. Dhe është në detyrën e DVP Lezhë, kemi bërë një bisedë edhe me drejtuesit e prokurorisë për një hetim të thellë. Dhe detyra e policisë për të parandaluar ngjarje të reja kriminale, që burojnë nga këto ngjarje të vjetra.

Pyetje: Në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, gjatë ditëve të fundit janë ndaluar një sërë personash por janë lënë sërish të lirë. A e shihni si një problem të policisë që nuk çon prova apo të sistemit të drejtësisë?

Ministri Balla: Jo, e para, nuk është kështu! Prokuroria është në vendimmarrjen e vet për të dhënë masa të tjera sigurie përveç masës së sigurisë “arrest me burg”. E rëndësishme është që prokuroria, për të gjitha rastet, ka dhënë një masë të caktuar. Kjo lidhet edhe me kapacitetet që kemi. Por unë nuk kundërshtoj, përkundrazi, as nuk i komentoj vendimet e prokurorisë për të dhënë masa të tjera sigurie, alternative. Kjo është një gjë e mirë. E rëndësishme është që prokuroria e ka konsideruar punën e policisë, të bazuar në kod dhe e rëndësishme është që ne vazhdojmë punën për ta goditur këtë fenomen. Besoj që biem dakord me të gjithë qytetarët e Lezhës apo gjithë Shqipërisë që fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave duhet goditur çdo ditë. Dhe e kam thënë që prej ditës së parë, vazhdoj ta mbështes që kjo është një punë sistematike. Nuk është diçka që bëhet në mënyrë periodike, por në mënyrë të përditshme.

Lezhe Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Shkulen kangjella, thyhen xhamat e institucionit

15:52 / October 13, 2026

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026

Parandalohet një vrasje për hakmarrje në Kurbin, arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë automatike

13:03 / October 13, 2026

Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet ton

11:15 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.