Author: tirana

Nga sot, Tirana merr drejtimin e Presidencës së B-40, që është rrjeti më i madh i bashkive në rajonin tonë. Përmes një videomesazhi, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se këtë vit Tirana do të jetë shtëpia e madhe e gjithë bashkive të Ballkanit. “Fillon nga bashkia e Stambollit e Ankarasë deri në bashkitë e Lubjanës, Sofjes, Bukureshtit dhe gjithë bashkitë në mes. Praktikisht është gjithë Europa Lindore, ose si themi ne, lagjja jonë. Më vjen mirë që këtë vit Tirana ka kryesinë e B40. Vitin e parë ishte Stambolli. Vitin e dytë, vjet ishte Athina. Këtë vit Tirana do të jetë…

Read More

“Dyert e NATO-s mbeten të hapura për Ukrainën dhe ajo do të bëhet anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut”,-thotë sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. Ai ka konfirmuar qëndrimin e Uashingtonit zyrtar gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Uashington, por pa deklaruar një datë fikse. Kreu i diplomacisë amerikane theksoi se procesi që është vërejtur në kohë rekord fillimisht me Finlandën dhe tani me Suedinë, tregon se dyert e NATO-s janë të hapura dhe mbeten të hapura, përfshirë edhe Ukrainën, e cila do të bëhet anëtare e NATO-s. Ai…

Read More

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një zyrë noterie në ish-Bllok në Tiranë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në një noteri, nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme materiale. ”Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”,-njofton policia.

Read More

Kryeministri Edi Rama të hënën priti në një takim ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan. Kreu i qeverisë teksa ka postuar foto nga takimi, e cilëson Fidan si një mik të vjetër dhe si një prej ”prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare”. ”Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan”,-shkruan Rama.

Read More

PD vijon të mbetet në udhëkryq, dhe Sali Berisha në “arrest shtëpie”. Agron Gjekmarkaj thotë se nuk ka ambicie për të drejtuar PD-në, ndërsa tha se ka shumë figura të tjera brenda opozitës me karizmin dhe përgatitjet e duhura për ta bashkuar opozitën dhe për ta nxjerrë nga kjo situatë. “Berisha po përballet me një proces gjyqësor ku ka shumë konotacione politike. Tani është çështje e largpamësisë së tij sesi do të sillet në raport me demokratët dhe Partinë Demokratike. Unë mendoj se Partia Demokratike ka potenciale lidershipi, qoftë te një njeri që vjen nga provincat apo ata që janë…

Read More

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet nga Bredhi i Sotirës në Dropull, i cili feston përvjetorin e shpalljes “Park Natyror”. Kreu i qeverisë thotë se në këtë park mbrohen habitatet dhe speciet e veçanta, duke dhuruar peizazhe të shumëllojshme në çdo stinë. “Mirëmëngjesi dhe me pamjet e Bredhit të Sotirës në Dropull që feston përvjetorin e shpalljes “Park Natyror” me një sipërfaqe të rritur ku mbrohen habitatet dhe speciet e veçanta, duke dhuruar edhe peizazhe të shumëllojshme në çdo stinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Olivera Injac, kryetare e Bashkisë së Podgoricës. Teksa vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se kjo marrëdhënie duhet të jetë edhe mes dy qyteteve. Ai theksoi se këtë vit Tirana do të jetë epiqendra e Ballkanit. “Ashtu si lidershipi ynë, kryeministri ynë, qeveria juaj, kanë pasur një bashkëpunim fantastik, dua që i njëjti bashkëpunim të jetë edhe për qytetet tona. Mezi pres që këtë vit që Tirana është epiqendra e Ballkanit dhe që do të drejtojë B-40, ne të jemi një platformë për të mësuar, për të treguar…

Read More

Një krim i rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë me armë zjarri gruan e tij, ndërsa ka rrëmbyer vajzën. Renato Muhaj 34 vjeç, vrau gruan Suela Saliaj, ndërsa policia shpëtoi vajzën 8-vjeçare e cila ishte rrëmbyer. Sipas mediave amerikane, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearwater mori njoftimin. Policia thotë se Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefonojnë 911. Të dy prindërit janë trajtuar në spitalin Morton Plant pas…

Read More

Shqipëria u vlerësua në vitin 2023 me një pikë më shumë se vitin e mëparshëm në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, duke shënuar 37 pikë dhe duke u radhitur në vendin e 98-të mes 180 vendeve, sipas organizatës Transparency International. Të martën kjo organizatë publikoi Indeksin e përvitshëm të Perceptimit të Korrupsionit dhe raportin për gjendjen e korrupsionit në botë. Transparency International përdor një sistem llogaritjeje të indeksit nga zero në 100 pikë, ku zero është niveli më i lartë i korrupsionit dhe 100 pikë do të thotë mungesë korrupsioni. Në raport thuhet se Shqipëria po shënon përmirësim në drejtim…

Read More

Këtë të martë ko të kemi mot ku do të mbizotërojë kohëzgjatja me diell, por me temperatura të ulta e kryesisht ato në vlerat minimale. Sot pritet të jetë mot i kthjellët në të gjithë territorin dhe me temperatura të ulëta. Prani të ngricave të forta në akset rrugore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Read More

Dashi Të martën përpiquni të mbani gjithçka nën kontroll në këtë periudhë agjitacioni dhe nervozizmi. Afërdita, Marsi dhe Mërkuri në një aspekt kritik mund të krijojnë pak turbulenca dhe disa dilema që nuk janë të lehta për t’u zgjidhur, ndoshta edhe një problem fizik apo pune. Reagimi duke u zemëruar vetëm do t’i përkeqësojë gjërat. Demi Të martën 24 orët e ardhshme do të sjellin këshilla nëse jeni duke luftuar me çështje dashurie ose probleme pune, dikujt do t’i kërkohet të arrijë në portofolin e tij shumë shpejt. Nga gjysma e dytë e shkurtit do t’ju duhet të merreni edhe…

Read More

Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i ka dhënë një sfidë banorëve banorëve të BBV3, duke i ndarë në tre grupe. Sipas zarfit të mbërritur në shtëpi, tre të preferuarit e publikut, Ilnisa, Romeo dhe Juli duhet të zgjidhnin se cilët banorë donin në skuadrat e tyre dhe më pas do të lidheshin me litar. Nëse një banor i grupit do të dorëzohej, atëherë të gjithë anëtarët e tij do të ishin të nominueshëm në spektaklin e ardhshëm ndërsa skuadra fituese do të fitonte imunitet. Ditën e sotme, ka qenë skuadra e Julit që është dorëzua dhe ka qenë Bardhi…

Read More