Këtë të martë Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të huaj, pasi pengonte qarkullimin e mjeteve tek rruga e Elbasanit. Shtetasi i huaj E.T ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç’rregullime në sjellje, dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve në rrugën e Elbasanit. Gjatë neutralizimit, ai edhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. 41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Author: tirana
George Freeman dha dorëheqjen nga kabineti qeveritar britanik, kjo pasi nuk mund të përballonte rritjen e kësteve të kredisë me pagën e tij ministrore prej 120 mijë paundësh. Ai tha se një rritje nga 800 në 2 mijë paundë, e këstit të kredisë së tij, ishte një nga arsyet pse ai dha dorëheqjen gjatë rifreskimit të kabinetit qeverisës në nëntor. ”Pse unë dhashë dorëheqjen? Një nga arsyet është sepse kësti i kredisë sime rritet këtë muaj nga 800 në 2000 paundë dhe unë thjesht nuk mund ta përballojë këtë kredi me rrogën si ministër. kjo është ekonomi politike. Ne rrezikojmë…
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Marjan Rrokut, ish-oficerit të Shërbimit Informativ Kombëtar për të zbutur dënimin e përjetshëm. Rroku është dënuar në maj të vitit 2002, pasi u identifikua si autor i vrasjes së dyfishtë të nënë e bijë, Mbarime dhe Alda Camaj, ngjarje kjo e ndodhur në mars të vitit 2001 në Tiranë. Në sheshin para Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, i pandehuri u ka dalë para viktimave dhe me pistoletën personale të tipit “TT” ka qëlluar shtatë herë mbi dy viktimat, duke i lënë ato të vdekura, dhe është larguar. Sipas akteve mjekoligjore që ndodhen në…
Avokatët e Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e tjerë të kësaj kompanie kanë kërkuar t’u mundësohet tërheqja nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për arsye të mospagesës. “Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara. Derisa të caktohen avokatët e tjerë, të njëjtët deri në një periudhë 45 ditore do vazhdojnë punën e tyre. Pagesat për mbrojtjen…
Gati një në dy shqiptarë në vitin 2070 do të jetë mbi 65 vjeç. Nga më pak se 447 mijë aktualisht, numri të moshuarve pritet të arrijë në mbi 1.1 milionë. Sipas parashikimeve të zymta të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të moshuarit mbi 65 vjeç në 2070-n, do të përbëjnë 40 për qind të totalit të popullsisë nga 16.2 për qind aktualisht. Largimi në masë e i vijueshëm i të rinjve ka bërë që mosha mesatare në vend të zgjerohet, duke u rritur me 3.8 vite vetëm në harkun e viteve 2015-2023. Në kushtet që zhvillimet demografike nuk po përcjellin ndonjë…
Një sistem të ri, me në qendër mësuesin ka premtuar kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në eventin ku po prezantohet Programit Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Rama theksoi se qeveria që ai drejton do të bëjë të pamundurën që të rritë mbështetjen e gjithanshme për shkollën. Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi nevojën për kapital njerëzor të kualifikuar në një botë që po shkon drejt plakjes. “Është një kohë në të cilën, ka filluar një luftë pa armë, shumë e egër, për kapitalin njerëzor. Vendet më të zhvilluara, që sot po përballen me fenomenin e pandalshëm të…
Kryeministri Edi Rama ka folur për programin kombëtar të zhvillimit profesional të mësuesve, ku thotë se jemi në një luftë të egër për kapitalin njerëzor, dhe se duhet të rrisim mbështetjen për shkollën. ”Shumica prej jush janë prindër dhe e kuptojnë se çfarë ngarkese psikologjike dhe punë kërkon të merresh me një fëmijë. Por kjo kohë nuk e ka vënë në pikëpyetje rolin e mësuesit. Ka vënë në pah domosdoshmërinë që ne ta fuqizojmë rolin e mësuesit sa më shumë të mundemi. T’u japim atyre forcë, motivim dhe aftësi për t’u përballur me atë që koha sjell para sistemit arsimor.…
Avokati Spartak Ngjela, flet për dëshmitë e dhëna nga të dyshuarit për vrasjen e Lirdonës. Duke u bazuar në dëshminë e Naimit, ku Liridona mund ta ketë tradhtuar në Suedi, Ngjela shprehet se arsyeja e këtij krimi është xhelozia, e cila të çon në një psikikë të sëmurë. Spartak Ngjela: Ne do themi me një fjalë cila është arsyeja, xhelozia, por di të them që bukuria e gruas të çon në xhelozi të një psikike të sëmurë. Pse këto ngjarje marrin interesin në publik? Spartak Ngjela: Ke parë ndonjë roman të nivelit të lartë që nuk ka vrasje brenda? Ke…
Një 32-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Rinas. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale V. E., 32 vjeç, lindur dhe banues në Strugë, Maqedonia e Veriut. Njoftimi i policisë Si rezultat i bashkëpunimit mes Komisariatit të Policisë Rinas, Interpol Tiranës dhe homologëve, finalizohet operacioni policor i koduar “Exit”. Pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në Strugë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje, dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Maqedoninë e Veriut, 32-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e…
Juventus ndjen mangësi në repartin e mesfushës, një aspekt që trajneri Massimiliano Allegri e vuan prej fillimit të sezonit. Drejtuesit torinezë po punojnë që në këtë merkato dimërore ta plotësojnë repartin e mesfushës, teksa mundësinë e para Kalvin Phillips e Jordan Henderson nuk u realizuan. “Zonja e Vjetër” po mendon tashmë dy emra “loë cost” dhe që kanë eksperiencë në Serie A. I pari është Giacomo Bonaventura. 34-vjeçari që ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij në Itali është në skadencë kontrate me Fiorentinën. Bisedimet për një rinovim të mundshëm janë ndërprerë prej shtatorit dhe te Juventus do të kërkojnë…
Tirana mori këtë të martë zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkani, B-40. Në samitin e mbajtur në kryeqytet, ku morën pjesë kryetarë bashkie dhe delegacione nga 54 qytete të Ballkanit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo është koha për bashkëpunim si kurrë më parë. Ai tha se është krenar për Tiranën, e cila vitet e fundit ka mbajtur tituj të rëndësishëm si “Kryeqytetit Evropian të Rinisë”, “Qytetit Europian i Sportit”, por ishte edhe mikpritëse e Procesit të Berlinit, një ngjarje politike e nivelit ndërkombëtar, si dhe u shpreh entuziast që Tirana…
Një mbrëmje gëzimi u kthye në tragjedi për grupin prej katër të rinjve të cilët kishin dalë së bashku, por ndërmorën këtë sfidë të rrezikshme që i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar Lorenzo Pjetrushi. Ngjarja fatale ka ndodhur në Itali. Për të realizuar sfidën, i riu ka hipur mbi kofanon e makinës së shokut dhe po xhironin videon për ta postuar në Tik-Tok. I riu është rrëzuar nga makina dhe më pas është përplasur nga një tjetër makinë, duke humbur jetën tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur më 20 janar në Treviso të Italisë, por ai ka humbur jetën sot në spital, pasi…