Një mbrëmje gëzimi u kthye në tragjedi për grupin prej katër të rinjve të cilët kishin dalë së bashku, por ndërmorën këtë sfidë të rrezikshme që i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar Lorenzo Pjetrushi.
Ngjarja fatale ka ndodhur në Itali. Për të realizuar sfidën, i riu ka hipur mbi kofanon e makinës së shokut dhe po xhironin videon për ta postuar në Tik-Tok.
I riu është rrëzuar nga makina dhe më pas është përplasur nga një tjetër makinë, duke humbur jetën tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur më 20 janar në Treviso të Italisë, por ai ka humbur jetën sot në spital, pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.
