Debatet në ”Big Brother Albania Vip 3”, mes Roza Latit dhe Ledjona Xheladinajt vijojnë të jenë të ashpra. Ka qenë Roza ajo që i ka përmendur Ledjonës vajzën dhe familje, ku i thotë se ka lindur një fëmijë pa dashuri. Kjo deklaratë e ka prekur Ledjonën dhe e konsideron Rozën si një njeri të keq. Biseda e plotë: Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri. Roza: A je me personin që e ke bërë? Ledjona: Ç’rëndësi ka?…
Author: tirana
Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi u kap teksa qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja. Pas ndalimit nga efektivët e Policisë dhe gjatë veprimeve procedurale për shkeljen e kryer prej tij, ai ka kundërshtuar ato, me forcë. Ai akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Njoftimi i Policisë Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” kanë konstatuar një automjet tip “Volksëagen” që qarkullonte në sens…
Një super lajm të mirë ka dhënë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, kjo pas protestave të fermërëve, të cilët kanë bllokuar rrugët me traktorë. Ai ka bërë me dije se ka kërkuar që ndihma për ata të rritet në 10 mijë euro, teksa kanë marrë dhe ndihmën e parë prej 2 mijë eurosh. Sot do të hapet platforma përkatëse për ndihmën shtesë për dëmet që kanë pësuar fermerët, ndërsa shtoi se do të shikohet me kujdes edhe çështja e naftës bujqësore. “Çdo formë mobilizimi duhet të arsyetohet dhe ne dëgjojmë fermerët. Aty ku ka vonesa ne reagojmë për të korrigjuar dobësitë…
Suela Saliaj, me profesion bankiere në sektorin e shërbimit të klientit në SHBA, u vra nga ish-burri i saj Renato Muhaj. 32-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërsa Renato rrëmbeu vajzën e tyre dhe tentoi të arratisej por më vonë u arrestua nga policia. Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, ajo prej shumë vitesh kishte eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.
Tetë persona janë arrestuar dhe tre të tjerë po ndiqen penalisht, për vënie të basteve sportive përmes celularit. Personat e vënë në pranga janë: Oligert Rozani 29 vjeç, Fatjon Spahiu 37 vjeç, Ergys Shollo 36 vjeç, Bledar Mici 35 vjeç, Alban Balliu, 38 vjeç, Nexhmedin Tola, 49 vjeç, Ilion Mile 19 vjeç, dhe Olsi Hasa 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, ndërsa personat që po ndiqen penalisht janë Sh. A., E. I., dhe D. H. Këta persona u kapën në kuadër të operacionit “Last bet”, ku gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e tyre, janë gjetur telefona që shërbenin…
Me 10 vite burg është dënuar ish-kryeministri pakistanez Imran Khan, me akuzën e nxjerrjes së sekreteve shtetërore. Khan po vuan një dënim prej tre vitesh burg pasi u dënua për korrupsion. Ai i ka quajtur të motivuara politikisht të gjitha akuzat ndaj tij. Prokuroria tha se veprimet e zotit Khan përbënin zbulimin e një dokumenti të klasifikuar dhe dëmtimin e marrëdhënieve diplomatike. Akuza e fundit mund të çojë në burgim të përjetshëm apo edhe me vdekje. Çështja është dëgjuar gjatë muajve të fundit në një gjykatë speciale të ngritur brenda burgut ku z. Khan është mbajtur që nga gushti. Zgjedhjet…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se ”fshati po vdes”. Për të kjo po ndodh sepse kjo gjendje e fshatit reflektohet çdo ditë në tokat që mbillen, por edhe në numrin e krerëve të bagëtive që sa vjen dhe po bie. Tabaku thekson edhe se faktor i gjendjes ku sot ndodhet fshati është edhe heqja e rimbursimit të TVSH për fermerët, por edhe zhvlerësimi i euros, që ka bërë që produktet e importuara të shiten më lirë se ato vendase. ”Kush bën pazar e shikon që të gjitha çmimet janë rritur. Frutat, perimet sot kushtojnë më shtrenjtë. Pse kushtojnë më…
Reperi Bardhi një shqiptar i Maqedonisë i cili është pjesë e ”Big Brother Albania Vip 3”, tregon se si u strehuan në shtëpinë e dajave në fshatin Sllupçan, ku qëndruan për një muaj në një bodrum me 30 persona, ndërkohë që hidheshin granta. Sipas tij ishte një mrekulli që shpëtuan. Në një rast tjetër tregon kur familjarët dëgjuan në radio emrin e nënës së tij që kishte vdekur së bashku me dy fëmijët. Ky ishte një lajm mjaft i rëndë për familjarët të cilët me kalimin e kohës, e kuptuan se bëhej fjalë për një grua tjetër me të njëjtin…
Mëngjesin e kësaj të marte, në derën e zyrës së noterisë në pronësi të Esemeralda Dautit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, shpërtheu një sasi lëndë plasëse. “Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”, tha noterja. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit (30 janar), në rrugën ‘Perlat Rexhepi’ dhe raportohet vetëm për dëme materiale. Ende nuk dihen autorët e vendosjes së tritolit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Po ashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-diplomati shqiptar, Fatmir Kumbaro. Ndërsa po trajtohej në spital për shkak të një problemi me frymëmarrjen, 76-vjeçari ka pësuar një arrest kardiak, ç’ka ka qenë fatale për jetën e gazetarit dhe diplomatit të njohur. Fatmir Kumbaro lindi në Tiranë më 5 dhjetor të vitit 1947. I diplomuar në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ai ka kryer detyra të rëndësishme; gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, pedagog në fakultetin juridik në Universitetin e Tiranës dhe Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar në vitin 1991. Fatmir Kumbaro ka qenë ndër themeluesit e Partisë Socialiste…
Këngëtari Rati përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale duket në udhëtim teksa bën batuta me kolegët e tij. Rati është në një turne muzikor së bashku me këngëtarë dhe muzikantë të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova. “Gjysma e avionit muzikantë” thotë Rati. Teksa lëshon dhe batutën: ‘Me na kontrollu nga xhepat bëhen 100 mijë euro. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)
Policia e Tiranëa ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, Policia ka arrestuar shtetasin L. D., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi kokaine. Po ashtu, është arrestuar J. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.