Baza ushtarake amerikane, e njohur si Kulla 22, supozohej të mbetej sekrete dhe as Jordania, as SHBA nuk do të tregonin për vendndodhjen e saj brenda territorit jordanez. Por pas sulmit me dron gjatë fundjavës, Pentagoni është detyruar që të zbulojë për herë të parë vendndodhjen e bazës, të vendosur atje në 2016-n. Korrespondenti i BBC, Feras Kilani, thotë se në 2017-n iu dha akses i rrallë për të vizituar këtë bazë, por iu ndalua rreptësisht që të filmonte. “Shkuam me helikopter nga baza ushtarake jordaneze në Amman. Nga ajri dallohej qartë sa afër ishte baza me kufirin sirian. Nga…
Author: tirana
Nënkryetarja serbe e Lulzim Hetemit në Komunën (Bashkinë) e Leposaviqit, është filmuar duke marrë kokainë bashkë ‘me stafin’, Brenda ambienteve të komunës (bashkisë). Video është publikua nga “Nacionale”.
Pasi gjeti probleme në të tre kriteret e rivlerësimit dhe vuri në dukje se lidhjet financiare mes Mariola Mërtirit e bashkëshortit dhe personave pas aferës së inceneratorëve Mirel Mërtiri e Stela Gugallja cënonin besimin e publikut te drejtësia, Kolegji njoftoi shkarkimin e saj nga detyra. Nga Vladimir Karaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të hënën vendimin për shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri duke vënë në dukje probleme në të tre kriteret, që sipas trupës gjykuese çonin në përfundimin se ajo nuk ishte e përshtatshme për të vijuar detyrën. Trupa e kryesuar nga Ina Rama, me anëtar Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, Albana Shtylla…
Pritej një fitore e madhe e “Nëndetëses Blu”, të paktën pas asaj pjese të parë, që u pa në “Niko Dovana”, mirëpo triumfi erdhi me shumë vështirësë, me “Verilindorët” e Kukësit, që siguruan kështu një tjetër humbje, kësaj radhe me rezultatin, 3 me 2, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Kategoria Superiore. Siç theksuam edhe më lart pjesa e parë e sfidës u mbyll në avantazhin, 2 me 0, të djemve të teknikut, Dritan Mehmeti, me “fantazistët”, Lorenco Vila e Denison Dos Santos, që shënuan dy gola të shpejtë, në minutat 11’ e…
Shaban Murseli ka thënë se Naimi dhe Liridona janë takuar me vëllain e Kushtrim Kokallës e bashkëshorten e tij dhe e kanë mbyllur këtë çështje. Ka thënë se nga ky rast janë ftohur marrëdhëniet mes tij dhe Naimit. “Mirëpo e di qe Naimi me Liridonën dhe K. me B. janë marrë vesh që kjo gjë të mbyllet me kaq. Nga ky rast Naimi i ka ftohur marrëdhëniet me në një mënyrë me mua dhe familjen”, ka thënë ai. I pyetur nga hetuesit policorë nëse i kanë kërkuar ndonjë haraç nga familja Kokalla lidhur me këtë problem, Shaban Murseli ka thënë:…
Publikohen emrat e pesë të rinjve që u përshinë në një sherr pasditen e sotme në Lezhë. Të lënduar kanë mbetur shtetasit Mirash Gjoni dhe Paelo Pati, ndërsa mësohet se janë shoqëruar për në komisariat shtetasit Ernesto Gjoni, Antonio Prenga dhe Krealdo Ujka. “Gjatë pasdites, në shëtitoren “Gjergj Fishta”, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, pesë persona. Gjatë konfliktit janë dëmtuar lehtë dy persona të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore. 3 shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi…
Deputeti deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka propozuar një rrugë bashkimi për grupin opozitar të Gazment Bardhit. Gjekmarkaj tha se bashkimi në Partinë Demokratike duhet bërë në atë mënyrë që deputetët të ruajnë identitetin e tyre. “Secili të ruajë identitetin e vet dhe të bashkohet në kornizën e fortë opozitarizmi kundër qeverisë dhe këtij kryeministri”, propozoi Gjekmarkaj i cili tha se nëse nuk ndodh, atëherë duhet gjetur një formë tjetër bashkimi. “Pjesa më e madhe e opozitës sot, si trup politike në tërësinë e vet funksionon e bashkuar. Unë nuk do doja të vazhdohej me ligjërimin etiketues apo që krijon emocione…
Në vitin 1975, autori udhëtoi për në Tiranë dhe Detin Adriatik si një i ri, me bindje dhe ideale maoiste. 37 vjet më vonë ai erdhi si një turist, dhe u mahnit se sa shpejt diktatura staliniste, u transformua në një bum kapitalist! Nga Alan Posener Kur zbarkojmë në Tiranë, me një fluturim direkt nga aeroporti Berlin-Schönefeld, vërehej se jo të gjithë të ftuarit janë njësoj. Kinezët lejohen të largohen së pari nga avioni. Pastaj ne, delegacioni i miqësisë nga Republika Federale Gjermane. Dhe në fund, inxhinierët gjermano-lindorë. Mirësevini në Shqipëri Ndërtesa e aeroportit është pothuajse më e madhe se…
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që miratoi marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë. Për Bardhin vendimi nuk është surprizë dhe thekson se “Kushtetuesja” humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje. Sipas tij, marrëveshja me Italinë cënon sigurinë, interesin publik dhe shkel të drejtat e njeriut. “Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë…
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur në kërkim Sheval Muaremin, i cili akuzohet se është kreu i grupit kriminal “Gërçeci” që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës. Ai gjithashtu është përfshirë në vrasje të shumta, përfshirë edhe vrasjen e shqiptarit Shyqyri Beu, i njohur si “Riku Beu” nga Kavaja. Beu u gjet i vrarë dhe i groposur në Maqedoninë e Veriut në maj të vitit 2020, dy muaj pasi ishte zhdukur pa gjurmë. Shyqyri Beu, i njohur si “Riku Beu” nga Kavaja, ishte i përfshirë në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Ai shërbente si korrier për llogari të një…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga një takim i zhvilluar me Presidentin e FIA, Mohammed Ben Sulayem në ambientet e Kryeministrisë. Rama u shpreh se gjatë bisedimeve me Ben Sulayem janë përqëndruar te projekti i Automoto Parkut të Elbasanit. Sipas tij ky projekt do t’i sjellë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit. “Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv. Në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të dy shteteve, si dhe për marrëveshjet ndërshtetërore në fusha të ndryshme të cilat pritet të nënshkruhen së shpejti. Ambasadorja Ziv e njoftoi Presidenten Osmani se pas kërkesës së Presidentes drejtuar institucioneve të Izraelit, qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. “Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët…