Një sistem të ri, me në qendër mësuesin ka premtuar kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në eventin ku po prezantohet Programit Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Rama theksoi se qeveria që ai drejton do të bëjë të pamundurën që të rritë mbështetjen e gjithanshme për shkollën. Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi nevojën për kapital njerëzor të kualifikuar në një botë që po shkon drejt plakjes.
“Është një kohë në të cilën, ka filluar një luftë pa armë, shumë e egër, për kapitalin njerëzor. Vendet më të zhvilluara, që sot po përballen me fenomenin e pandalshëm të plakjes, që janë në krye të trenit të Europës, janë investuar, për të marrë kapital njerëzor, ku të munden, pa mëshirë. Oferta e tyre është shumë e fortë se oferta jonë. Ta mbrojmë sa të mundemi, kapitalin njerëzor, dhe cilësinë e tij në vendit tonë”,-shtoi kryeministri.
Nga ana tjetër, Rama kujtoi edhe se rritja e pagave për mësuesit do të vijojë. “Pagat së shpejti do të shkojnë mesatarisht 950 euro. Kjo nuk mjafton. Na duhet të reformojmë sistemit. Mekanizimin e rritjes së pagave çdo pesë vite, duhet ta reformojmë komplet”.