Author: tirana

Dibra ka tashmë një bibliotekë dinjitoze, me kushte e ambiente moderne. Përmes një ndërhyrjeje rehabilituese bibliotekës i është shtuar salla e leximit, një mjedis i ri e komod për të gjithë miqtë e librit. Më shumë se 74 mijë libra janë pjesë e kësaj biblioteke e cila numëron mbi 5 mijë anëtarë të regjistruar, dhe ku bëhet një punë me shumë përkushtim e kujdes nga ana e punonjëseve të kësaj biblioteke për ruajtjen e çdo libri. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Shtetit, Bora Muzhaqi, vizituan ambientet e reja të bibliotekës e cila për Dibrën dhe qytetarët e…

Read More

Lëvizjes së zemërimit të fermerëve evropianë do t’i bashkohen kolegët e tyre spanjollë, me tre sindikatat më të mëdha të vendit që njoftojnë një sërë veprmesh në javët e ardhshme. “Sektori i bujqësisë në Evropë dhe Spanjë po përballet me një zhgënjim dhe shqetësim në rritje”, kryesisht për shkak të “burokracisë mbytëse të krijuar nga rregulloret evropiane”, thanë në një deklaratë të përbashkët shoqatat Asaja, UPA dhe Coag. Të tre organizatat, të cilat nuk specifikojnë datat e sakta të mobilizimit të tyre, thonë se duan një “moderim” dhe “thjeshtim” të politikës së përbashkët bujqësore, si dhe një “plan ambicioz veprimi” në nivel BE – Spanjë dhe rajonet…

Read More

Avokati i Popullit ka dorëzuar në Kuvend raportin me renditjen e kandidatëve nga avokatia dhe shoqëria civile për 6 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Në garë janë 13 kandidatë për 2 vende vakante në KLGJ dhe 9 kandidatë për 2 vende vakante në KLP nga radhët e avokatisë. Renditja e pikëzimit sipas Komisionit të Pavarur të Vlerësimit për kandidatët nga radhët e avokatëve për KLGJ-në ka vlerësuar në vendin e parë avokaten Eris Hysi, ndjekur nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir…

Read More

Një thriller i ri po zhvillohet në Selanik me një grua të gjetur të pajetë nga policia në banesën ku ajo jetonte në qendër të qytetit. Sipas informacioneve të para, trupi i gruas u gjet në orët e para të pasdites kur efektivët e policisë u thirrën në rrugën Agios Dimitriou për të transferuar në klinikën psikiatrike një burrë, i cili ishte vëllai i gruas. Burri thuhet se ishte reagues dhe jo bashkëpunues me oficerët për disa kohë. Por, forcat e rendit kanë arritur ta transferojnë në klinikën psikiatrike. Kur policia ka hyrë në banesë ka gjetur trupin e një…

Read More

Romeo, Elvisi dhe Meri kanë diskutuar me njëri-tjetrin gjatë kohës që qëndronin në oborr. Romeo ka ngacmuar Merin për një pëlqim të mundshëm brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Banorja nuk ka mohuar mundësinë për të krijuar një lidhje brenda shtëpisë, madje nuk do të kompleksohej nga asnjë veprim. Romeo: Unë e jam vënë re që je i thellë si njeri. Dhe ti nuk kërkon një mashkull të zakonshëm, por kërkon një mashkull që të hyjë në thellësinë tënde dhe të të kuptojë. Kush mund ta ketë n shtëpi? Meri: Anji. Romeo: Se gjen veten tek asnji? Nëse do të…

Read More

Zv. Presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Blerina Gjylameti u prit në një takim të veçantë nga Jennifer Ceriale, Drejtore e Politikave Evropiane dhe Çështjeve Globale, në Departamentin Amerikan të Shtetit.Zyrtarja e lartë e SHBA, vlerësoi kontributin dhe rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare gjatë tre viteve të fundit, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe tashmë si anëtarë e Këshillit të Drejtave të Njeriut.“Kënaqësi e veçantë të dëgjoja vlerësimet maksimale nga pala amerikane për kontributin dhe rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare gjatë tre viteve të fundit, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe tashmë…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar seancën gjyqësore, kërkuar nga tre organizata për shfuqizimin e ligjit dhe vendimit qeveritar, të cilët i hapin rrugën ndërtimit të një hidrocentrali mbi Drinin e Zi në Skavicë të Kukësit. Duke pasur parasysh se ligji e rregullon projektin e Skavicës në dy faza dhe faza e dytë fillon vetëm nëse finalizohet faza e parë, Gjykata vlerësoi se kërkuesit legjitimohen vetëm për pretendimin për cenimin e së drejtës së informimit për çështjet mjedisore. Për sa më lart, Gjykata vlerësoi se, duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, shkeljet e konstatuara…

Read More

Sqetullat janë një zonë për të cilën ne kujdesemi për arsye estetike dhe higjienike . Për shkak të numrit të madh të gjëndrave të djersës të pranishme në to, ato kanë tendencë të lëshojnë erëra që janë të pakëndshme. Ajo që nuk dimë është se sqetullat mund të tregojnë edhe një problem shëndetësor. Edhe pse ndonjëherë kalon pa u vënë re, shumë nga ndryshimet që mund të paraqesin tregojnë se diçka nuk është në rregull me trupin tonë. Në këtë artikull po ndajmë me ju 5 simptoma që nuk duhet t’i injoroni. 1. Aroma e fortë Aroma e djerës zhduket…

Read More

Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit, ka reaguar ashpër pas lajmit se tarifat shërbimeve për lejet e drejtimit do të dyfishohet, e madje disa prej tyre edhe katërfishohen. Ai tha se ky vendim është marrë pa i njoftuar ata si grup interesim, duke e cilësuar një lëvizje në mënyrë tinëzare. “Dje u vura në dijeni, por jo zyrtarisht, këto janë tarifa që janë vendosur tinëz dhe në mënyrë të padrejtë, pa marrë mendimin e grupeve të interesit. Nuk mund të katërfishohen çmimet e tarifave. Unë kam dijeni se hyjnë në fuqi në datën 4 shkurt. E papranueshme…

Read More

Lënia e bakshisheve është një shenjë e mirësjelljes në shumë vende të botës, një tregues që ju vlerësoni përpjekjet që ka bërë shoferi i taksisë, kamarieri ose një punonjës tjetër për t’u kujdesur për ju. Megjithatë, ky veprim mund të jetë një fushë e minuar e mirësjelljes gjatë udhëtimit në disa shtete. Për ju që e urreni të paguani diçka ekstra për shërbimin në fund të faturës, ne ju sugjerojmë të vizitoni këto 3 shtete. Japonia Është një shuplakë në fytyrë të japësh një bakshish në Japoni, ku norma kulturore është të ndihesh shumë krenar për punën tënde. Punonjësit e…

Read More

Shqiptarët vijojnë të preferojnë më së shumti blerjen e automjeteve të përdorura nga jashtë, për shkak edhe të çmimeve më të favorshme që kanë në krahasim me makinat e reja që shiten në koncesionare. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, tregojnë se zëri i automjeteve të përdorura renditet në vendin e katërt për të ardhurat doganore që sjell në buxhetin e shtetit, në raport me të gjitha mallrat e importuara. Konkretisht në 2023 ky zë ka sjellë afro 10 miliardë lekë të ardhura, me një kontribut prej 4.59 % në raport më të ardhurave totale doganore. Por…

Read More

E pabesueshme ajo që ndodhi në Katar në konferencën për shtyp pas eliminimit të Irakut në fazën e 16-të të Kupës së Azisë nga Jordania. Edhe pse Iraku kaloi i pari në avantazh, jordanezët i përmbysën 2-3 pas shtesës. Disa gazetarë irakianë, siç shihet në një video që po bën xhiron në rrjet, sulmuan trajnerin e Irakut, Jesus Casas. Ndërhyrja e sigurisë ishte e nevojshme për të shmangur përkeqësimin e gjërave. Shumë media irakene e kanë kritikuar Casas se ka dhënë shumë intervista si trajner gjatë këtij kompeticioni dhe se kjo ishte pjesërisht arsyeja e humbjes së një prej kombëtareve…

Read More