Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, pas finalizimit të një pune hetimore disamujore, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u zhvillua në periferi të kryeqytetit, aty ku në parkingun e një qendre tregtare, 4 të rinjtë që u kapën në flagrancë, po shkëmbenin lëndë narkotike të llojit kanabis. Uniformat blu sekuestruan 16.2 kg kanabis, e ndër të tjera edhe 90 gramë kokainë, shuma parash dhe 5 celularë. “U organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Lokacioni”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. D., 32 vjeç, H.…
Author: tirana
Një debat i ndezur në Prime të martën në ”Big Brother Albania Vip 3”, u mbyll me një puthje romantike. Ilnisa dhe Meritoni mes lotësh dhe disa orëve “negociata” kanë mundur më në fund të gjejnë gjuhën e përbashkët. E nisur si një puthje lamtumire, pasi dukej se taktikat e tij nuk po funksiononin për të qetësuar xhelozinë e Ilnisës për raportin e tij me Riken, duket se fati ka qenë në anën e Meritonit, pasi çifti është pajtuar më në fund.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona të cilët organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme. Në kuadër të operacionit ‘Shady snake’ u arrestuan shtetasit R. J., 25 vjeç, B. M., 36 vjeç, M. F., 38 vjeç, K. B., 30 vjeç, dhe Q. Sh., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e…
Finalistja e ”Big Brother VIP Kosova 2”, Edona James ka shprehur një dëshirë së fundmi. Në një bisedë në oborr, ajo theksoi se në rast se nuk do e fitojë këtë edicion të këtij formati televiziv, do që ta marrë çmimin Lumbardhi. “Nëse nuk e fitoj unë, dua ta fitojë Lumbardhi”. Finalja e madhe e këtij formati do të mbahet ditën e premte (2 shkurt).
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Sajmir Korreshi kundërshton mënyrën se si u zgjodhën një ditë më parë katër koordinatorë të Rithemelimit që do të merren me organizimin e partisë. Gjatë një interviste në “Breaking” Top News, ai thotë se opozita duhet të organizohet pasi nuk mund të vijojë më me zgjedhje të njëanshme. I pyetur se si duhet t’a vijojë opozita aksionin në Kuvend, ai tha se dy rrugët që kanë mbetur janë ngujimi ose greva e urisë. Si do të vijojë me aksionin në Kuvend? Ju jeni dënuar sërish për seancat parlamentare… Mazhoranca tjetër gjë thotë në Bruksel, tjetër…
Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje magjike që ofron Valbona në këtë sezon turistik dimëror. ”MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të Valbonës ku guidat lokale bëjnë çdo ditë një punë të jashtëzakonshme në prezantimin e #ShqipërisëTuristike dimërore, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan dhe bashkëshortja e tij, Bushra Khan, janë dënuar secili me nga 14 vjet burgim lidhur me shitjen e paligjshme të dhuratave shtetërore, tha partia e tij më 31 janar. Në këtë vendim po ashtu përfshihet përjashtimi për dhjetë vjet i mbajtjes së ndonjë posti publik, tha partia e Khanit, Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI). Bushra Khan, që njihet më shumë si Bushra Bibi, u arrestua pak pas vendimit, tha PTI. Dënimi i shqiptuar nga një gjykatë në Islamabad për këtë rast të korrupsionit vjen një ditë pasi Khan u dënua me dhjetë vjet burgim për një rast…
Nga: Redjon Shtylla Këngëtarja Tuna në këngën “Nëse vdes e re”, thotë që “se edhe pa plumba, pa thika po u vrajkan njerëzia”, pra “kur je thy, mos me i lanë me t’kesh, me t’rrxu”. Këtë vit në ”Big Brother Albania Vip 3”, banorët vetëmorën përgjegjësinë për të qenë fenomen dhe të ndiznin shtëpinë në pak orë, por fenomen si Luiz Ejlli lind, nuk krijohesh. Loja nisi që orët e para me sharje, ofendime të një niveli ordiner, jo në kornizat e vip-llëkut në Shqipëri. Nisi me fjalor rruge, me një gjuhë të rëndë të urretjes, shumë energji negative mban…
Kjo e mërkurë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mbizotërim të motit të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Vlen të theksohet prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore në thuajse të gjithë relievet kodrinore-malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri 11m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.
Dashi Të mërkurën në dashuri, nëse ka një person që ju intereson veçanërisht, përpiquni të jeni të kujdesshëm këto ditë. Pasditja e mërkurës sigurisht që do të jetë më e mirë se mëngjesi. Përfitoni nga ajo nëse keni nevojë të ndërtoni diçka të veçantë. DemiTë mërkurën do keni qenë shumë nën stres kohët e fundit dhe kjo mund të ndikojë edhe në dashuri. Mundohuni ta shmangni të gjitha gjërat. Për sa i përket punës, situata është e vështirë. Ka gjasa që të keni diçka për të zgjidhur në fushën ekonomike. Binjakët Të mërkurën tani është koha për të zgjidhur problemet…
Ilnisa, Sara, Fationi, Juli, Meri, Meritoni dhe Gabriele janë në nominim dhe një prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën. Shtatë konkurrentët ishin më të nominuarit nga banorët, ndërkohë që grupi i Romeos që fituan lojën e zinxhirit ishin imun. Televotimi është kë doni të shpëtoni, ndaj votoni banorin tuaj të preferuar për ta shpëtuar nga eliminimi.
Debati mes Rikes dhe Ilnisës u përshkallëzuar sërish edhe në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP”. Duke komentuar deklaratën e Ilnisës se “Rike ka kërcyer me të gjithë rruzullin”, vajzat vazhduan sërish përplasjet. “Do ta shohin jashtë se kush është e përdala! Meritoni do të kuptojë…”, tha Rike, duke theksuar se nuk do ta tolerojë më xhelozinë e saj.“Një ditë do të ti fik dritat ty. Mos të shohësh më nga xhelozia”, u shpreh Rike, ndërkohë që Ledion Liço ndërpreu debatin dhe kërkoi që vajzat të ndalojnë ofendimet