Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, pas finalizimit të një pune hetimore disamujore, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni u zhvillua në periferi të kryeqytetit, aty ku në parkingun e një qendre tregtare, 4 të rinjtë që u kapën në flagrancë, po shkëmbenin lëndë narkotike të llojit kanabis. Uniformat blu sekuestruan 16.2 kg kanabis, e ndër të tjera edhe 90 gramë kokainë, shuma parash dhe 5 celularë.
Lexo edhe :
Related Posts
“U organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Lokacioni”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. D., 32 vjeç, H. Z., 23 vjeç, V. K., 23 vjeç dhe H. M., 23 vjeç. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë, në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 16.2 kg. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit H. M., në Korçë, shërbimet e DVP Korçë gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”.

