Author: tirana

Kryesocialisti Edi Rama në mbledhjen e parë të Kryesisë për vitin 2024, ka kërkuar të dijë si po shkojnë takimet e nisura në bazë nga drejtuesit politik. Është raportuar për ecurinë e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj të oganizatave të partisë. Po ashtu synohet zgjedhja e kryetarëve të rinj të organizatave për ti dhënë impulse të reja partisë në bazë. Për kryetarët aktual, do të analizohet rezultati në zgjedhjet e shkuara. Procesi zgjedhjes së kryetarëve të rinj duhet të përfundojë deri në muajin mars.

Read More

Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg për ndarjen e 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”. Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit. Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike. Bashkë me të janë dënuar edhe ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, drejtori i Prokurimit Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim dhe…

Read More

Irida Hasalla, 31-vjeç, i ishte nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit në spitalin ”Amerikan 2” në Tiranë, edhe pse siç tregon vëllai i saj, e ndjera kishte dy vite që kurohej nga kanceri në Belgjikë. Ai deklaron se e motra kishte 2 vite që mjekohej nga kanceri dhe sipas mjekëve në Belgjikë, nuk lejohej as një ndërhyrje për heqje dhëmballe jo më operacion. Arenc Hasalla thotë se mjekët e spitalit ”Amerikan 2” i kanë thënë se s’kishte rrezik. “E ndjera e kishte emrin Lirida Hasalli, 31-vjeç. Vuante nga një sëmundje kanceri dhe kurohej në Belgjikë. Vjen në Shqipëri për…

Read More

Adele do të surprizojë fansat në Evropë, pasi ka konfirmuar se po përgatitet për koncerte të reja. Kjo shënon herën e parë që nga viti 2016 që ylli i muzikës rikthehet në Evropë me shfaqet e saj. Superylli botëror i cili aktualisht po performon çdo javë në një rezidencë në Las Vegas, do të ngjitet në skenën në datat 2, 3, 9 dhe 10 Gusht. “Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mrekullueshme për të kaluar verën time dhe për t’i dhënë fund kësaj faze të bukur të jetës dhe karrierës sime me koncerte më afër shtëpisë gjatë një…

Read More

Një argjendari në qytetin e Korçës ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit në një nga zonat ku dyqanet e argjendarive janë të shumta. Sipas burimeve nga policia ka qenë vetëm një person i maskuar me kapuç që ka thyer xhamat dhe më pas ka hyrë në argjendari. Autori ka arritur të nxjerrë nga dyqani sende me vlerë të konsiderueshme në lekë (varëse floriri, unaza etj). Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Read More

Një 31-vjeçare ka humbur jetën, kjo pas një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr dhjamin në spitalin privat ”Amerikan” në Tiranë. Irida Hasalla i ishte nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit. Familjarët bënë denoncim në polici për mjekim të pakujdesshëm. Vëllai i saj thotë se kanë paguar 2 mijë euro. “Bëri një operacion që nuk i lejohej të bëhej se kurohej në Belgjikë për kancer”,-deklaroi i vëllai. Policia e Tiranës bën me dije se në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e…

Read More

Oltin Bistri është arrestuar më 27 korrik të vitit të kaluar, kjo për grup të strukturuar kriminale e një sërë vepera penale. SPAK bën me dije se ish-shefit të Operacionales i janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 mln. Prokuroria e Posaçme informon edhe se nga hetimet e kryera dhe nga provat e deritanishme është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim Oltion Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 000 000 (një milion) Euro. Njoftimi…

Read More

Detaje të reja kanë dalë për grupin kriminal që tregtonin dhe furnizonin me drogë grupe të tjera kriminale. Antidroga e Tiranës ka zhvilluar hetime për të paktën 5 muaj ku ka arritur që të gjejë prova dhe të organizojë operacionin për arrestimin e 4 personave me rrezikshmëri të lartë. Të arrestuarit ishin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë ku prej kohësh bashkëpunonin me njëri-tjetrin për drogat e forta dhe të lehta. Ata takoheshin në vende të ndryshme të populluara, duke shfrytëzuar edhe ambientet si qendrat tregtare, njëlloj si në rastin konkret. Grupi kriminal ishte i sofistikuar dhe ruhej nga policia.…

Read More

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se korrupsioni duhet të luftohet nga lart poshtë. Nga ana tjetër, ai thekson sesi është e mundur që një ministër me rrogë 1.7 mln lekë, ka djalin që lëviz me makinë 150 mijë euro. ”Modeli vjen nga lartë poshtë. Zyrtarët e niveleve më poshtë shikojnë një ministër apo zyrtarë të lartë që bëjnë korrupsion dhe fitojnë para. Shikojnë djalin e një ministri që lëviz me një makinë 150 mijë euro. Po ku dreqin i gjete 150 mijë euro. Një ministër deri dje merrte 1.7 milionë lekë rrogë, sot merr 3 milionë. Si mund të…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në një video postuar në Facebook këtë mëngjes, ka ndarë shqetësimin e K-ve. ”K-ë është njësia matese e pëlqimeve në INSTAGRAM, FACEBOOK, TIK TOK etj; Ka njerëz që gjithë ditën e rrotullojne rreth K-ve, nuk rrojnë dot pa K-të”,-thotë Braçe. Deputeti analizon masën e njerëzve që komentojnë formatin si ”Big Brother Albania Vip”, ose edhe SPAK-un, që sipas tij janë në qendër të vëmendjes dhe njerëzit duan të përfitojnë duke sulmuar. Shqetësimin e deputetit e gjeni në videon e mëposhtme.

Read More

50% e shqetësimeve mendore shfaqen para moshës 18 vjeç. Ky është thelbi i një studimi të gjatë dhe statistikave të marra nga Shoqata Italiane e NeuroPsikoFarmakologjisë dhe të prezantuara në kongresin Kombëtar. Të rinjtë sot, kryesisht adoleshentët arrijnë t’i marrin pa një recetë në treg të zi, dhe përdorimi është shpesh për arsye që s’kanë të bëjnë me kurimin, por me faktorë të tjerë si rritje performance në nivel shkollor, për gjumë dhe qetësi, apo edhe për entuziazëm e rezistencë nëpër festa. Duke qenë se ky argument është mjaft delikat dhe shqetësues, ekspertët e fushës shpesh bëjnë thirrje për një…

Read More