Një 31-vjeçare ka humbur jetën, kjo pas një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr dhjamin në spitalin privat ”Amerikan” në Tiranë. Irida Hasalla i ishte nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit.
Familjarët bënë denoncim në polici për mjekim të pakujdesshëm. Vëllai i saj thotë se kanë paguar 2 mijë euro. “Bëri një operacion që nuk i lejohej të bëhej se kurohej në Belgjikë për kancer”,-deklaroi i vëllai.
Lexo edhe :
Related Posts
Policia e Tiranës bën me dije se në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.
Njoftimi i plotë
Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

