Irida Hasalla, 31-vjeç, i ishte nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit në spitalin ”Amerikan 2” në Tiranë, edhe pse siç tregon vëllai i saj, e ndjera kishte dy vite që kurohej nga kanceri në Belgjikë. Ai deklaron se e motra kishte 2 vite që mjekohej nga kanceri dhe sipas mjekëve në Belgjikë, nuk lejohej as një ndërhyrje për heqje dhëmballe jo më operacion. Arenc Hasalla thotë se mjekët e spitalit ”Amerikan 2” i kanë thënë se s’kishte rrezik.
“E ndjera e kishte emrin Lirida Hasalli, 31-vjeç. Vuante nga një sëmundje kanceri dhe kurohej në Belgjikë. Vjen në Shqipëri për të bërë një vizitë te Amerikani, për të bërë një operacion për të hequr disa kile. Ajo nuk duhet të ishte operuar fare sipas mjekëve se nuk i lejohet. Duke parë edhe kartelën që ka nuk duhet ta lejojnë fare.
Lexo edhe :
Related Posts
Kishte 2 vite që kurohej. Kishte përmirësime kohët e fundit, sëmundja e tillë që nuk e lejon me bo asnjë lloj veprimi, as me heq dhëmballë, as antibiotikë asgjë. Me dëshirën e saj ka shkuar, ndoshta se ka ditë që mund të ishte shumë e rrezikshme. Mjekët i kanë thënë s’ke pas rrezik. Ajo s’duhej të ishte futur fare në operim, narkozën nuk e pranon fare trupi me kancer”,-tha i vëllai.
Më tej ai tregon se pasi ka dalë nga operacioni, të nesërmen në mëngjes e motra ka kërkuar të shkojë në tualet. Këtu nuk është ndihmuar as nga infermieret e spitalit Amerikan 2, dhe është çuar vetë në këmbë për të shkuar në spital. Në këtë moment e reja ka rënë në tokë dhe ka pësuar trombozë, më pas është dërguar në reaminacion, por fatkeqësisht më pas ka humbur jetën.


