Author: tirana

Këtë të mërkurë, GJKKO-ja ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg Klodian Kapedanin, i cili u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhjet lokale të 2023. Sipas SPAK-ut ai ka u ka premtuar dhe ofruar para në disa raste qytetareve për të marre pjesë në votime dhe përcaktuar mënyrën e votimit. Kapedani mbështeste kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja i cili fitoi mandatin e kyebashkiakut të Kavajës më 14 maj 2023. Me gjykim të shkurtuar, Kapedani përfiton uljen e 1/3 së dënimit.

Read More

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa nga zona e Kepit të Rodonit, foli për ndryshimet e propozuara në ligjin për zonat e mbrojtura. Për të ndryshimet i hapin rrugën ndërtimit, veprimtarive ekonomike në këto zona. “Shkatërrimi i zonave të mbrojtura është i sigurtë me projektligjin që kanë sjellë në Kuvend 12 deputetë socialist sepse heq çdo barrierë për të ndërtuar apo për të bërë veprimtari të ndryshme ekonomike fitimprurëse brenda këtyre zonave”, u shpreh Zhupa. Duke iu referuar Kepit të Rodonit që sipas saj, përbën një nga pikat më të rëndësishme turistike, mjedisore, kulturore, historike të Shqipërisë, kjo zonë rrezikon shumë…

Read More

Partia Socialiste, parti në pushtet që prej vitit 2013, është në vit zgjedhor dhe strukturat po përgatiten për procesin nga i cili do të dalin drejtuesit e rinj të degëve në të gjithë vendin, por edhe anëtarët e rinj të Asamblesë e Kryesisë. Për këtë, kryesocialisti Edi Rama mblodhi në seli grupin e posaçëm të punës që do të angazhohet në proces, për t’i dhënë disa direktiva. Rama e ka bërë të qartë se kryetarëve të degëve që kanë dështuar me performancën në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, nuk do t’u jepet një mundësi e dytë për të drejtuar. Gjithashtu, në…

Read More

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet në Shqipëri, Ilirjan Celibashi thotë se do të jetë e pamundur që të zhvillohet votimi elektronik në 5 qarqe të mëdha të vendit në zgjedhjet parlamentare të 2025, nëse partitë politike nuk do të kenë konsensus. Për gazetarët, Celibashi tha se kjo çështë është më shumë politike sesa teknike. “Do të jetë thuajse e pamundur, nëse partitë politike dhe qeveria nuk disponojnë në lidhje me këtë rekomandim të KQZ, brenda një periudhe që ne kemi llogaritur fundin e muajit shkurt. Eksperienca e deritanishme e KQZ-së në lidhje me votimin elektronik, ka treguar që ky proces në…

Read More

23-vjeçari shqiptar, Marash Kumbulla është shumë pranë akordit për t’u huazuar te skuadra e Sassuolos deri në fund të sezonit. Roma dhe mbrojtësi i Kombëtares duket kanë rënë dakord për një largim gjashtë mujor, me Marashin që kërkon minuta përpara “Euro 2024”. Që prej majit 2023, ai nuk ka luajtur për shkak të një lëndimi, ndërsa këtë fund janari duket se do lërë kryeqytetasit për të kaluar te Sassuolo. Sassuolo është duke tentuar një blerje të Kumbullës, ose të paktën për ta lënë hapur si mundësi në verën e 2024. Në prag të Kampionatit Evropian, aty ku Shqipëria u shortua…

Read More

Prokuroria i kërkon Britanisë së Madhe të ekstradojë drejt Shqipërisë Donald Hoxhën, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e Roland Rexhepit në 2009 në Elbasan. Hoxha i cili ishte 18-vjeç në kohën e vrasjes dhe u arrestua në Britaninë e Madhe. Për vrasjen e Roland Rexhepit janë dënuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, ndërsa po gjykohet Florind Shabani. Roland Rexhepi ish-oficer policie u qëllua për vdekje poshtë shtëpisë së tij në lagjen Vullnetari në Elbasan.

Read More

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 48-vjeçari shqiptar Ralf Feruku, është kapur nga policia greke në aeroportin ndërkombëtar të Athinës. Sipas mediave greke, 48-vjeçari është bashkëpunëtor i Alket Rizait, i njohur ndryshe si “Takis”, i cili në vitin 2014 kishte me një shpërthim bombë në një automjet tip ”Smart” në Attiki Odos pranë aeroportit, ku mbeti i vrarë një 35-vjeçar shqiptar dhe bashkëshortja e tij u plagos rëndë. Për Ralf Ferukun një urdhër ndalimi dalje nga Greqi si dhe një urdhër arresti për “vrasje me qëllim” dhe “shpërthim eksplozivi”. Vlen të përmendet se autori i dyshuar i kësaj ngjarje Ralf Feruku…

Read More

Më 14 janar 2024, Mbretëresha Margaret e Danimarkës abdikoi në moshën 83-vjeçare dhe pas më shumë se 52 vitesh në fron, froni i kaloi djalit të saj Frederick. Por ka gati edhe arkivolin që do të përmbajë hirin e saj kur të vijë koha. Përgatitja për vendin e prehjes së fundit të Margaretës ka nisur që nga viti 2003, kur skulptori dhe profesori Bjørn Nørgaard u ngarkua të përgatiste një gur varri modern që mund të shtohej në listën e gjatë të gurëve të varreve mbretërore në Katedralen Roskilde. Projekti i njohur si Sarkofag dhe i përfunduar në vitin 2018,…

Read More

Gazetari i kronikës së zezë, Sokol Bregu thotë se deklarimet e fundit publike të Ministrisë së Brendshme lënë të kuptohet se hetimi për zhdukjen e Ervis Martinajt po zbehet. Ai foli gjithashtu edhe për vrasjen e 23-vjeçarit Gëzin Sinomatajt në Vlorë, për të cilin tha se policia ka identifikuar porositësin. Për Ervis Martinajn “Ministri i Brendshëm u përgjigj në mënyrë të thatë për Ervis Martinajn, ndryshe nga çfarë deklaronte drejtori i Përgjithshëm i Policisë më parë. Duket se kjo çështje është larguar nga hetimet e policisë. Besoj se edhe për shumë kohë nuk do të ketë përgjigje nga Ministria dhe…

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi gjatë konferencës me gazetarët këtë të mërkurë, është ndalur tek ndryshimet e Kodin Zgjedhor. Ai tha se është në dorë të partive politike, duke shtuar se KQZ-ja ka hartuar një listë me pikat që mendojnë se kanë nevojë për ndryshime. ”Faktori politik dhe institucional kanë pranuar nevojë për ndryshme në Kodin Zgjedhor, të paktën në disa aspekte. Do të ishte mirë që partitë politike të angazhohen për realizimin e ndryshimeve sa më shpejt. Ne kemi bërë publike listën e çështjeve që mendojmë se duhet të adresojmë në kuadër të zgjedhores, ngelet në…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që nga 1 shkurti përjashton nga qarkullimi dinarin serb. Ajo tha se sa i përket zbatimit në praktikë janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do të respektohej neni 11 i Kushtetutës së Kosovës, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve në veri në mënyrë që të zbatohet pa problem dhe me përkrahjen e shteteve aleate. “Sa i përket dinarit, dje me zotin Lajçak nuk kemi arritur ta diskutojmë këtë se kemi pasur shume tema për…

Read More

Këtë të mërkurë u mësuan edhe çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Duke nisur nga ora 11:00 në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, tetë skuadra të ndara në dy vazo ishin në ethet e goglave. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë. Sfidat Erzeni-Vllaznia Teuta-Tirana Laçi-Egnatia Kukësi-Partizani

Read More