Eurostat ka publikuar statistikat e flotës së automjeteve që lëvizin në Bashkimin Evropian apo në shtetet kandidate për t’u anëtarësuar në bllok. Sipas statistikave të publikuara që i referohen fundvitit 2022, në Ballkan ndodhet flota me e vjetër e makinave krahasuar me mbi 250 milionë makina që janë në përdorim në vendet e BE-së. Në përgjithësi, flota e makinave të pasagjerëve në pothuajse të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së është rritur gjatë pesë viteve të fundit, duke tejkaluar një total prej 250 milionë makinash të BE-së. Numri më i lartë i makinave për një mijë banorë u regjistrua në Itali,…
Author: tirana
Një grup deputetësh shqiptarë nga PS dhe PD kanë zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. Të pranishëm në takim ishin deputetët Denis Deliu, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Dhurata Çupi, Blerina Gjylameti, Gazment Bardhi dhe ambasadori i Shqipërisë në Amerikë, Ervin Bushi. Për këtë takim ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë, ku bashkëngjitur fotos shkruan se populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit. “Kënaqësi të shohësh…
Aksident në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të të kryqëzimit të Treshit. Dy automjete Volsvagen janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasoja kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve fëmijë i mitur. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Pas lajmit për heqjen e pasaportës diplomatike të ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, Ministria e Punëve të Jashtme ka sqaruar procedurën ligjore që ndiqet për pavlefshmërinë e pasaportës diplomatike. E pyetur për procedurën kjo ministri sqaroi se: “Procedura për shpalljen e pavlefshme të një pasaporte diplomatike është bërë në bazë të ligjit, një anëtar i Kuvendit të Shqipërisë humbet të drejtën e pasaportës diplomatike me vendim të Kuvendit, për ndërprerjen/humbjen e mandatit të deputetit. Sipas ligjit, pasi Kuvendi i përcjell shkresën zyrtare se individi nuk gëzon më mandatin e deputetit, MEPJ nis procedurën administrative, e cila bazohet në VKM 389, datë…
Policia e Tiranës ka kapur dhe ka vënë në pranga shtetasin Adrian Hamalli, i cili mbrëmjen e djeshme (30 janar) vodhi një automjet tip “Range Rover”. Falë reagimit të shpejtë, mjeti u lokalizua dhe bë bllokimi i tij. Autori u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin e vjedhur dhe është shoqëruar në komisariat. Njoftimi: Rreth orës 19:00, më datë 30.01.2024, u raportua vjedhja e një Range Rover-i me ngjyrë të zezë dhe targë AC007TC pranë hotel Marriott. Falë reagimit të shërbimeve të qarkullimit, mjeti u lokalizua dhe u bë bllokimi i tij. Shtetasi Adrian Hamalli u kap në flagrancë duke…
Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri tha në një intervistë për Euronews Albania se te Rithemelimi ka disa deputetë që nuk e duan reformën zgjedhore dhe listat e hapura se kanë qenë gjithmonë të pavotuar. Sipas tij, qëllimi i PD është që qytetarët ta zgjedhin vetë deputetin për ta çuar partinë nga kryetari tek demokratët. “Ka një grup në Foltore që kanë frikë nga vota. E vetmja që na ndan ne është reformën zgjedhore e dimë ndryshimin e sistemit, votën e emigrantëve e ata e dinë të çohet Alibeaj të ulet Bylykbashi. Reforma zgjedhore s’ka të bëjë…
Liria e Prizrenit ndahet nga trajneri Mirsad Jonuz për shkak të rezultateve të dobëta. Mesditën e së mërkurës, me marrëveshje të dyanshme, klubi i Prizrenit dhe trajneri nga Maqedonia e Veriut kanë ndërprerë bashkëpunimin. “Liria sot ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme. Trajnerin e falënderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, ka thënë Valon Osmani, kryetar i Lirisë. Liria – lexohet në njoftim – shpejt do të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t’i prijë skuadrës në edicionin pranveror. Kujtojmë që Mirsad Jonuz është një emër i njohur për futbollin shqiptar pasi gjatë sezonit 2019-2020 (17 korrik – 21…
Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana është arrestuar në Bruksel. I riu, i identifikuar si Diego Haxhira alias Teki Hanaj ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”. 38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, që kanë qenë punonjës policie të cilët…
Florjan Binaj pak më herët ka bërë një status, ku tregon se për pak kohë do të tërhiqet nga disa angazhime që po bën aktualisht. Ai është shprehur se po merret me disa projekte dhe për këtë arsye duhet të tërhiqet. Sakaq ai ka thënë se pjesën tjetër të kohës po ia dedikon familjes. “Të dashur mikesha, miq dhe armiq! Për shkak të disa projekteve artistike personale dhe profesionale të cilat mezi pres t’ju tregoj së shpejti dhe në të ardhmen e afërt, do më duhet të tërhiqem nga disa angazhime që po bëj në të tashmen…Arti cilësor kërkon kohë…
Një 24-vjeçar shqiptar, banues në Alto Lago është dënuar nga drejtësia italiane për përndjekje, plagosje dhe dhunë. Sipas asaj që bëjnë me dije mediet italiane, i riu shqiptar përndiqte nëpër rrugët e qytetit “viktimat” e tij, shpesh me aftësi të kufizuara dhe i filmonte. Ai i fyente, kërcënonte dhe i dhunonte dhe gjithçka e filmonte për t’i poshtëruar më pas. I riu vepronte edhe me bashkëmoshatarët dhe herë-herë me fytyrën të mbuluar.
Një e afërme e Suela Saliaj e cila u vra nga ish-burri i saj Renato Muhaj, në Florida ka reaguar përmes rrjeteve sociale për vdekjen e saj. Ajo shprehet e lënduar dhe falënderon të gjithë që i kanë dhënë mbështetje. Më tej ajo shprehet se vajza e tyre Alessia është pranë njerëzve më të dashur, ku të gjithë po përpiqen t’i japin ndihmën e duhur. “Faleminderit të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Familja jonë është në zi dhe e kemi të pamundur të pranojmë apo besojmë lajmin për ikjen e papritur të Suelës. Na mungon shumë. Nuk do arrijmë…
Qeveria ka ndërmarrë një tjetër hap për tu distancuar dhe zhveshur nga çdo privilegj ish-zëvendës kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka parë një shkresë të Ministrisë të Punëve të Jashtme që mban datën 30 Janar 2024. Drejtoria e Çështjeve konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ka drejtuar një kërkesë të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullatave shqiptare në botë. Njoftohen për shpalljen të pavlefshme dhe jashtë qarkullit të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt, e cila kishte vlefshmëri deri në vitin 2033. Ministria e Punëve të jashtme e bazon nxjerrjen të pavlefshme të pasaportës diplomatike…