Author: tirana

Prej frikës se vaksinat përmbajnë pajisje të vogla elektronike (mikroqarqe elektrike), deri tek manipulimi i zgjedhjeve, teoritë e konspirative po shfaqen kudo.Psikologët thonë se teoritë e konspiracionit mbijetojnë sepse njerëzit kanë një nevojë bazike për të shpjeguar botën përreth tyre. Kur diçka sfidon aftësinë e tyre për të kuptuar, ata ndonjëherë plotësojnë boshllëqet me atë çka supozojnë se do të ishte përgjigja më e mirë mbi rastin. Ose në kohë pasigurie, ata dëgjojnë dhe janë në kërkim të atyre zërave që pretendojnë se dinë diçka rreth asaj që po ndodh, e kjo duket sikur u ofron njëfarë qetësie. Kjo gjë…

Read More

Rusia dhe Ukraina përfunduan me sukses një shkëmbim të burgosurish, i pari që nga rrëzimi javën e kaluar i një avioni transporti ushtarak rus që Moska thotë se mbante 65 ushtarë ukrainas. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se secila palë kishte kthyer 195 ushtarë dhe informon se trupat e saj janë dërguar në Moskë për të marrë trajtim mjekësor dhe psikologjik. Agjencia shtetërore e lajmeve RIA bëri me dije se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë luajtur një rol në ndërmjetësimin e marrëveshjes. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy reagoi në rrjetet sociale ku shkroi se ky ishte një nga shkëmbimet më të…

Read More

Shkolla e Magjistraturës ka njoftuar ditën e sotme se ka hequr kriterin e mesatares mbi 8, për kandidatët që pretendojnë të studiojnë atje. Sipas njoftimit zyrtar Këshilli Drejtues i Shkollës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, u vendos të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore. Po ashtu në njoftim bëhet me dije se provimi i pranimit në fazën e dytë do të ketë 400 pikë: 250 pikë në ditën e parë të provimit me 5 (pesë) teza dhe 150 pikë në ditën e dytë të…

Read More

Eglein Laknori është një nga aktorët e humorit më të njohur në Shqipëri. Në një intervistë ai ndau momente nga jeta e tij përtej profesionit duke zbuluar se cilat kanë qenë punët e para që ka bërë duke këshilluar të gjithë të rinjtë që ta duan punën cilado qoftë ajo. “Unë kam bërë çdo lloji pune në jetë, dikur nuk kam bërë këtë punë që bëj sot. Kam punuar kamarier, banakier, kam vendosur semaforë dikur në Astir, kam lyer me bojë në projekte të ndryshme, kam punuar si shofer. Është shprehja klasike që puna është nder por i këshilloj të…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë në Turqi më 12 shkurt. Putin do të takohet me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan. Ndërsa më 14 shkurt presidenti turk do të vizitojë Egjiptin, kjo do të jetë edhe vizita e tij e parë në Egjipt që nga viti 2013. Në takimin mes Erdoganit dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi pritet të diskutohet ndihma humanitare për palestinezët në Gaza dhe hapat për t’i dhënë fund luftës.

Read More

Mos mbani kurrë dietë të shpejtë Kur bini shpejt në peshë, trupi juaj thjesht ka humbur glycogen (karbohidrate) dhe ujë, por jo yndyra (dhjamë). Me fjalë të tjera metabolizmi juaj ngadalësohet, gjë që e bën më të vështirë djegien e kalorive, pasi digjen më ngadalë se normalisht. Dhe kur ju të filloni të ushqeheni normalisht, trupi juaj do të ruajë më shumë ushqim në qelizat dhjamore. Plani më i mirë i humbjes së peshës: -Zëvendësoni ushqimet në vend që t’i shmangni atoEdhe pse shumë njerëz ndjejnë se ushqimet me yndyrë të reduktuar nuk janë aq të mira sa origjinalet, do…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar në PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se ndarja e ka bërë jofunksionale partinë më të madhe opozitare, ndërsa theksoi se po shqyrtohet çdo mundësi për bashkim. Gazment Bardhi: Reforma nuk është bllokuar për shkak të problemeve të brendshme të PD-së. Reforma ka dy vite që nuk bën asgjë. Për shkak të bllokimit që i është bërë punës së Komisioinit, deputetët e opozitës kanë kërkuar riformatimin për ta bërë funksional Komisionin e Reformës Zgjedhore. Unë ndaj të njëjtin qëndrim me Celibashin që reforma zgjedhore duhet të ishte përmbyllur…

Read More

“Në pjesën drejtuese të kësaj partie (Rithemelimit) prej kohësh kanë pasur individë të lidhur me shërbimet lindore dhe sot janë bërë shumë aktivë. Fatkeqësi që ky realitet nuk po lexohet nga forca demokratike dhe populli opozitar”. Kështu deklaroi ish-deputeti Arben Meçe. “Do bëhen të gjithë përpjekjet. Shpesh të vërteta e shpesh fallso. Institucionin e drejtësisë nuk e shoh më si individ. Unë e shoh si një sistem që po konsolidohet drejt asaj që ne të gjithë kemi artikuluar, ato teza që kemi mbrojtur. Në këtë kuadër edhe individë të cilët falë lidhjeve miqësore falë aferave falë lidhjeve politike e falë…

Read More

Ilnisa dhe Rike patën përballjen më të ashpër në spektaklin e të martës në mbrëmje, ku nuk munguan akuzat dhe ofendimet ndaj njëra-tjetrës. Shkak u bë raporti që vajzat kanë me Meritonin. Rike i sqaroi Ilnisës se nuk ka asnjë gjë më Meritonin përveç shoqëri. Ndërsa Ilnisa “e akuzoi se shkon me të gjithë”. Rike Roçi: Mua më vjen keq që Ilnisa është xheloze ndaj meje, sepse Meritoni mund të ketë relacion me Ilnisën sa herë të dojë sepse unë Meritonin e kam vetëm shok, vërtet e kam shumë xhan, por mund të bëjë çfarë të dojë. Unë nuk e…

Read More

Luiz Ejlli vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar dhe të ndjekur të showbiz-it. Eksperienca e tij si fitues i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip’ ka sjellë ndryshime për mirë ne jetën e tij personale dhe artistike. Pikërisht në këtë të fundit, Luizi ka dhënë sot një lajmërim të papritur në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto ku shihet krah reperit Don Xhoni dhe e ka shoqëruar me shkrimin, “ndalohen pyetjet’’, teksa ka etiketuar edhe reperin. Kështu Luizi ka lënë të kuptohet se së shpejti do të kemi gati një bashkëpunim mes tij dhe Don…

Read More

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u kujtoi gjermanëve të kaluarën e tyre naziste të mërkurën (31 Janar), teksa u bëri thirrje qytetarëve të refuzojnë Alternativën e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD), e cila është e dyta në shumicën e sondazheve kombëtare. Qindra mijëra njerëz u janë bashkuar demonstratave në të gjithë Gjermaninë kundër AfD-së pas një raporti se dy anëtarë të lartë të partisë kishin diskutuar planet për dëbimin masiv të qytetarëve me prejardhje të huaj – një term i quajtur riemigrim, raporton Reuters. Duke iu drejtuar dhomës së ulët të parlamentit të Bundestagut pas një sesioni special për shënimin e Holokaustit,…

Read More

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka treguar se kush janë personat më të rrezikuar nga fruthi. “Më të rrezikuarit janë të paimunizuarit. Konkretisht fëmijë që nuk janë vaksinuar, njerëz ku vaksina nuk ka efekt ose te persona me probleme të sistemit imunitar”, tha ai. Ndërkohë që numrat e të infektuarve vijojnë të rriten, mjeku Alimehmeti ka treguar disa simptoma ndërsa ka bërë thirrje që të gjithë t’i kushtojnë rëndësi vaksinimit. “Fillimisht fillon me temperaturën, njollat e para, i japin emrat sëmundjes. Shumica e rasteve kalojnë pa ndërlikime. Fruthi është më i vështirë, të lodh më shumë se gripi për ta kaluar.…

Read More