Author: tirana

Jul Deda ka folur për herë të parë për vdekjen e të atit me banorët e BBV3. Ai shprehet se është e vështirë të shohësh prindin të ikë dhe nuk ke asnjë fuqi për të bërë diçka. Juli shihet i prekur për humbjen e të atit ndërkohë që tregon një nga bisedat e fundit që ka bërë ai dhe i vëllai me të atin. “Qenka shumë e vështirë të shikosh prindin të iki dhe nuk ke se çfarë t’i bësh më. Ditën e parafundit më tha mua dhe Marios: A po më jepni pak frymë mor burrë’, se s’merrte dot…

Read More

Tetë presona të armatosur dhe të veshur si forcat komando bllokuan rrugën shtetërore 131, në provincën e Sassari në Itali, dhe grabitën tre furgona që po transportonin para. Sipas medieve italiane katër roje sigurie u plagosën, ndërsa personat e armatosur arritën të largoheshin me paratë. Njëri nga rojet e sigurisë është plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të lënduar pas përplasjes fizike me banditët. Automjeti i parë i blinduar u bllokua me një makinë mbeturinash, ndërsa dy të tjerat me makinën që i përkiste grabitësve.

Read More

Në kuadër të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Procesi”. Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një elektricist ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar teksa po punonte në një shtyllë. Bulqizë /informacion paraprak Me datë 31.01.2024, rreth orës 13.30, shtetasi Y.B., me profesion elektriçist, gjatë punës në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë, dyshohet se është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën Shtetasi Y.B., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read More

“Nuk ekziston askund as edhe një hije e vogël për bashkimin”, kështu u shpreh deputeti demokrat Flamur Noka në lidhje me situatën që ndodhet Partia Demokratike. Ai shtoi se është në kontakt të vazhdieshëm me Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn, rreth përditësimeve më të fundit rreth partisë.Noka shtoi më tej se presin që kryetari i grupit parlamentar dhe disa të tjerë të kthehen nga një vizitë në SHBA dhe do konkretizojmë gjithçka. “E kuptoj shqetësimin, por ju them se është një shqetësim që nuk qëndron. Grupi parlamentar i PD është i bashkuar dhe ky bashkim është që në shtator. Grupi…

Read More

Sistemet moderne të pagesave, të cilat sigurojnë që paratë të rrjedhin pa probleme ndërmjet palëve, janë thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike të një vendi. Ndërsa në nivel kombëtar, ato mund të nxisin përfshirjen financiare, të reduktojnë përdorimin e “cash”-it dhe të mbështesin zhvillimin e teknologjisë financiare. Por, në çfarë pike është Shqipëria në këtë aspekt dhe sa i kushton një shqiptari, i cili jeton jashtë, të dërgojë para’ për familjarët e tij në vendin tonë? Sipas Çmimeve Globale të Remitancave të Bankës Botërore, nëse një shqiptar për shembull, i cili punon dhe jeton në Itali, dërgon 140 euro për…

Read More

35-vjeçari Jetnor Zhaboli i cili kishte ngujuar brenda shtëpisë nënën, gruan dhe fëmijët e tij të mitur është ndër ngjarjet e fundit tronditëse të kronikës. Gazetarja Glidona Daci thotë se vajza 9-vjeçare e çiftit kishte rreth një vit që qante çdo ditë kur shkonte në shkollë për shkak të traumës, por nuk ishte kuptuar nga askush. Daci shton se në dëshminë e vajzës përmenden grindjet e çiftit, frika e saj dhe se si e ëma i thoshte gjithmonë se kishte dashuri mes tyre. ”Vajza ka shkuar për gati një vit duke qarë çdo ditë në shkollë dhe askush nuk e…

Read More

Kryeministri britanik, Rishi Sunak thotë së bën fasting. Çdo javë e nis nga ora 5 e pasdites së të dielës deri në 5 mëngjesin e të martës. Kjo është pjesë e një rutine rigoroze ndaj mirëqenies. 36 orë pa kalori. Vetëm ujë dhe çaj. E njohur si dieta e murgjve, mbështetësit e këtij regjimi pretendojnë se ajo rrit përqendrimin, jetëgjatësinë, imunitetin dhe përmirëson disiplinën. Një studim i publikuar nga studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit në vitin 2020 zbuloi se mund të përmirësojë mbrojtjen e trupit kundër stresit oksidativ dhe të rrisë rezistencën ndaj sëmundjeve. Gazetarja e NYT e provoi…

Read More

Fituesi i ”Big Brother Albania 1” në 2008, Arbër Çepani duke komentuar për debatet mes banorëve në Big Brother VIP 3, nuk ka kursyer as Ilnisën. Ai shprehet se përveç Rozës, e ka shumë shoqe dhe Ilnisën, ku kanë qenë shok klase në fillore. Çepani shprehet se sjellja e saj ndaj Rikes është e pahijshme. Sa i përket sjelljes së Meritonit, ai shprehet se në debatin me Julin foli shumë, më shumë sesa duhej, ndërsa në debatin e vajzave nuk foli fare. Kjo taktikë e Meritonit, Abërit i duket interesante. “Fjalët që Ilnisa, që gjithashtu e kam shumë shoqe, e…

Read More

Gjykata e Apelit i ka ulur dënimin ish-efektivit të policisë Ludian Zaimi, i cili vrau kolegun e tij në ambientet e Komisariatit Nr.3 me armën e shërbimit. Vendimi Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale L. Z, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, të parashikuara nga neni 79/b i K.Penal. Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e…

Read More

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i vendosur përballë faktit se Lulzim Basha ka gati programin elektoral për zgjedhjet e 2025 dhe brenda një viti do të publikojë kandidatët, nuk e kurseu ironinë. Ai tha se demokratët e Rithemelimit dhe grupit Bardhi do të presin “ndonjë byrek nga shoku Luli”. “Ne do të përgatitemi mbrapa atyre sepse të shikojmë njëherë a do na vejë shoku Luli, a do ketë ndonjë byrek edhe për ne. Në qoftë se nuk do të ketë ndonjë byrek edhe për ne, ia lemë shokut Luli të ecë përpara. Unë shpresoj që ai t’i gjejë 140 kandidatë,…

Read More

Pas ceremonisë kur Tirana mori zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, B-40, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në takim kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama. Veliaj theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Tiranës dhe Prishtinës, për të mësuar më shumë dhe për të marrë më të mirën nga njëri-tjetri. Prishtina mori nga Tirana stafetën si “Qyteti Europian i Sportit 2024” dhe për këtë arsye, Veliaj tha se Tirana është e gatshme të japë eksperiencën e saj. “Është një bekim i madh sot që vëllai im, Përparimi, është në Tiranë dhe këtë xhamadan kuq e zi ia…

Read More