Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau kolegun brenda komisariatit, Apeli i ul 5 vite dënim Zaimin. Dënohet me plot 30 vite burg

13:37 / January 31, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ludian zaimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Apelit i ka ulur dënimin ish-efektivit të policisë Ludian Zaimi, i cili vrau kolegun e tij në ambientet e Komisariatit Nr.3 me armën e shërbimit.

Vendimi

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale L. Z, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, të parashikuara nga neni 79/b i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 23.05.2022, rreth orës 21:30, ku në në ambjentet e Komisariatit të Policisë nr. 3 Tiranë, është qëlluar disa herë me armë zjarri punonjësi i policisë shtetasi me iniciale Ç.S, nga kolegu i tij i pandehuri me iniciale L.Z.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2016, datë 15.09.2023 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit L.Z për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 35 (tridhjet e pesë) vjet burgim.
–Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit në flagrancë. Dënimi i mbetur do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale L.Z, i cili kërkoi:

-Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit L.Z për kryerjen e veprës penale ”Vrasje me dashje”, sipas nenit 76 të K.Penal apo atë të “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal, duke caktuar një dënim propocional për të.

-Pranimin e gjykimit të shkurtuar sipas nenit 332/c dhe 403 të K.Pr.Penale dhe aplikimin e nenit

406 të K.Pr.Penale, ti ulet 1/3 e masës të dënimit të caktuar.

Në përfundim të gjykimit, më datë 25.01.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari dhe anëtarë znj. Irena Brahimi dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 2016 datë 15.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në lidhje me cilësimin juridik dhe dënimin, si më poshtë vijon:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit L.Z për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.

-Lënien në fuqi të vendimit për disponimet e tjera.

-Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e

nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Ludjan Zaimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një vrasje për hakmarrje në Kurbin, arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë automatike

13:03 / October 13, 2026

Dhunohet mjeku në Mirditë, goditet me sende të forta nga tre persona të maskuar

10:59 / October 13, 2026

Shpërthehet me eksploziv automjeti i avokatit Idajet Beqiri, nuk dihen ende motivet

09:56 / October 13, 2026

Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

21:16 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.