Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Xhaferi merr detyrën si kryeministër: Detyra primare, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike

11:21 / January 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TALAT XHAFERI 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të hënë Talat Xhaferi ka marrë detyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Xhaferi preferoi që deklaratën e tij pas marrjes së detyrës si kryeministër i RMV-së ta jepte në 2 gjuhë, atë shqipe dhe gjuhën zyrtare në RMV. Gjatë fjalës së tij, Xhaferi tha se në takimin me Kovaçevskin ka shprehur kënaqësi dhe përgjegjësi për detyrën që ka marrë përsipër teksa ka deklaruar se kushtetuta dhe ligji do të jenë baza, mbi të cilat do të mbështesë çdo vendim që do të marrë në qeveri.

Pjesë nga fjalimi

Sapo përfunduam takimin tetë a tetë me Kovaçevskin për të bërë pranim-dorëzimin e detyrës së kryeministrit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me Kovaçevskin, pajtuam për çështjen primare që do të jetë në fokusin e qeverisë. Shpreha kënaqësi dhe përgjegjësi për detyrën që mora përsipër duke përsëritur dhe atë që thashë dhe dje, kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilën do të mbështes çdo vendim që do të marrim si qeveri.

Duke qenë se jemi në koalicionin qeveritar që punon dhe me programin e zgjedhuar të punës, natyrisht që qeveria që do të udhëheq unë, do vazhdojë me zbatimin e plotë, efikas për politikat e pranuara në këtë program. Detyra primare është përgatitja, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike – Presidenciale më 24 Prill dhe zgjedhjeve të rregullta parlamentare më 8 Maj 2024 dhe për këtë qeveria ka një procedurë të drejtpërdrejtë, transparente dhe ligjore dhe në bashkëpunim me Kuvendin, me OSBE-ODIHR, BE dhe SHBA. Do të zbatojë të gjitha parakushtet ligjore, institucionale dhe operative për zbatimin e vullnetit të qytetarëve duke synuar mundësimin e standardeve më të larta evropiane që të zhvillohen zgjedhje me legjitimitet të plotë dhe pranim konsensual të vullnetit të qytetarëve.

Mbajtja dhe avancimi i partneritetit strategjik të RMV-së me NATO, BE dhe SHBA, si qëllime strategjike, mbeten prioritet primar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Besnik ndaj politikës së jashtme të sigurisë së BE-së, nuk ka alternativë tjetër. Përshpejtimi i rritjes dhe zhvillimit ekonomik për të mbështetur prioritetet sociale, fokus. Plani i rritjes, si pjesë e pakos së Komisonit Europian, do të ketë vëmendjen e plotë të qeverisë. Pa marrë parasysh se sa do të zgjasë kjo qeveri, nuk do të mungojnë bashkëpunimi institucional, çdo digaster efikas në shërbim të qytetarëve. Ka një gjë që nuk ndryshon kurrë, ne të gjithë jemi aty për të ruajtur interesat tuaja.

Talat Xhaferi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.