Mëngjesin e kësaj të hëne, në fshatin Gjanç, Korçë, është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët, shtetasi K.N, rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte). Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Author: tirana
Moti këtë të hënë parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore. Ditët e martë dhe të mërkurë, pritet të jetë mot i kthjellët në të gjithë territorin e me temperatura të ulta. Prani të ngricave të forta në akset rrugore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Këtë të hënë Gjykata Kushtetuese do zhvillojë seancën, ku po shqyrtohet kërkesa e 30 deputetëve të opozitës kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Shqyrtimi i cili ishte parashikuar që të zhvillohej më 24 janar, u shty pasi në datën 23 janar, deputetët e grupitBerisha-Bardhi, dorëzuan kërkesën edhe për disa prova shtesë lidhur me marrëveshjen. Më datë 18 janar, kur edhe u zhvillua seanca e dytë, pas marrjes në shqyrtim me 13 dhjetor, seanca me dyer të mbyllura në Gjykatën Kushtetuese u shty pasi ‘Kushtetuesja’ i kërkoi qeverisë si provë Traktatin e Miqësisë me Italinë në vitin 1995.
Dashi Të hënën këto ditët e fundit dikush mund t’i ketë larguar njerëzit. Më në fund ka një llogari edhe në sferën e ndjenjave. Po shkojmë drejt një viti që do të jetë plot surpriza. Demi Të hënën Hëna është e favorshme në këtë ditë, por edhe yjet e tjerë janë të favorshëm. Ndonjëherë keni nevojë për një tronditje në jetë, një emocion që ju kthen në lojë. Kushdo që ka mbyllur një histori do të mund të rikuperohet. Binjakët Të hënën Venusi më në fund nuk është më në opozitë. Secili duhet të zgjedhë jetën e tij, të cilën…
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në një vizitë në Shqipëri, fillimisht ka ndaluar te Xhamia e Namazgahut. Në një postim në Facebook, Ministria e Jashtme turke shkruan: “Ministri ynë Hakan Fidan vizitoi Xhaminë e Namazgahut, e cila është në ndërtim e sipër me të mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë”, ndërsa ka ndarë disa foto të Fidan nga xhamia.
Alfio Rrotani, konkurrenti i fundit i eliminuar nga Big Brother VIP, i ftuar në “Fun Club”, dha disa deklarata të forta. Për sa i përket largimit nga shtëpia, ai u shpreh se nuk dilte dot nga vetja, ndërsa thotë se: “Kam ndenjur pak në heshtje por nuk kapem dot me debate pa pasur një arsye të fortë”. Alfio është baba i një djali me Fatmën, por që prej kohësh dyshja janë ndarë. Alfio tregon se ruan një marrëdhënie të shëndetshme me të. Pse nuk bashkoheni sërish me Fatmën? “Supa kur ftohet nuk ngrohet më”, u përgjigj Alfio.“Sado që sot jemi ndarë…
Nga Ditmir Bushati Talat Xhaferri, dikur komandant “Forina”, sot hyn në histori si kryeministri i parë shqiptar që merr drejtimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Një zhvillim i jashtëzakonshëm për shqiptarët, për rënien e kështjellave të monopolit etnik dhe bashkëpunimin me vështrim nga e ardhmja e përbashkët. Transformimi demokratik i Maqedonisë së Veriut është i lidhur ngushtë me rolin dhe kontributin e shqiptarëve si komunitet shtetformues, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të margjinalizuar. Megjithëse Marrëveshja e Ohrit shënoi fundin e konfliktit ndëretnik, duke e zhvendosur Maqedoninë e Veriut në shinat stabilitetit, zbatimi i saj hasi…
Fituesi i Big Brother Vip edicioni i dytë Luiz Ejlli gjatë qëndrimit në lojë ka ndjekur disa strategji të fituesit të formatit kanadez Kevin Jacobs. Gjatë periudhës kur këngëtari Shkodran ishte lojtar Jacobs e përkrahte dhe e mbështeste lojën e tij. Përmes një postimi në Instagramin e tij Ejlli ka ndarë një video me ndjekësit ku takon miqësisht Jacobs. Të dy përqafohen me njëri tjetrin.
Ndeshjet e orës 17:00 të “Abissnet Superiore”-s kanë ofruar emocione të forta për tifozët. Vllaznia-Partizani janë ndalur në barazim 1-1 në “Loro Boriçi”. Të kuqtë gjetën të parët rrugën e rrjetës. Një skemë nga goditja e këndit përfundoi me gol nga ana e Magetit. Megjithatë, Vllaznia u kundërpërgjigj po në pjesën e parë të ndeshjes. Balaj fitoi një 11 metërsh, të cilin e shndërroi në gol në minutën e 42-të. Ndërkohë spektakël ka ofruar edhe sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut. Bardhekuqtë befasuan kryeqytetasit në “Air Albania”, duke i mposhtur me shifrat 3-4. Franklin dhe Shaqe shënuan në minutat 12 dhe…
“Takimi ishte konstruktiv, por ka ende boshllëqe të rëndësishme mes palëve, të cilat do të diskutohen në takimet e mëtejshme këtë javë”. Kështu tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në takimin e mbajtur në Paris me qëllim arritjen e një marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelite.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar suksese kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. “Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta” të jenë “shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi”, shkruan Kurti. “Ish Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi dëshiroj t’i uroj suksese për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh do ta çojë në zgjedhje vendin tonë fqinj e partner. Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi”, shkroi ai. “Një Maqedoni…
Në Shtëpinë më të famshme të Big Brother VIP3, menjëherë pas Primes së të shtunës, lëvizjet e banorëve kanë konfirmuar deri diku disa çifte. Krahas Sarës dhe Bardhit apo Ilnisës dhe Meritonit, Romeo dhe Heidi është një nga ata. Banori u shpreh në spektaklin e mbrëmshëm se Heidi i jep energji të mirë dhe se ka simpati për të. I pyetur se si i priti familja e Heidit të tilla deklarata, daja i Hedit tha në “Fan Club” se ‘si çdo baba tjetër edhe për atë asnjë “nuk është aq i mirë për vajzën e vetë’. Nga ana tjetër, Ronaldo…