Këtë të hënë Gjykata Kushtetuese do zhvillojë seancën, ku po shqyrtohet kërkesa e 30 deputetëve të opozitës kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
Shqyrtimi i cili ishte parashikuar që të zhvillohej më 24 janar, u shty pasi në datën 23 janar, deputetët e grupitBerisha-Bardhi, dorëzuan kërkesën edhe për disa prova shtesë lidhur me marrëveshjen.
Më datë 18 janar, kur edhe u zhvillua seanca e dytë, pas marrjes në shqyrtim me 13 dhjetor, seanca me dyer të mbyllura në Gjykatën Kushtetuese u shty pasi ‘Kushtetuesja’ i kërkoi qeverisë si provë Traktatin e Miqësisë me Italinë në vitin 1995.
