Moti këtë të hënë parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.
Ditët e martë dhe të mërkurë, pritet të jetë mot i kthjellët në të gjithë territorin e me temperatura të ulta. Prani të ngricave të forta në akset rrugore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
