Author: tirana

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të vendosin armë bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në 15 vjet pasi kërcënimi nga Rusia rritet, zbulojnë dokumentet e Pentagonit të parë nga The Telegraph. Kontratat e prokurimit për një objekt të ri në RAF Lakenheath në Suffolk, konfirmojnë se SHBA synon të vendosë koka bërthamore tre herë më të forta se bomba e Hiroshimës në bazën ajrore. SHBA hoqi raketat bërthamore nga Britania e Madhe në vitin 2008, duke gjykuar se kërcënimi i Luftës së Ftohtë nga Moska ishte zvogëluar. Zbulimi vjen pas paralajmërimeve se vendet e NATO-s duhet të…

Read More

Vajza e Dritëro Agollit, Elona Agolli ka publikuar një foto të një miku të babait të saj, me një shënim nga mbrapa. Sipas saj, Fadil Kokomani ka qenë një bashkëstudent dhe mik i Dritëroit, i cili ishte një i dënuar politik në burgun e Spaçit për 16 vite. Më pas ai u pushkatua së bashku me gazetarin Vangjel Lezho. Vajza e Dritëroit shpjegon se kjo foto mbahej në një çantë me dryn e kode, e fshehur mes gazetave dhe shënimeve të të atit. “Fadil Kokomani , bashkëstudent dhe mik i Dritëroit , për disa vite gazetar në Radio Tirana (vitet…

Read More

Ditën e sotme është parandaluar një tjetër ngjarje kriminale, në një familje në Tiranë. Një baba 50-vjeçar ka rënë në pranga pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijëve të tij. Mësohet se personi i identifikuar si Agim Breçani, banues në shkozë ka arritur deri tek kërcënimi me jetë ndaj familjarëve të tij, të cilët i kishte kanosur me thikë se do ti vriste. Njoftimi policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo shtetasi, që përbën rrezik potencial për sigurinë e të…

Read More

Një 23-vjeçar dhe një 19-vjeçar janë arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2”, pasi u kapën me lëndë narkotike. Si rezultat i kontrolleve në të gjithë qarkun dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Policisë së Lezhës, goditën 2 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike. Për rastet u arrestuan në flagrancë shtetasit Ergys Përgjini, 23 vjeç, banues në Lezhë dhe Robert Prendi,…

Read More

Aktori i humorit, Albano Bogdo ka folur sërish për përballjen me probleme të shëndetit mendor, ku ka treguar se vuante nga sulmet e atakut të panikut. Albano Bogdo është shprehur producenti i emisionit atëherë “Apartamenti 2XL”, Turjan Hysko e kishte dërguar tek psikologia për të marrë ndihmë dhe më pas tek spitali i 5-sës. Ai ka rrëfyer se fillimisht refuzoi të hynte në spital pasi kishin frikë se do ta mbyllnin brenda dhe se herën e parë mjeku e vizitoi në makinën e Turjan Hyskos. Aktori u shpreh se herën e dytë që shkoi u fut brenda ambienteve të spitalit,…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka bërë thirrje këmbësorëve që të respektojnë rregullat dhe të kalojnë rrugën vetëm në vijat e bardha. “Në videon e mëposhtme, ju do të shihni pamje të këmbësorëve që neglizhojnë rëndësinë e vizave të bardha. Këto veprime nuk janë vetëm të kundraligjshme, por gjithashtu rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve. Policia Rrugore po bën çdo përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.Le të bëhemi bashkë për një rrugë më të sigurt!Kujdesi nis nga secili prej nesh!Respektoni vizat e bardha!”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla,…

Read More

Një kthesë të papritur ka marrë organizimi i ndeshjeve miqësore të Kombëtares shqiptare për muajin mars. Ekipi i Silvinjos do të luajë kundër Suedisë më 25 mars në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, me takimin që është bërë zyrtar nga FSHF-ja. Gjithashtu, kuqezinjtë janë shumë pranë finalizimit të detajeve të fundit për miqësoren e dytë në mars, që do të jetë ndaj Kilit. Takimi do të zhvillohet në Itali, teksa pritet që të vendoset data edhe qyteti i ndeshjes, detaje të cilat janë duke u diskutuar mes dy federatave, teksa bisedimet i konfirmon presidenti i federatës kiliane.

Read More

6 milionë hebrenj mendohet të kenë shfarosur nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një pakicë e vogël arriti të gjente shpëtim në Shqipëri. Ambasadori gjerman, Bernd Borchardt, shpjegon sfondin. Deutsche Welle: Zoti Ambasador, Shqipëria konsiderohet i vetmi vend europian që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj se para Luftës së Dytë Botërore. Nga erdhën këta hebrenj? Bernd Borchardt: Sipas të dhënave nga Shqipëria, në vitin 1937 kishte 191 hebrenj, ndërsa pas Luftës, ishin rreth 2280. Ekziston një listë nga Ministria e Jashtme gjermane me emrat e 85 familjeve hebreje nga Gjermania e atëhershme, ku përfshihej edhe…

Read More

Shqipëria po kthehet në një atraksion të ri turistik jo vetëm për shtetasit që jetojnë në Europë por dhe përtej. Tregues ishin dhe stendat në panairin Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR” në Madrid mbajtur më 24- 25 janar 2024. Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij me Armidën e Elias, çiftin shqiptaro – libanez tregoi se Shqipëria po promovohej në stendat e Argjentinës dhe të Kilit. “Ne ishim në panairin e turizmit në Madrid. Në stendat, në ato hapësirat e Argjentinës, të Kilit ishin fotografi të Beratit, Ksamili. Dhe operatorët e tyre në stendën e Argjentinës dhe të Kilit thoshin një…

Read More

Mëngjesin e kësaj të shtune, një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lin Delija”, në Shkodër. Sipas informacioneve, automjeti ishte i parkuar dhe është në pronësi të një 35-vjeçari. Si pasojë e flakëve, ka vetëm dëme materiale në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim, ku shkon në 72 numri i shtetasve të ndaluar. Gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170-gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim…

Read More